Kryeministri Edi Rama

Politikë

‘Dil mbrapa se dua t’i jap vetë makinës’, Rama zë vendin e shoferit por e ndalon 'policia': Po ika unë, juve ju merr lumi

11 Prill 2021, 22:56| Përditesimi: 11 Prill 2021, 23:00

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka xhiruar një skeç me dy aktorët e humorit Romeo dhe Donald Veshaj, ku fillimisht kryeministri, ka luajtur rolin e pasagjerit, dhe më pas në debat e sipër ka marrë vetë timonin por është ndalur nga Policia.

Teksa diskutonin me efektivin që t’i linte të kalonin kryeministri ka njoftuar se do të ikte, por jo nga vendi e as nga posti. Thjesht do të zhvendosej për të parë qytetin e Vlorës. 

Dialogu mes Edi Ramës, Donald dhe Romeo Veshaj:

Edi Rama: E di çke, hajde dil mbrapa se dua t’i jap vetë makinës.

Donald Veshaj: Ka ndodh ndonjë gjë e keqe? Pse je mërzitur? Çfarë ka ndodhur?

Edi Rama: Hajde mo mbrapa këtu. Dua të shoh Vlorën vetë aty, në timon.

Donald Veshaj: Do t’i japësh vetë makinës?

Edi Rama: Po, dua t’i jap vetë makinës!

Donald Veshaj: Ok…

Edi Rama: Dua Lipën ku e ke? Dua Dua Lipën aty.

Edi Rama: Të lutem lëre atë video, do më lësh të shijoj Vlorën?

Edi Rama: Po ky ça do tani?

Donald Veshaj: Polici?

Romeo Veshaj: A mund ta ulësh pak maskën?

Donald Veshaj: Po nuk jemi nisur akoma mo…

Romeo Veshaj: 12 si më dëgjon? Kam ndaluar një njeri të madh…

Polici: Ndonjë analist?

Romeo Veshaj: Më të madh, më të madh, ngrije.

Polici: Ndonjë biznesmen?

Romeo Veshaj: Më të madh, më të madh, ngrije.

Polici: Ndonjë deputet?

Romeo Veshaj: Opo ngrije akoma.

Polici: Ministër?

Romeo Veshaj: Më të madh të them.

Polici: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.

Romeo Veshaj: Po ça thua o vëlla, ky Ramën e ka shofer.

Edi Rama: Po ça thua mo, do na lësh të ikim tani se kemi dalë të shohim Vlorën vetëm.

Romeo Veshaj: Prit pak, mos ik, e di që gjendja…

Edi Rama: Po ça është ky ore…Ore do iki të shoh Vlorën.

Romeo Veshaj: Aaa, për të parë Vlorën.

Edi Rama: Po ça? Po ika unë, ju mori lumi. A jeni në terezi apo jo?

 

Komento

Komente

  • Zaho Zameti: 12/04/2021 04:05

    Lartmadheria e tij e trashe zerin si Zan Caushi qemoti! Biles Biles (ose madje) si Zan Caushi i shartuar me Shullazin. Epo kur u be dhe ky qe e merrte dhe gruaja e Mesila Dodes me shpulla kur ishin kalamanj!

    Përgjigju
  • Melvi: 12/04/2021 03:55

    Jo 100, por ndoshta 300 vite te tjere na duhen te behemi si Evropa. Kur shikon te tille vulgaritet nga dikush qe eshte dhe kerkon te mbetetet kryeminister.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?