Elisa Spiropali

Kosova & Rajoni

Dimal Basha u zgjodh kryeparlamentar i Kosovës, Spiropali e uron: Urime dhe suksese, mezi pres bashkëpunimin për të mirën e shqiptarëve dhe integrimin!

26 Gusht, 12:13| Përditesimi: 26 Gusht, 12:18

  • Share

 1751530583_elisaspiropali.jpg

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, uroi zgjedhjen e kreut te parlamentit të Kosovës, Dimal Basha, ditën e sotme.

“Urime e suksese Kryetarit të ri të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha! Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve”, shprehet kryeparlamentarja.

Ajo shton se mezi pret bashkëpunimin institucional mes dy Kuvendeve, me qëllim interesin e qytetarëve të të dy vendeve, integrimin euroatlantik dhe garantimin e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në rajon.

“Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, shprehet Spiropali.


Lajmi kryesor:

Zgjidhet kryeparlamentari i Kosovës, uron Shqipëria! Begaj e Spiropali: Bashkëpunim vëllazëror mes 2 vendeve


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?