Elisa Spiropali dhe Bajram Begaj

Kosova & Rajoni

Zgjidhet kryeparlamentari i Kosovës, uron Shqipëria! Begaj e Spiropali: Bashkëpunim vëllazëror mes 2 vendeve

26 Gusht, 11:58| Përditesimi: 26 Gusht, 13:34

  • Share

TIRANË- Zyrtarë të politikës shqiptare, përcollën urime menjëherë pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës. Ndërsa e uron Bashën, presidenti Begaj thotë se bashkëpunimi politik dhe institucional duhet të vijojë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

“Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, shkruan Basha.

Edhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali shkruajti se mezi pret të rifillojë bashkëpunimin vëllazëror me Kuvendin e Kosovës.

Ora 12:13
Dimal Basha u zgjodh kryeparlamentar i Kosovës, Spiropali e uron: Urime dhe suksese, mezi pres bashkëpunimin për të mirën e shqiptarëve dhe integrimin!

 1751530583_elisaspiropali.jpg

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, uroi zgjedhjen e kreut te parlamentit të Kosovës, Dimal Basha, ditën e sotme.

“Urime e suksese Kryetarit të ri të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha! Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve”, shprehet kryeparlamentarja.

Ajo shton se mezi pret bashkëpunimin institucional mes dy Kuvendeve, me qëllim interesin e qytetarëve të të dy vendeve, integrimin euroatlantik dhe garantimin e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në rajon.

“Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, shprehet Spiropali.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • dori: 26/08/2025 13:46

    sa të jetë plera Kurti në gropë do të mbeten...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?