Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, uroi zgjedhjen e kreut te parlamentit të Kosovës, Dimal Basha, ditën e sotme.
“Urime e suksese Kryetarit të ri të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha! Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve”, shprehet kryeparlamentarja.
Ajo shton se mezi pret bashkëpunimin institucional mes dy Kuvendeve, me qëllim interesin e qytetarëve të të dy vendeve, integrimin euroatlantik dhe garantimin e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në rajon.
“Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, shprehet Spiropali.
Lajmi kryesor:
Zgjidhet kryeparlamentari i Kosovës, uron Shqipëria! Begaj e Spiropali: Bashkëpunim vëllazëror mes 2 vendeve
A.Q/ReportTv.al