Gazetari i Report Tv Elton Qyno zbardh detaje të reja nga atentati kundër Ardian Çapjes në zonën e Krastës, pranë shtëpisë së tij në Elbasan. Autorët kanë përdorur një makinë që dyshohet e vjedhur dhe po ashtu targat, ndërsa nuk kanë zbritur por e kanë qëlluar nga brenda makinës 55-vjeçarin.
Në vendin e ngjarjes nuk u gjetën gëzhoja duke faktuar këtë gjë, që autorët nuk kanë zbritur, por e qëlluan nga makina Ardian Çapjan. Gëzhojat e djegura dhe arma u gjet në makinën që u dogj nga autorët. Djegia e makinës e bën më të vështirë punën e organeve për të gjetur autorët, teksa edhe dy atentatet e para nuk janë zbardhur kundër njeriut kryesor të familjes Çapja.
Në këtë atentat dyshohet se kanë marrë pjesë më shumë se shtatë persona, që kanë ndihmuar në përgatitjen, realizimin e atentatit dhe largimet nga vendi i ngjarjes. Të tre atentatet ndaj Ardian Çapjas janë bërë në zonën që konsiderohet e ruajtur nga kjo familje.
Lajmi kryesor:
Qëllohet me snajper ushtarak Ardian Çapja, plumbi e kapi pranë zemrës, i shpëton atentatit të tretë, autorët djegin makinën, shpërthejnë fishekët, lëndohet zjarrfikësi (Dinamika+pamjet)
//ReportTv.al