Kronikë
Top 24

Dinamika e ngjarjes/ Grushte shefit të policisë në Elbasan, kush janë vëllezërit 'rebelë' që thyen urdhrin e kontrollit (Detaje)

9 Gusht 2018, 14:18| Përditesimi: 9 Gusht 2018, 17:17

  • Share

Report Tv mëson të tjera detaje nga ngjarja e ndodhur sot në Elbasan, ku dy vëllezërit Mehmet Daka 38 vjeç dhe Ervis Daka 31 vjeç u përplasën me policinë.

Burimet bëjnë me dije për Report Tv se blutë e Elbasanit kishin shkuar për kontroll në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit, pas sinjalizimeve se në këtë lagje lëvizte një person i armatosur. Në momentin që kanë hyrë në lokalin e Mehmet Dakës policët kanë kërkuar që të gjithë personat e ndodhur në lokal të ngrinin duart lart e t’i bindeshin urdhrit për kontroll.

Por pikërisht në këto momente, jo vetëm Mehmet Daka por edhe vëllai i tij Ervis Daka kanë bërë rezistencë, madje kanë goditur shefin e Policisë së Rendit A. M.

Është dashur përforcimi nga patrulla që i priste jashtë për të neutralizuar e arrestuar më pas dy vëllezërit.

Report Tv mëson gjithashtu se Elvis Daka është një personazh i njohur për Policinë e Elbasanit. Në vitin 2017-të ai është përfshirë në një konflikt me shtetasin Sokol Sanxhaktari. Ky i fundit e ka plagosur Dakën, e për pasojë u dënua me 3.7 vite burg.

Komento

Komente

  • Tani: 09/08/2018 20:57

    Hiqini nga puna te gjith sic shkarkuat kot ato te tjeret

    Përgjigju
  • Kafsha: 09/08/2018 17:55

    Duam ligje të Amerikës, vetëm ata ligje të bëjnë pulë!

    Përgjigju
  • Populli: 09/08/2018 16:54

    Kur policise nuk I zbatohet urdheri ajo nuk eshte polici; kur policise I ngrihet dore ajo ka vdekur.Po armet policia perse I ka per tu dukur?ndryshoni ligjet o z.Minister!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?