POGRADEC- Policia e Pogradecit arrestoi 31-vjeçarin Ilirjan Selmani, me dyshimin se vrau 52-vjeçaren Kozeta Teço, me të cilën kishte lidhje intime prej 3 vitesh. Sipas bluve, i riu e vrau me thikë gruan të hënën në orët e para të mëngjesit, dhe më tej i dogji shtëpinë ku ajo jetonte në lagjen nr.1 të Pogradecit për të fshehur gjurmët.
Kamerat e sigurisë të një banese pranë pallatit të krimit, e fiksuan të riun teksa largohet nga banesa e 52-vjeçares rreth orës 05.00 të mëngjesit të së hënës, dhe më tej i afrohet koshave të mbeturinave pranë shtëpisë së tij as 2 km nga banesa e zonjës, ku u gjetën peshqirë të gjakosur.
Në dëshminë e tij në polici, Ilirjan Selmani ka mohuar të jetë autor i krimit, por pranoi se ishte ai që i hodhi mori peshqirët e papastër nga shtëpia e bashkëjetueses, të cilët tha se i hodhi në kosh.
Edhe nëna e të dyshuarit, jashtë kamerave mohon që djali i saj të jetë autori i vrasjes. Sipas saj, djali shkoi në shtëpinë e 52-vjeçares për të marrë mbeturinat siç bënte gjithmonë, dhe i hodhi në koshin e plehrave, Ajo thotë se fillimisht nuk ishte dakord për lidhjen e të birit me një grua 21 vite më të madhe, por më tej e ka pranuar marrëdhënien mes tyre.
"Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes së ngjarjes së ndodhur më datë 28.07.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, e cila fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.
Shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së jashtme të trupit të pajetë, kanë krijuar dyshime se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës (thikë).
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë e Korçës, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh", njoftoi Policia e Korçës.
Trupi i Kozeta Teços u gjet rreth orës 06.00 të mëngjesit, dhe fillimisht u mendua se kishte ndërruar jetë nga asfiksia pas zjarrit që përfshiu banesën e saj.
Gruaja, e pamartuar dhe pa fëmijë, jetonte në kushte të vështira ekonomike në banesën në lagjen nr. 1 në Pogradec. Vetëm me ndihmë ekonomike, motrat të cilat jetojnë në Tiranë e ndihmonin 52-vjeçaren me lekë.
Autori i krimit njihej nga policia si përdorues i lëndëve narkotike, për shkak të të cilave ai shpesh herë shfaqte simptoma depresioni. Nga ana tjetër edhe viktima kishte shfaqur kohët e fundit probleme të shëndetit mendor.
Zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit, Ilirjan Selmani, 31 vjeç, i arrestuar për vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teço në Pogradec. Mësohet se ai ka pranuar që kishte një lidhje 3-vjeçare me të ndjerën, por pavarëissht diferencës së moshës ajo ka dëshmuar se e donte.
“E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës,” ka thënë Selmani në rrëfimin e tij, duke shtuar se marrëdhënia mes tyre ishte e trazuar nga xhelozia, alkooli dhe dhuna.
Ai ka pohuar se shpesh bashkëjetuesja e tij dehej dhe e dhunonte, por ai e duronte “sepse e donte”.
Sipas dëshmisë, kohët e fundit raporti mes tyre ishte tensionuar edhe më shumë: “jo dehej shpesh. Njësoj bëja dhe unë. Kjo na bashkonte, dashuria dhe e pira. Kohët e fundit kishte raste kur më godiste. E duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më.”
Autori i dyshuar i vrasjes
Nëna e Ilirjan Selmanit, 31-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e Kozeta Teços në Pogradec ka mohuar përfshirjen e të birit në këtë ngjarje të rëndë. Në një komunikim me gazetarët jashtë mediave, ajo ka deklaruar se i biri nuk ka asnjë lidhje me vrasjen. Sipas nënës Sanie Selmani, i riu ka marrë plehrat nga dera dhe i ka hedhur në kosh. Ajo thotë se nuk ishin dakord as me lidhjen që i biri kishte krijuar me Kozeta Teçon, por gjithsesi e kishin pranuar dhe nuk i kishin kërkuar të ndahen.
“Djali im nuk mund të vriste askënd, dje ai u kthye nga Korça dhe vajti tek dera e viktimës mori mbeturinat siç bënte gjithmonë sepse ajo nuk lëvizte dhe i hodhi në kazan. Nuk e ka bërë ai ketë vrasje, nuk ka prova. Ne nuk ishim dakord për marrëdhënien me të, por ai pavarësisht se ne nuk ishim dakord e kishte pranuar siç ishte viktimën dhe nuk i kemi kërkuar të ndahet.
Djalin tim e njohin të gjithë mund te pyesni, ai nuk krijonte probleme. Kam lexuar në media shumë gënjeshtra për djalin tim, dje erdhën shume policë, desh e mbytën kur e morën. Ai është i sëmurur nga zemra. Policia të nxjerre të vërtetën, nuk është djali im siç thuhet në media”, ka thënë ajo në një komunikim me gazetarët jashtë kamerave.
Ilirjan Selmanaj, i arrestuar
I arrestuari Ilirjan Selmanaj mohon të ketë kryer vrasjen e të dashurës së tij Kozeta Teço, 52 vjeçe, në Pogradec, dhe më pas të ketë inskenuar ngjarjen si një zjarr aksidental.
Ai ka pohuar se kishte një lidhje me viktimën prej 3 vitesh, por mohoi përfshirjen në krim, teksa hetuesit gjetën shenja dhune në trupin e të ndjerës, kurse pamjet e kamerave i ndihmuan të forconin edhe më shumë dyshimet e arsyeshme se bëhej fjalë për vrasje.
Edhe pas shumë orësh marrjeje në pyetje, ai mban qëndrim mohues. I pyetur për qesen me tesha të përgjakura që hodhi në mbeturina ai ka pasur një tjetër alibi.
“Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos në apartament ishte therur ndonjë pulë, sepse bashkëjetuesja ishte e fiksuar pas pastërtisë”, mësohet se ka deklaruar ai për oficerët.
Në fillim ai tha se kishte 10 ditë që nuk takohej me viktimën, teksa ishin grindur më herët, por pamjet e kamerave zbuluan se mëngjesin e ngjarjes (dje) ka qenë në banesën e Teços, kjo e fundit jetonte e vetme dhe me probleme shëndetësore.
Kurse tani pretendon se peshqirët me gjak i ka hedhur duke menduar se 52-vjeçarja kishte therur pulë, por pa shpjeguar rrethanat. 31-vjeçari akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.
Komente
