Konflikti mes 6 personave në Kombinat, i cili për pak përfundoi në tragjedi nisi për motive të dobëta.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për gazetarin Sokol Dema se të gjithë banonin në Kombinat dhe shtëpitë i kishin jo shumë larg njëra-tjetrës. Pak para konfliktit, makina e bardhë, drejt së cilës u qëllua me plumba kallashnikovi, ishte ndaluar pranë shtëpisë së autorit, i cili pasi u foli duke u ankuar se pse po pinin cigare afër shtëpisë së tyre dhe pse kalonin në atë rrugë.
Kaq mjaftoi që mes tyre të niste një konflikt fizik, për të cilin është dashur edhe ndërhyrja e personave të tjerë për t’i ndarë. Pak çaste më vonë, autori Oltjon Asllani u rikthye me kallashnikov dhe qëlloi disa herë drejt makinës, për fat të mirë pa pasoja në njerëz.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Dy të arrestuar për të shtënat në Kombinat, policia: 28-vjeçari qëlloi ndaj automjetit të personave që u konfliktua! Momenti kur lëviz me kallashnikov (EMRAT+VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al