Oltjon Asllani, 28-vjeçar, u shfaq në një pamje të pazakontë një ditë më parë në zonën e Kombinatit në Tiranë: Me një kallash në dorë. I riu që njihet edhe me mbiemrin Vodollari, u arrestua nga policia, e cila e zbuloi këtë episod nga kamerat e sigurisë.
Më herët, 28-vjeçari ishte dhunuar fizikisht nga 4 persona. Pas këtij konflikti, ai mori armën, dhe i shoqëruar në makinë nga shoku i tij 30-vjeçari Serxho Bajza, edhe ky i arrestuar, nisi të qëllojë me kallash ndaj makinës ku lëviznin 2 nga personat me të cilët ishin zënë.
Sipas policisë, askush nuk u lëndua, por vetëm dëme materiale në automjetin e qëlluar. Në një moment, Oltjon Asllani, i veshur me bluzë të zezë e pantallona të bardha, del nga makina duke mbajtur kallashin në dorë.
Në pamjet e kamerave të sigurisë teksa ai qëllonte në drejtim të makinës, shfaqet edhe një punëtor, i cili fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave. Pasi u larguan, 2 të rinjtë i hoqën targat makinës, në përpjekje për të humbur gjurmët, por u gjet në periferi të Tiranës.
Përveç tyre, policia po heton në gjendje të lirë edhe 4 personat e përfshirë në konfliktin fizik paraprak me dy të arrestuarit, që pasoi edhe përdorimin e armës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se debati mes tyre nisi me “pse pi cigare afër shtëpisë sime dhe pse kalon në këtë rrugë”. Kaq mjaftoi që mes tyre të niste sherri që më pas për pak nuk përfundoi në tragjedi.
"Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 12:10, në Kombinat, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit R. K., 38 vjeç, dhe Zh. K., specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Tiranë dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në kuadër të operacionit “Quick Response”, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:
• O. A(V)., 28 vjeç
• S. B., 30 vjeç, të dy banues në KombinatGjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. K., Zh. K., F. K. dhe B. M.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 4 shtetasit e proceduar penalisht janë konfliktuar fizikisht me 2 autorët e ngjarjes. Pas konfliktit, për motive të dobëta, shtetasi O. A(V). ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të 38-vjeçarit, ndërsa shtetasi S. B. drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri 28-vjeçari.", njofton policia.
Konflikti mes 6 personave në Kombinat, i cili për pak përfundoi në tragjedi nisi për motive të dobëta.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për gazetarin Sokol Dema se të gjithë banonin në Kombinat dhe shtëpitë i kishin jo shumë larg njëra-tjetrës. Pak para konfliktit, makina e bardhë, drejt së cilës u qëllua me plumba kallashnikovi, ishte ndaluar pranë shtëpisë së autorit, i cili pasi u foli duke u ankuar se pse po pinin cigare afër shtëpisë së tyre dhe pse kalonin në atë rrugë.
Kaq mjaftoi që mes tyre të niste një konflikt fizik, për të cilin është dashur edhe ndërhyrja e personave të tjerë për t’i ndarë. Pak çaste më vonë, autori Oltjon Asllani u rikthye me kallashnikov dhe qëlloi disa herë drejt makinës, për fat të mirë pa pasoja në njerëz.
Komente

Ne burg te rrine tani,se meritojne. Shume mire Policia shtetit ne Kombinat.
PërgjigjuPolicies po punon per dite. Shume mire.
PërgjigjuKalbeni ne burg kete legen qe ben si pronar i vendit , te bej 109 vjet burg nuk besoj se do te kap aarme serish me dore
PërgjigjuCorapebardhet godasin serish
PërgjigjuBravo Policise Tirane. Ju lumte. Reagim i shoejte per kapjen e autoreve.
PërgjigjuBravooooo Policise Tirane. Ne burg e kane vendin keto.
Përgjigju