Kronikë

Dinamika/ Report Tv rindërton skemën: Si ndodhi aksidenti mes makinës dhe 3 të miturve me monopatina (PAMJET)

26 Qershor, 15:28| Përditesimi: 26 Qershor, 16:59

  • Share

Tre të miturit, në 2 monopatina, kaluan rrugën me semafor të kuq, veprim që i kushtoi përplasjen rëndë nga kjo makinë e bardhë, pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Report Tv krijon të plotë grafikisht dinamikën e aksidentit paraditen e së mërkurës.

Makina e bardhë tip “Renault” udhëton në korsinë e mesit nga bulevardi “Zhan d’Ark” apo ura e Rrugës së Elbasanit, për të ikur në drejtim të urës së ish-Bllokut në Unazën e Mesme të Tiranës.

Nga ana tjetër, 3 të miturit një 9 vjeç dhe 2, 11-vjeçarë vijnë nga Piramida, përmes korsisë së biçikletave, me synim për të shkuar drejt sheshit “Skënderbej”.

Ata nuk pritën që semafori të bëhej jeshil, e për pasojë, siç shfaqet në këtë skemë grafike nga Report Tv, u goditën nga makina e bardhë.

Përplasja ishte aq e fortë sa shoferi ka mundur të frenojë pas vetëm 30 metrash, duke tërhequr zvarrë 3 të miturit me 2 monopatina.

Nga verifikimi paraprak i kryer, në momentin që monopatinat e 3 të miturve përplasen, makinat në krah të tyre me drejtim për në qendër kanë qenë të ndaluara të gjitha, çfarë konfirmon se hyrja e tyre është bërë me të semafor të kuq.

Sipas burimeve pranë policisë, edhe makina që i goditi mendohet të ketë qenë me  shpejtësi më shumë 40km/h, çfarë ka shkaktuar dëmet e rëndë në aksident.

Policia, pas një hetimi paraprak gjeti shkelje te shoferi në automjetin e rrjetit të supermarkeve “Pronatyra”, 41-vjeçarin Ekerem Skureni, i cili u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe do të jetë gjykata që do të vendos për fatin e tij.

G.M./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tironsi: 26/06/2025 20:00

    TË BLLOKOHET DHE SEKUESTROHET ÇDO MONOPATIN QË KOSTATOHET TE PERSONAT NËN 18 VJEÇË DHE PA KATEGORI TË NJË LEJE DREJTIMI.DHE ATA QË I PËRMBAHEN KUSHTEVE TË KENË MASA MBROJTËSE SI KASKË MBROJTËSE DHE SIGURIM JETE... NË RRUGËN E MAKINAVE TË TRAJTOHEN ME MASA ADMINASTRATIVE DYFISH.... PËR SHKAK SE JANË SHUMË TË REZIKSHËM.... E FUTËN NË BURG TJETRIN KOT. NË VENDET E BE DREJTUSI MAKINËS DO TRAJTOHEJ ME PSIKOLOG... DO MERTE DHE DEMSHPËRBLIM....

    Përgjigju
  • ????: 26/06/2025 18:17

    Ça faji ka shoferi ktu dhe pse duhet ta arrestojne ??

    Përgjigju
    • Ustai: 26/06/2025 20:47

      Sepse pavarsisht nese është fajtor ose jo, kodi rrugor e ka te shkruar qe ne rast aksidenti me pasoja, pala qe nuk është demtuar shoqerohet dhe mbahet deri ne 72 ore, del perpara gjykatesit dhe ai vendos se çfarë mase sigurie te vendoset, deri ne mbyllje te gjykimit.

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?