Tre të miturit, në 2 monopatina, kaluan rrugën me semafor të kuq, veprim që i kushtoi përplasjen rëndë nga kjo makinë e bardhë, pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Report Tv krijon të plotë grafikisht dinamikën e aksidentit paraditen e së mërkurës.
Makina e bardhë tip “Renault” udhëton në korsinë e mesit nga bulevardi “Zhan d’Ark” apo ura e Rrugës së Elbasanit, për të ikur në drejtim të urës së ish-Bllokut në Unazën e Mesme të Tiranës.
Nga ana tjetër, 3 të miturit një 9 vjeç dhe 2, 11-vjeçarë vijnë nga Piramida, përmes korsisë së biçikletave, me synim për të shkuar drejt sheshit “Skënderbej”.
Ata nuk pritën që semafori të bëhej jeshil, e për pasojë, siç shfaqet në këtë skemë grafike nga Report Tv, u goditën nga makina e bardhë.
Përplasja ishte aq e fortë sa shoferi ka mundur të frenojë pas vetëm 30 metrash, duke tërhequr zvarrë 3 të miturit me 2 monopatina.
Nga verifikimi paraprak i kryer, në momentin që monopatinat e 3 të miturve përplasen, makinat në krah të tyre me drejtim për në qendër kanë qenë të ndaluara të gjitha, çfarë konfirmon se hyrja e tyre është bërë me të semafor të kuq.
Sipas burimeve pranë policisë, edhe makina që i goditi mendohet të ketë qenë me shpejtësi më shumë 40km/h, çfarë ka shkaktuar dëmet e rëndë në aksident.
Policia, pas një hetimi paraprak gjeti shkelje te shoferi në automjetin e rrjetit të supermarkeve “Pronatyra”, 41-vjeçarin Ekerem Skureni, i cili u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe do të jetë gjykata që do të vendos për fatin e tij.
Komente

TË BLLOKOHET DHE SEKUESTROHET ÇDO MONOPATIN QË KOSTATOHET TE PERSONAT NËN 18 VJEÇË DHE PA KATEGORI TË NJË LEJE DREJTIMI.DHE ATA QË I PËRMBAHEN KUSHTEVE TË KENË MASA MBROJTËSE SI KASKË MBROJTËSE DHE SIGURIM JETE... NË RRUGËN E MAKINAVE TË TRAJTOHEN ME MASA ADMINASTRATIVE DYFISH.... PËR SHKAK SE JANË SHUMË TË REZIKSHËM.... E FUTËN NË BURG TJETRIN KOT. NË VENDET E BE DREJTUSI MAKINËS DO TRAJTOHEJ ME PSIKOLOG... DO MERTE DHE DEMSHPËRBLIM....
PërgjigjuÇa faji ka shoferi ktu dhe pse duhet ta arrestojne ??
Përgjigju