Sport

Dinamo i viziton në Shkodër, Thomas Brdaric: Të mbetemi të pamposhtur në shtëpi, Gurishta ka mbyllur vitin! Futemi në merkato

3 Dhjetor, 11:31| Përditesimi: 3 Dhjetor, 13:46

  • Share

SHKODËR - Vllaznia dhe Dinamo përballen të mërkurën në "Loro Boriçi" për javën e 16-të të Superligës, duke nisur nga ora 19:30. Përpara medieve doli trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric.

Ai tha se synon që ekipi i tij të mbetet i pamposhtur në shtëpi, ndërsa vlerësoi punën e Ilir Dajës te Dinamo. Më pas kroato-gjermani u ndal edhe te dëmtimi i mbrojtësit Erdenis Gurishta, që duket se do jetë jashtë për një muaj. Brdaric i dërgon një "sms" edhe drejtuesve, duke kërkuar në treg një emër me karakteristika si të Balajt.

Ekipi pas humbjes në Ballsh dhe Dinamo - Ndeshja e nesërme është speciale. Në ndeshjen e parë kundër Dinamos të gjithë e dinë që luajtëm shumë mirë, një karton i kuq na shkatërroi të gjitha planet. Mezi po presim të luajmë nesër se nga fundjava patëm rezultat zhgënjyes me Bylisin dhe do shoh si ekipi do reagojë.

Dinamo ka bërë progres të mirë në drejtimin e Dajës, janë kandidat serioz për “Final Four”, sezoni është i gjatë, na duhet të marrim rezultat të mirë çdo ndeshje. Do jetë ndeshje e fortë kundër tyre, prandaj duhet të jemi shumë të përgatitur për këtë ndeshje. E dimë që nuk ishte mirë të ndërronim Gurishtën, 1 minutë para se të fillonte ndeshja, nuk u përgatit ndoshta mirë. E dimë që do mungojë të paktën deri në fillimin e vitit që do të vijë, prandaj do të na duhet zgjidhje. Sala ka bërë ndeshje të mirë. Krymi nuk besoj do jetë gati për 90 minuta, por do jetë pjesë e ekipit. Është mirë ta kesh me vete dhe na duhet balancë mjaft e mirë mes sulmit dhe mbrojtjes nesër.

Duhet të përballojmë dëmtimet, çdo ekip ka probleme dhe duhet t’i zgjidhim. Nesër do na duhen 11 plus lojtarë për të fituar në fushë, jemi ekip kompetitiv në shtëpi dhe duhet për ta përdorur në avantazh.

Ndeshja në shtëpi - Kam thënë më përpara, ndeshjet jashtë janë komplet ndryshe me ndeshjet në shtëpi. Duam të jemi sa më të aftë në stilin tonë të lojës, po punojmë me lojtarë që i kemi të gatshëm. Disa ndeshje janë ndryshe si mund të implementojmë gjërat. Stili ynë është i qartë, duam të luajmë në sulm.

Çdo ndeshje ne krijojmë mundësi shënimi, por kryesorja të jemi sa më efektivë. Për ndeshjen me Bylisin kishim 3 raste në 10 minuta, pësuam me një pakujdesi. Prandaj duhet t’i parandalojmë duelet në mbrojtje, mos t’i japim Dinamos mundësi që të dalë nga presingu jonë. Për këtë duhet të jemi të përgatitur psikologjikisht dhe fizikisht. Besoj se nesër mund të fitojmë.

Objektiv të mbetemi të pamposhtur në Shkodër. Të gjithë e dinë se dua të fitoj çdo ndeshje, nuk ka lidhje me cilin ekip po luan. Dinamo ka pasur vazhdimësi të mirë rezultatesh, ato do të vijnë këtu me pretendimin për të marrë pikë. Duhet t’i tregojmë fytyrë të mirë, që luajmë në shtëpi dhe kemi ndeshjen në kontroll. Na duhet për këtë shumë përkushtim dhe për t’i përballuar në mënyrë sa më profesionale.

Merkato - Ne jemi në diskutime, do shohim diçka nga ana e sulmit që të pushojë pak Bekimi. Besojmë se mund të luajë çdo ndeshje 90 minuta, por dhe ai ka nevojë për pak pushim. Në skuadrën tonë nuk kemi pasur numër 9 tjetër si Bekimi, kemi shumë sulmues në krah, por lojtarë në qendër po na mungojnë dhe ky do të jetë objektivi për të sjellë lojtarë”, u shpreh Brdariç.

Pas javës së 15-të, aty ku Vllaznia humbi 1-0 në Ballsh nga Bylis, shkodranët me 25 pikë mbajnë vendin e tretë, një pikë dhe vend më shumë se Dinamo ndjekëse.

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?