Moment nga derbi Tirana 0-0 Partizani

Sport

Superliga luhet në mesjavë, ndeshje deçizive në kryeqytet dhe Shkodër! Tirana në të ftohtin e Korçës

3 Dhjetor, 11:02| Përditesimi: 3 Dhjetor, 11:34

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit do e zhvillojë raundin e 16-të në mesjavë. Të mërkurë në program janë tre duele, ndërsa të enjte luhen dy sfida.

Në datën 4 dhjetor luhen tre duele në dy orare të ndryshme. Në 16:30 zhvillohen Teuta - Laçi dhe AF Elbasani - Bylis, ndërsa në orën 19:30 në "Loro Boriçi" të Shkodrës zhvillohet Vllaznia - Dinamo.

E enjtja zbret katër skuadra në fushë, duke filluar nga ora 17:00. Në Korçë luhet Skënderbeu - Tirana, me vendasit që kanë në favor edhe klimën e ftohtë të këtyre ditëve. Në kryeqytet, Partizani pret kampionët në fuqi të Egnatias. Ndeshje direkte kjo për vendin e parë.

Pas 15 ndeshjeve të luajtura, Partizani me 28 pikë mban kreun e renditjes, ndjekur nga Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo. Laçi, Skënderbeu dhe Bylis në fund. Bie në sy se Tirana është klubi me më pak fitore këtë sezon, vetëm dy.

Superliga, raundi 16-të:

E mërkurë, 4 dhjetor 2024

16:30 Teuta - Laçi

16:30 AF Elbasani - Bylis

19:30 Vllaznia - Dinamo

E enjte, 5 dhjetor 2024 - 17:00

Skënderbeu - Tirana

Partizani - Egnatia

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?