Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare u nda nga jeta më 1 korrik 2024, dhe do të përcillet nesër për në banesën e fundit me një ceremoni shtetërore varrimi që do të mbahet në Tiranë.
Diplomati, Ylljet Aliçka, i cili ka qenë edhe një mik i Kadares ka treguar detaje të pathëna nga jeta e shkrimtarit Ismail Kadare, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv.
Aliçka tregon edhe disa nga pengjet që kishte Kadare, ndër to edhe hapja e dosjeve të komunizmit.
“Mbylli një cikël jetësor biologjik, ai hyn në arsenalin e letërsisë shqiptare, botërore. Ai që në gjallje e ka fituar këtë status të përjetësisë. Pengje kombëtare duhet që të ketë pasur. Kishte ndjenjë të identitetit kombëtar dhe orientimit europin të vendit këto ai i thoshte edhe me keqardhje, ai këmbngulte në krenarin e të qenit shqiptar. Pengje të tij, ishin hapja e dosjeve donte të dilte e vërteta e të gjithë krimeve të komunizmit”, tha ai.
Diplomati tregon se Kadare informohej edhe mbi politikën në vend.
“Ai nuk është marr me politik, por si çdo shkrimtar ishte i ndjeshme ndaj ngjarjeve politike. Është e pashmangshme kjo gjë. Përpiqej që të informohej sa më shumë për të maturuar mendimin dhe bindjet e tija. Ai ishte shumë i interesuar për të vërtetën. Për mua gjithë jeta dhe vepra e tij është më uljet dhe ngritjet e saja. Po Kadare dhe Nën Tereza janë dy emblema që njihet Shqipëria dhe që ne identifikohemi në botë”, tha ai.
Diplomati Ylljet Aliçka, për ‘Sot Live në Shqipëri,’ me gazetarin Nertil Agalliu, në Report Tv, tregon edhe disa nga bisedat që ka bërë me shkrimtarin Ismail Kadare.
Aliçka tha se kur jetonte dhe punonte në Francë vite më parë, ai takohej shpesh herë me Kadaren dhe në bidedat që zhvillonte më të, Kadare i thoshte se atje nuk ishte si në atdheun e tij dhe ndihej i vetmuar.
“Ai vendosi që të kalonte pjesën e mbetur të jetës ë tij në Shqipëri. Unë e shihja më të relaksuar kur ishte në Shqipëri. Në Francë ndihej shpesh herë vetëm, Më thoshte me humor kur unë isha në punë, ‘hajde se po flas me pemët’. Ai punonte dhe krijonte, por ndihej edhe i vetmuar shpesh herë”, tha ai.
Franca ishte vendi që i botoi disa nga shkrimet e para të Kadares, kur ai u vendos në Francë, pasi iku nga Shqipëria për shkak të regjimit komunist.
Për diplomatin, Kadare është vlerësuar nga shteti francez me të gjitha vlerësimet e larta.
“Jam takuar shpesh në 6 vite punë që unë kam bërë në Francë. Franca ishte vendi që e bëri të njohur dhe botoi nga shkrimet e tij për herë të parë jashtë kufinjve të vendit tonë. Ai shtet i siguroi një farë mbrojtje sepse ai iku kur ishte diktatura në Shqipëri dhe Franca i ofrojë mbrojtjen e veprës së tij. Po ashtu ka qenë vendi që e nderoi me gjithë vlerësimet më të larta, por kam përshtypjen ai ishte dhe mbeti shqiptar”, tha ai.
po kush i hap dosjet! ketu gjysma e popullit ka qene komunist!
PërgjigjuAi shkroi dicka per lokalin e preferuar ne France ku shkonte vazhdimisht dhe pas kesaj,nuk shkonte me atje,por zgjodhi nje lokal tjeter,sepse shqipot pasi e morren vesh kush ishte ky lokal shkonin atje se donin t'a takonin.Nuk me duket veprim i nje njeriu te vetmuar qe flet me pemet!!
Përgjigjute dashur shqiptare dhe i dashur shqipetari ylljet, ju po flisni sikur sapo ka vdekur enveri dhe i bashkoni kadarese/nje shkrimtare me vlera te jashtezakonshme por njeri normal ne mos shume i vogel/ nene terezen e disa te tjere skenderbeun qe vertete me dukete jashtemendsh, por kur mendon nje intelektual keshtu imagjino me gjere ne popull qe pjesa me e madhe e ka lexuar ne kohen e diktatures e jo tani qe numri i lexuesve eshte pothuajse zero
Përgjigju.po e donte i shkreti dhe i takonte te hapte dosjet e tjerve por te veten e zhduku pa gjurme edhe pse dikush e mban ende te fotokopjuar pse jo origjinalen ore po seriozisht e keni ju apo doni te genjeni fillimisht veten e pastaj tufen
Përgjigju