Diplomati Ylljet Aliçka, për ‘Sot Live në Shqipëri,’ me gazetarin Nertil Agalliu, në Report Tv, tregon edhe disa nga bisedat që ka bërë me shkrimtarin Ismail Kadare.
Aliçka tha se kur jetonte dhe punonte në Francë vite më parë, ai takohej shpesh herë me Kadaren dhe në bidedat që zhvillonte më të, Kadare i thoshte se atje nuk ishte si në atdheun e tij dhe ndihej i vetmuar.
“Ai vendosi që të kalonte pjesën e mbetur të jetës ë tij në Shqipëri. Unë e shihja më të relaksuar kur ishte në Shqipëri. Në Francë ndihej shpesh herë vetëm, Më thoshte me humor kur unë isha në punë, ‘hajde se po flas me pemët’. Ai punonte dhe krijonte, por ndihej edhe i vetmuar shpesh herë”, tha ai.
Franca ishte vendi që i botoi disa nga shkrimet e para të Kadares, kur ai u vendos në Francë, pasi iku nga Shqipëria për shkak të regjimit komunist.
Për diplomatin, Kadare është vlerësuar nga shteti francez me të gjitha vlerësimet e larta.
“Jam takuar shpesh në 6 vite punë që unë kam bërë në Francë. Franca ishte vendi që e bëri të njohur dhe botoi nga shkrimet e tij për herë të parë jashtë kufinjve të vendit tonë. Ai shtet i siguroi një farë mbrojtje sepse ai iku kur ishte diktatura në Shqipëri dhe Franca i ofrojë mbrojtjen e veprës së tij. Po ashtu ka qenë vendi që e nderoi me gjithë vlerësimet më të larta, por kam përshtypjen ai ishte dhe mbeti shqiptar”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Diplomati AIiçka zbulon të pathëna nga jeta e Kadaresë për Report Tv: Donte hapjen e dosjeve të komunizmit! Ishte i ndjeshëm ndaj ngjarjeve politike
S.B//ReportTv.al