Nuel Kalaj

Disa e-maile dhe 50 pyetje për rolin e Berishës dhe sekserit Nuel Kalaj në dosjen CEZ, provat që u injoruan nga drejtësia

10 Shkurt 2020, 19:30| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 19:37

  • Share

Që Nuel Kalaj është sekseri kryesor mes CEZ dhe qeverisë Berisha për privatizimin e OSSH nga çekët këtë e ka pranuar vetë Nuel Kalaj, kjo konfirmohet nga disa dokumente si dhe është pranuar edhe nga gjykata. Në vitin 2017, Nuel Kalaj deklaroi se “...kam punuar për të sjellë CEZ-in në Shqipëri dhe për këtë kam realizuar fitimet e mia në mënyrë të rregullt dhe të ndershme duke paguar taksat”. Nga janari 2008 deri në qershor të vitit 2009, Nuel Kalaj ka tërhequr nga bankat në Tiranë 6.8 milionë euro dhe i ka nxjerrë jashtë vendit, pa i deklaruar paratë në kufi, pa fatura, pa dokumentacion etj. Periudha e tërheqjes së parave përkon me negociatat dhe finalizimin e marrëveshjes së qeverisë Berisha me CEZ për privatizimin e OSSH. Edhe ky fakt është pranuar nga gjykata, por edhe nga Nuel Kalaj, i cili në vitin 2017 ka pohuar se “Paratë i kam tërhequr nga banka për qëllime investimi në drejtime të tjera”. 

Nga privatizimi dhe favorizimet e paligjshme që i janë bërë më vonë CEZ nga qeveria Berisha, buxhetit të shtetit i është shkarkuar mbi 400 milionë euro dëm, shifër e cila deri më sot nuk është kundërshtuar as nga të akuzuarit në dosjen CEZ. Nisur nga ky fakt, merr rëndësi kryesore roli i Nuel Kalajt. Në datën 7 shator 2009, ora 1:51 Nuel Kalaj i dërgon e-mail Martin Roman, drejtor i  CEZ-Group, ku i shkruan " ...duke folur sinqerisht, mua personalisht me vjen keq të shoh se, pas një pune katërvjeçare për CEZ-in, duke luftuar që, një kompani serioze dhe e suksesshme si CEZ-i, të futet në sektorin energjetik në Shqipëri, probleme të ngjashme, do të shkatërrojnë frutin e një pune të madhe, që unë dhe z. Petran, kemi bërë për muaj e muaj dhe negocime pas negocimesh, për të arritur një privatizim të suksesshëm të OSSH-së". Ky e-mail i pranuar edhe nga drejtësia, tregon dimensionin e rolit të Kalajt në procesin e privatizimit. 

Në datën 11 maj 2010 në orën 9: 10, Nuel Kalaj i ka dërguar një e-mail Tomas Pleskash, zv.drejtor i CEZ-Group, ku i shkruan "paraprakisht ju kam informuar se marrëveshja me ERE-n do të jetë nënshkruar shumë shpejt, sidoqoftë, në ketë moment Qeveria e Shqipërisë po negocion për të marre hua...”. Ky e-mail tregon rolin si sekser të Nuel Kalajt edhe pas privatizimit të OSSH, pra gjatë negociatave për të favorizuar CEZ. 

Në datën 15 maj 2010 në orën 12:05, Nuel Kalaj i ka dërguar një e-mail Jozef Hejsekut, drejtor i CEZ në Shqipërim, ku ndër të tjera i shkruan “z. Hejsek nuk e ka kuptuar se unë nuk mund të bashkëpunoj me njerëz të cilët janë tërësisht të implikuar në korrupsion dhe që japin informacione të rreme në lidhje me situatën... unë do ta çoj deri në fund atë fare kam nisur. Unë do të informoj drejtorin e përgjithshëm të CEZ-it, z. Martin Roman, kryeministrin e Shqipërisë, si dhe palët e interesuara. Mos u surprizoni z. Hejsek nëse nesër ju do të përballeni me gjykatën dhe të shpalleni person non grata në territorin e Shqipërisë. Fillimisht unë do t'ia dërgoj këtë raport z. Merxhani. Pasi z. Merxhani të jetë informuar për situatën do të komunikohet me z. Hejsek, Martin Roman dhe institucionet shqiptare. Në këtë raport janë vetëm një pjesë e vogël e situatës, sepse nëse ne do të fillojnë një investigim, ai do të tronditë si termët kompaninë". 

Në datën 28 janar 2010, ora 12:40, Jozef Hejsek i dërgon një e-mail Tomas Pleskash ku ndër të tjera i thotë:.."Në anekse janë përgatitur dokumentet. Ne do të përmendim gjithashtu kërkesat tona ndaj qeverisë, sa është debia që duhet paguar tani, rregullimin e çmimit etj. Do të të pres ty me Nuelin në aeroport, në sallonin VIP. Me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera. I shpjegova në detaje se çfarë kërkojmë. Takimi me të birin, sipas Nuelit, është shtyrë për nesër pas ardhjes së PM (Kryeministrit)”. Me datën 17 Nëntor 2011, ora 3:37 Jozef Hejsek i ka nisur Nuel Kalajt një e-mail, ku i shkruan se "Këtë mbrëmje kemi qene këshilluar se sot është dita e duhur për të dorëzuar njoftimin tone për rastin e garancisë së pjesshme të riskut, duke reflektuar vendimin e ERE-s lidhur me studimin e borxhit të keq të Deloittes". 

Sipas prokurorisë dhe gjyqtarit Lazër Sallaku të gjitha këto fakte nuk provojë asnjë fakt penal dhe se procedura e privatizimit të OSSH është e rregullt. Në këto rrethana, juristi Romeo Kara, një herë një nga paditësit e aferës CEZ, ka shtruar 50 pyetje për organet e tjera që do të vlerësojnë vendimmarrjen e prokurorisë dhe të gjyqtarit Sallaku për këtë çështje. Pyetjet nuk kanë marrë përgjigje nga hetimi i prokurorisë dhe as nga arsyetimi i gjyqtarit Sallaku

50 pyetje për rolin e Berishës dhe Nuel Kalajt në dosjen CEZ 

1.    Përse prokuroria nuk ka verifikuar tabulatet e bisedimeve telefonike të ish kryeministrit Berisha, për të verifikuar si të vërtetë këtë pretendim të ofruar nga ky informacion?     

2.    Përse prokuroria nuk përdori forma të tjera operative të hetimit?

3.    Cili ishte aktiviteti i Nuel Kalajt përpara këtij procesi privatizimi?

4.    Cili është aktiviteti i tij pas këtij procesi?   

5.    Për çfarë arsye ai paguhet me miliona euro si success fee biles fillimisht në të njëjtën shifër 3% të vlerës së privatizimit aq sa i është ofruar edhe kompanisë konsulente IFC?

6.    A janë të vërteta takimet e Nuel Kalajt me ish ministrin Ruli?

7.    Për çfarë arsye dhe cili person i ka siguruar mbrojtje të veçantë të mbuluar nga forcat speciale Nule Kalajt? 

8.    Përse Nuel Kalaj u bë aksione tek Antika 04 në vitin 2010 dhe u largua ne 2013?

9.    A ka lidhje kjo periudhe me kohen e aktivitetit te CEZ-it këtu si dhe me qenien në pushtet të Sali Berishës?

10.    A janë këto e-maile reale apo të manipuluara?        

11.    Si shpjegohet që, për privatizimin e OSSH-se nga CEZ-i, paskan punuar së bashku paraprakisht, që prej vitit 2005, Nuel Kalaj dhe çeku Petran, i cili ka qenë më pas përfaqësues i CEZ-it në procesin e negocimit OSSH-CEZ?

12.    A është parapërgatitur kjo procedurë nga një bashkëpunim shqiptaro-çek që prej vitit 2005? 

13.    Kush e mandatoi Nuel Kalajn për të bërë këtë punë katërvjeçare për futjen e CEZ-it në Shqipëri? 

14.    Nëse Nuel Kalaj dhe çeku Petran, realisht kanë punuar për këtë qellim, a flet ky fakt për një komprometim të të gjithë procesit të privatizimit të OSSH-se, që pretendohet se është bërë me një tender të hapur ndërkombëtar në vitin 2008?

15.    Çfarë hetimi është bërë lidhur për sa më sipër?

16.    Si është siguruar prokuroria e Tiranes se ky e-mail nuk shpreh realitetin dhe se kjo procedure prokurimi ka qenë e rregullt?

17.    A u pyet Nuel Kalaj? 

18.    A duhet të mjaftohemi ne me mosarritjen në pyetje të tij, ndërkohe që e gjithë çështja është pothuaj e zbardhur në të gjitha aspektet?

19.    A u pyeten ish-drejtuesit e CEZ-it te cilëve ju është dërguar ky e-mail? 

20.    Perse qenka kaq e vështire për t’u gjendur Nuel Kalaj, të cilin unë personalisht e kam denoncuar nëpër rrjetet sociale, për veprimtarinë e tij të hapur publike, në favor të një partie politike në Kosovë?

21.    A janë marre parasysh deklaratat publike të Nuel Kalajt në fillim te vitit 2017, ku ai deri diku ka pranuar konsumimin e veprës penale të pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të tyre në kufi?

22.    A janë bërë investigime të plota lidhur me 6,8 milionë euro që kanë hyrë dhe kanë dalë nga llogaria e Nule Kalajt nga janari i vitit 2008 deri në qershor të vitit 2009?

23.    Çfarë mendon prokuroria rreth këtyre transaksioneve të pazakonta bankare?

24.    Përpara komisionit hetimor parlamentar, një nga nëpunësit e pastrimit të parave që ka qenë në detyrë në atë kohë, e pranoi publikisht se tërheqja e këtyre parave ishte e parregullt. Si mendon prokuroria se kjo gjë mund të kalojë në heshtje?

25.    A ka bërë prokuroria një hartë të mundshme të qarkullimit të parave të përfolura lidhur me këtë çështje?

26.    Ku i ka çuar paratë Nuel Kalaj? 

27.    Kush fshihet pas tij?

28.    Perse nuk u ndoq deri në fund nëpërmjet hetimeve të hollësishme duke përfshirë bankën dhe drejtorinë e pastrimit të parave lidhur për sa më sipër?

29.    Çfarë profili ka krijuar prokuroria lidhur me personin e Nuel Kalajt?

30.    Cila është veprimtaria e tij përpara privatizonit të OSSH-së? 

31.    Përse u përzgjodh ky person për t’i ofruar këto shërbime CEZ-it?

32.    Ky person pretendohet se është zgjedhur nga CEZ-i. Përse ky person vepron dhe prononcohet si një garant dhe ndërmjetës midis CEZ-it dhe autoriteteve shqiptare?

33.    Cilat kanë qenë lidhjet e tij me ERE-n?

34.    Kanë qenë lidhje direkte, apo indirekte, nëpërmjet ministrit të linjës apo kreut te qeverisë?    

35.    Çilet janë njerëzit të cilët përmend Nuel Kalaj në evidencën 04? 

36.    A është pyetur ish kryeministri i Shqipërisë, lidhur me atë që deklaron Nule Kalaj ne këtë e-mail, se ai do të informojë kryeministrin e Shqipërisë?  

37.    Cilat janë lidhjet e këtij personi me ish kryeministrin e Shqipërisë?

38.    Perse ky person shprehet kaq konfident lidhur me ish kryeministrin e Shqipërisë, aq sa ai e di se, për ish kryeministrin po punonte një komision ndërministror?

39.    Çfarë negociatash ka bërë Jozef Hejsek me Nuel Kalajn ne janar 2010?

40.    Kë përfaqësonte Nuel Kalaj në këto negociata?

41.    A ka bere verifikime prokuroria nëse aktiviteti i kryeministrit teë Shqipërisë është ai që përshkruhet në evidencën 05?

42.    A nuk është veprimtaria e Nuel Kalaj një shkelje e hapur e ligjeve në këtë rast dhe pikërisht e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm? 

43.    Në këtë e-mail janë përfshirë direkt dhe indirekt të paktën pesë persona: Jozef Hejsek, Tomas Pleskash, Nuel Kalaj, Sali Berisha dhe Shkëlzen Berisha. Kam mësuar se prej tyre është pyetur vetëm njëri prej tyre: Shkëlzen Berisha. Pyetja është: përse nuk janë pyetur të tjerët? 

44.    Nëse përgjigja është se ata ndodhen në Çeki, po Sali Berisha, ku ndodhet që nuk është marre në pyetje?

45.    Duke lexuar evidencën 06 ku Jozef Hejsek, i thotë Nuel Kalajt: Ketë mbrëmje kemi qenë këshilluar se sot është dita e duhur për të dorëzuar njoftimin tonë për rastin e garancisë së pjesshme të riskut, duke reflektuar vendimin e ERE-s lidhur me studimin e borxhit te keq të Deloittes, çfarë përfundimi nxjerr prokuroria dhe gjykata?

46.    Cili është roli i Nuel Kalajt dhe kush ja ka ngarkuar atë?

47.    A është i ligjshëm ky rol i tij?

48.    Përse fshihet Nuel Kalaj? Ai është një qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe duhet t’i bindet thirrjes së Kuvendit të Shqipërisë dhe prokurorisë për të dëshmuar. Mjafton kjo mosbindje që ai të inkriminohet dhe të merret forcërisht për t’u pyetur. 

49.    Në fillim te vitit 2017, Nuel Kalaj është shprehur publikisht se ai brenda një jave do të vinte të dëshmonte përpara komisionit hetimor parlamentar. Çfarë ndodhi që ai jo vetëm nuk erdhi, por edhe nuk u prononcua më në media?

50.    A nuk është kjo një shenjë e qarte se ai dhe të tjerë mbas tij janë të inkriminuar, nuk duan zbardhjen e kësaj çështje dhe se vete Nueli është nën presion?

Komento

Komente

  • Kosova: 11/02/2020 08:59

    Ky hajna eshte i lidhur me ramush haradinaj mikun e hajnise ilir muti dhe e shoqeron ne kosove si te ishte "hero",shpetoi kosova nga hajna ramush, kur do shpetoj edhe shqiperia nga ilir muti fshatari cepanit.

    Përgjigju
  • REXHEP HAJDAR LEKA: 11/02/2020 08:42

    Krimineli hajdut qeni salhe berisha që e ka preardhjen nga familje injorantësh bastard e ka shkatruar Shqiprin aq rënd që s'ka pen e kalem që të shkruaj për dëmet që ky qeni zi i ka bër Shqipris. E ky maskara vazhdon e mer taksat e taksa paguse Shqiptar çfar paradoksi ky qen e ka vendin në burg . E në burg të lihet vetëm në biruc si qen bastard.

    Përgjigju
  • edi: 11/02/2020 01:45

    Cdo lidhje or manover qe ka bo Berisha duhet te shikohet me qetesi dhe sado kohe te kerkoje duhet finalizuar ,sepse ka me mijera gjera qe ka bere ky matrapaz ,i pabese si Komunist demokrat

    Përgjigju
  • I tej: 10/02/2020 22:01

    Duhet te ripet i gjalle Berisha qe te zgjidhet puna e CEZ

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?