Berat Gjimshiti

Sport

Disfatë totale dhe eliminim, Berat Gjimshiti: Urime për Brugge, e vështirë të gjej fjalët

19 Shkurt, 10:12| Përditesimi: 19 Shkurt, 10:16

  • Share

Atalanta u eliminua nga Club Brugge në play-off e Champions League. Me rezultatin e përgjithshëm 5-2 Brugge kaloi më tej dhe ishte surpriza e këtij edicioni.

Për bergamaskët në fushë 90 minuta luajti edhe Berat Gjimshiti, me kapitenin e Kombëtares që u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Pas ndeshjes Berati foli i dëshpëruar për këtë disfatë.

“Është e vështirë të gjesh fjalët tani. Ne e urojmë Brugge, ata shënuan tre gola me tre kundërsulme, ata e dinin se çfarë po bënin dhe e bënë lojën tonë më të komplikuar.

Unë ende pashë shpirt nga skuadra, ne kurrë nuk u dorëzuam dhe pavarësisht kësaj disfate, ne duhet të ngremë kokën lart dhe të fokusohemi në ndeshjen e radhës në Serie A.

Tani ne duhet të rimbushim bateritë tona, ta marrim lojën një nga një dhe të mësojmë nga gabimet tona”, ka thënë Gjimshiti për Sky Sport Italia.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?