Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari shpjegoi ndër të tjera si do përzgjidhen tenderat tani që në krye është një ministër virtuale.
"Në dy faza ka dobësi, e para janë termat e referencës që mund të bëhen të orientuar siç ishte një tender epik para se të merrnim detyrën, ku për të bërë tunel ishte vënë kriter të ketë eksperiencë edhe në sisteme muzikore, dhe natyrisht i shkon dikujt që ka instaluar foninë në ndonjë miting.
E dyta, të gjitha dokumentet pafund që bëjnë kompanitë dhe mbledhin lart e poshtë për shkruar ndonjë tender janë fakte publike. Pra ekzistojnë në sistemin shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Sa punonjës ke? E kanë në Sigurimet Shoqërore, e kanë Taksat. Sa xhiro ke? Sa kështu ke? Sa ashtu ke? Sa makineri ke? Të gjitha këto janë dhe Diella do i mbledhin vetë. Nuk ka nevojë fare të shkojnë njerëzit lart e poshtë, edhe t'i mbledhin, bëjnë dosjet, pastaj del një anëtar komisioni edhe thotë: “Jo, nuk e ke me vulë të freskët”. Do ti mbledhi të gjitha vetë.
Pra, termat e referencës transparent dhe të barabartë dokumentacioni mblidhet në mënyrë uniforme për të gjithë dhe në fund është oferta. Oferta flet vetë, ashtu sikundër të gjitha ato kritere që janë kritere të cilësisë, askush nuk i gjykon dot më objektivisht se sa Inteligjenca Artificiale, bazuar te të gjitha këto dhëna që thashë, kaq e thjeshtë është, në të thënë, është shumë e komplikuar në të bërë. Gjitha arkitektura e sistemit tani është ndërtuar dhe tani do të ecet me implementimit. Do të duhen edhe disa bashkëpunëtorë të Diellës, jo njerëz prapë, që jemi shumë besimplotë, “Diella do t'i lindi në maternitetin e Inteligjencës Artificiale”. Kjo është e gjitha, nuk ka ndonjë shkencë të madhe", përfundoi Rama.
Lajmi kryesor:
Rama prezanton ministrin Lamallari: Drejtësia, krijesë në rritje, duhet standard! Diella në të gjithë sektorët publikë
Xh.K/ReportTv.al
