Distancë 3.5 metra! Miratohet protokolli për lejimin e pishinave, pritet firmosja e urdhrit

28 Korrik 2020, 12:36| Përditesimi: 28 Korrik 2020, 17:33

  • Share

Do të lejohet frekuentimi i pishinave në ambiente të hapura. Në këtë përfundim ka arritur Instituti i Shëndetit Publik me protokollin e ri që miratoi.

Ky protokoll që mban firmën e drejtoreshës së ISHP, Albana Fico pritet që të firmoset nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pasi ende qëndron në fuqi urdhri për ndalimin e tyre.

Në dokumentin e siguruar nga Report Tv janë të përcaktuara rregullat që duhet të zbatohen në pishinat në ambiente të hapura.

Protokolli;

-Stafi i shërbimit, që ka kontaktet me pushuesit/vizitorët duhet të përdorë maskë mbrojtëse.

-Të përcaktohet numri i pushuesve/vizitorëve që e përdorin pishinën në raport me sipërfaqen e saj: të funksionojë me 50% te kapacitetit që është llogaritur.

-Uji i pishinës të pastrohet nga qarkullimi përmes një sistemi filtrimi të detyrueshëm.

-E gjithë zona dhe të gjithë objektet e pishinës dhe të banjave duhet të dezinfektohen të paktën një herë në ditë, dhe më shpesh nëse fluksi i pushuesve /vizitorëve është në maksimumin e lejueshëm.

-Klorinimi i ujit të bëhet rregullisht sipas standardeve.

-Hapësira midis grupeve duhet të jetë të paktën 3.5 m dhe të markuara.

-Të gjitha ulëset, tavolinat, vendet e depozitimit të sendeve personale, listat e çmimeve dhe materiale të tjera duhet të dezinfektohen pasi vizitorët të largohen dhe përpara se një vizitor tjetër ti përdorë ato.

-Të matet temperatura e personelit dhe pushuesve/vizitorëve para se të futen në mjedisin e pishinës apo strukturave të lojërave të ujit dhe të ndalohet hyrja e cdo personi me temperaturë mbi 37.5 ° C.

-Nëse ndonjë pushues/vizitor shfaq simptoma të Covid-19, ata duhet të largohen menjëherë nga pishina ose strukturat e tjera të aktiviteteve të ujit. Të gjitha veshjet dhe sendet personale duhet të ruhen brenda çantës personale, edhe nëse depozitohen në vendet e depozitimit të sendeve personale, rekomandohet të mos vendosen drejtpërdrejtë, por të futen në qese plastike, të cilat duhet të jenë prezent pranë vend depozitimit. Pishinat në ambiente të mbyllura do të vijojnë të mbyllura deri në një urdhër të dytë.

 

 

 

Protokolli i miratuar

Komento

Komente

  • Loran shehu: 28/07/2020 12:46

    Po ca tre metrash thoni o inspektoriat antikapat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?