Foto e publikuar nga Vjosa Osmani nga Samiti i Selanikut

‘Distancë kilometrike’ me Ramën, Vjosa Osmani publikon foto nga Samiti i Selanikut, por ‘pret’ kryeministrin e Shqipërisë! Debate të forta në Prishtinë

11 Qershor 2022, 14:00| Përditesimi: 11 Qershor 2022, 16:27

  • Share

Kjo foto e publikuar nga Presidentja e republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nga takimi që u zhvillua dje në Selanik mes liderëve të 12 vendeve, ka shkaktuar reagime të shumta. Kjo foto është shkrepur nga darka zyrtare dhe ‘largësia kilometrike’ mes kryetares së shtetit të Kosovës dhe Kryeministrit të Shqipërisë Rama është e dukshme. Ndërkohë që Osmani në foton e publikuar e ka ‘prerë’ Kryeministrin e Shqipërisë nga fotoja, i cili duket ashtu në cep.

Marrëdhënia e drejtuesve të Kosovës, Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, me Edi Ramën, nuk është e mirë, dhe kjo tashmë nuk është një gjë e re, por duke se ata nuk e fshehin pakënaqësinë ndaj njëri-tjetrit, edhe në prani të të tjerëve, kur ndodhen në takime ndërkombëtare. Dhe gjithçka duket në këtë foto. Pozicionimi i karrigeve tregon parehatinë e tyre me njëri-tjetrin, pasi siç shihet nga foto, ndryshe nga të tjerët, karrigia e Ramës me atë të Osmanit ka distancë të theksuar. Ky gjest i Presidentes së Kosovës nuk është pritur fare mirë në Prishtinë dhe ka shkaktuar debate të shumta.

Ora 15:22
Osmani 'preu' Ramën në foto, analisti: Veprimi i Vjosës e ka burimin te inferioriteti i saj dhe Albinit ndaj kryeministrit shqiptar

Një tjetër reagim ka ardhur nga analisti e gazetari, Ilir Mirena mbi foton e publikuar nga Vjosa Osmani ku në darkën me kancelarin gjerman Schulz, ajo ka ‘prerë’ kryeministrin Edi Rama. Sipas analistit kosovar ky veprim i Vjosës vjen si pasojë e inferioritetit të saj dhe Albin Kurtit kundrejt kryeministrit Rama.

 "Urrejtja që ka Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, dhe nxitja që po u bëjnë militantëve të tyre në forcimin e kësaj urrejtjeje ndaj Edi Ramës dhe Shqipërisë burimin e ka në inferioritetin e tyre kulturor… Elektorati në Shqipëri nuk mashtrohet me k’si populista studentore, dhe për këtë ua ka tregu vendin kur provuan t’i fusin hundët në zgjedhjet parlamentare atje… E shumta që k’ta mund t’ja dalin politikisht në Shqipëri është pjesëmarrja në ndonjë shoë televizive përballe konspiracionistit Alfred Cako", shkruan Mirena.

Ora 14:16
Fotoja e Osmanit nga Samiti, gazetari nga Kosova: Klasa politike në Prishtinë ka ndjenja armiqësorë ndaj Shqipërisë politike

1654949125_2856412935667778881400887599025917889954537n.jpg

Gazetari Berat Buzhala ka publikuar në llogarinë e tij në facebook një foto të publikuar më herët nga Vjosa Osmani ku në darkën me kancelarin gjerman Schulz, ajo ka ‘prerë’ kryeministrin Edi Rama.

Në statusin e tij të FB, Buzahala shkruan se Presidentja e Kosovës është plot mllef dhe se nese do bënte një zgjedhje mes Vuçiçit dhe Ramês ajo do zgjidhte Vuçiçin. Ai shkruan se klasa politike në Prishtinë aktuale ka ndjenja armiqësorë ndaj Shqipërisë politike.

“Kqyre cfare foto ka zgjedhe Presidentja Osmani, me ilustru darken me Kryeministrin Schulz ????. Rama i preme n’midis . Viranja vec mllef osht. Me i thane, cilin po don me e hjeke prej darkes, Ramen a Vuciqin nuk ish mendu as 1 sekond, ta kish fluturu Ramen deri ne Konispol. Aktualisht e kena ne fuqi nje klase politike qe ndaj Shqiperise politike ka sentimente armiqesore. Per keta nuk ka rendesi qe Rama i ka fitu 50 perqind te votave shqiptare, qaq sa i kane fitu keta. Thaci kur u pat zgjedhe kryeminister ne vitin 2007, Berisha ka qene kryeminister ne Shqiperi. I paten tejkalu inatet personale, edhe paten arrite me i majte te dy shtete ne raporte te mira. Shume qesharake situata”, shkruan ai.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjon: 14/06/2022 13:33

    Kosova ka njerz ma te mencur se kjo.

    Përgjigju
  • Artan: 11/06/2022 20:16

    Nuk mendoj se vjosa po vepron mire keshtu. Me duket dhe shum veprim i pavend

    Përgjigju
  • Dritan: 11/06/2022 20:16

    Vjosa se ka ne terezi kshu sic e ka nisur

    Përgjigju
  • Alma: 11/06/2022 19:59

    E pabesueshme! Nese nuk eshte komenti ne sinkron te censures nuk publikohet. Mjerisht per shqiptaret qe jane shendrruar ne nje shoqeri edhe me te palire dhe me te keqe se para viteve 90 me nje autokrat tipik si Rama per vendet e afrikes. Akoma me mjerisht qe ai qe guxon dhe publikisht shprehet eshte Berisha!

    Përgjigju
  • Marjusi: 11/06/2022 18:54

    Nuk e kuptoj kete veprim te znj. Vjosa por shpresoj qe cdo keqkuptim te sqarohet. Pasi marredhenia me shtetet fqinje eshte paresore per kete qeveri.

    Përgjigju
  • Elo: 11/06/2022 18:14

    Nuk me duket veprim i drejt ndoshta mund te kete qene dhe gabim por nuk mendoj se do te ishte keshtu sepse neve kemi marrdhenie shum te mira me kosoven

    Përgjigju
  • Tirona re: 11/06/2022 18:12

    O budallicë duhet me u dobësuar ngs mëndja, jo nga trupi.

    Përgjigju
  • Fredi: 11/06/2022 18:07

    Rama e ka ndihmuar gjithmone Kosoven dhe nuk me duket ky nje veprim i drejte per te pasi e ka treguar shpesh qe ate vend e ka ndihmuar sa here j eshte dhene mundesia

    Përgjigju
  • Tafa: 11/06/2022 17:46

    Personalisht mendoj se ka qene nje veprim i nxituar dhe sduhej bere ne asnje menyre.

    Përgjigju
  • erta: 11/06/2022 17:43

    Me vjen vertet shume keq kur degjoj nje lajm te tille.Presidentia Vjosa ka bere shume gabim per kte veprim sepse Rama nuk ka bere gje tjter vecse ka bere te pamunduren per te ndihmuar Kosoven qe te zhvillohet njekohesisht me ne dhe kjo gje te pakten duhet te vlersohet nga te gjithe aq me pak nga zonja Vjosa.

    Përgjigju
  • Medi: 11/06/2022 17:42

    Ishte nje xhest shume i ulet ky i znj vjosa nuk e prisnim nga vellezerit tane

    Përgjigju
  • klodi: 11/06/2022 17:39

    ata ti vijne anash zotit rama por te marrin shembull dhe tiu bashkohen nismave te mira qe ndermerr zoti rama ne rajon

    Përgjigju
  • Fatma: 11/06/2022 17:24

    Mos u mundoni te beni lajme te kota dhe te kapeni ne veprime qe jane bere totalisht pa qellim te keq. Kryeministri yne e ka treguar mbeshtetjen e tij per kosoven gjithmone

    Përgjigju
  • Dritani: 11/06/2022 16:41

    Zoti Rama eshte perpjekur gjithnje te ndihmoje kosoven dhe ti afroje sa me shume shtetet

    Përgjigju
  • Redi: 11/06/2022 16:40

    Shqiperia dhe kosova kane qene dhe do mbeten gjithire aleatet kryesore te njera tjetres ne rrugen e tyre perpara pavaresisht ketyre krisjeve te vogla momentale

    Përgjigju
  • Nardi: 11/06/2022 16:37

    Ky esht nje veprim prej kalamani,kryeministri yne e ka treguar gjithmone qe esht krah kosoves dhe e ftoj te jet dhe pjes e open ballkan

    Përgjigju
  • igli: 11/06/2022 16:32

    ne cdo moment eshte treguar se kryeministri yne gjendet prane kosoves sone te dashur pertej faktit se jan keto gjera ne ajer nga osmani

    Përgjigju
  • Ana: 11/06/2022 16:24

    Kryeministri yne e ka treguar qe esht ene krahe te kosoves dhe keto lajme jane totalisht pa lidhje. Mos u kapni ne detaje qe stregojne asgje

    Përgjigju
  • Emi: 11/06/2022 16:22

    Me duket nje veprim qe mund te evitohej ky pasi z Rama kurre nuk ka dashur te kete keqkuptime me Kosoven por e ka ndihmuar ate ku ka mundur

    Përgjigju
  • Joana: 11/06/2022 16:21

    Nuk ka nevoje per veprime femijesh te tilla. Z. Rama ka qene gjithmone prane Kosoves dhe e ka ndihmuar dhe vleresuar ate. Zgjedhja per te perfshire ne OpenBalkan Shqiperine ka qene nje zgjedhje e bere per vendin e vet, sic ishte ajo e Kosoves per mos tu bere pjese.

    Përgjigju
  • rea: 11/06/2022 16:17

    Shume gabim ky veprim i presidentes se kosoves.Ne nuk duhet te krijojm earmiqsi me njeri tjetrin pergundrazi na duhet te qendrojme me te forte e me te bashkuar.Nuk mbaj mend ndonjehere qe Rama te kete bere nje veprm te papershtatshem kundrejt Zonjes Vjosa pervecse i ka dhene vetem respekt dhe mundohet te mbroje kosoven si te jete brenda territoreve tona.

    Përgjigju
  • era: 11/06/2022 16:13

    Shume veprim i pallogjikshem ky.Gjithmone Rama eshte perpjekur te ruaje nje maredhenie shume te mira me vendet e huaja aq me pak me kosoven qe e quajme pjese tonen dhe suksesin qe duam te arrijme e mendojme gjithmone me Kosoven ne krah.

    Përgjigju
  • Patoku: 11/06/2022 16:07

    Nuk mendoj qe ka qene nje veprim me qellime te keqija.

    Përgjigju
  • Lani: 11/06/2022 16:04

    Bejne shume gabim qe i mbajne meri shqipetareve pasi ne jemi ato qe i kemi ndihmuar perhere

    Përgjigju
  • Kleo: 11/06/2022 15:56

    Z.Rama e ka treguar gjithmone qe eshte prane Kosoves dhe kete gje e ka treguar edhe me takimin qe i beri Thacit keshtu qe mos lini te tilla gjera te hedhin vrere mbi Ramen

    Përgjigju
  • Ana: 11/06/2022 15:52

    Nuk e kuptoj kete veprim qe eshte bere nga ana e Osmanit por shpresoj mos te jete ashtu sic eshte pasqyruar ne media. Marredhenia mes vendeve duhet te qendroj e mire dhe mos te krijohen te tilla situata.

    Përgjigju
  • Geri: 11/06/2022 15:50

    skemi pse te degjojme vjosen me budalliqet e saj se i ka hyre vetja shume ne qejf kohet e fundit

    Përgjigju
  • Klajdi: 11/06/2022 15:47

    Kjo Vjosa ka luajtur mendsh krejt i ka hyre vetja shume ne qejf

    Përgjigju
  • Varia: 11/06/2022 15:31

    Siduket nuk i pelqen Osmenit perpjekjet e Shqiperise ne OKB ne favor te Kosoves nuk i pelqen as perkrahia e pERENDIMIT NDAJ SHQIPERISE nuk i pelqen osmenit as perkrahija e Amerikes ndaj SHQIPERISE sepse donte te ishte ne krye te SHQIPERISE miku i saj NONGRATA por mecfare kuptohet ai do te marre edhe tyj me vete- Ta gezosh se e meriton

    Përgjigju
  • Bububu: 11/06/2022 14:41

    Njeri MO I Shtirshem Se Kjo Presidente Un Nuk Kam PA

    Përgjigju
  • Tutu: 11/06/2022 14:27

    Baxhelle injorante …. Po e çojne Kosoven per lesh…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?