Ilir Mirena

Osmani 'preu' Ramën në foto, analisti: Veprimi i Vjosës e ka burimin te inferioriteti i saj dhe Albinit ndaj kryeministrit shqiptar

11 Qershor 2022, 15:22| Përditesimi: 11 Qershor 2022, 15:24

  • Share

Një tjetër reagim ka ardhur nga analisti e gazetari, Ilir Mirena mbi foton e publikuar nga Vjosa Osmani ku në darkën me kancelarin gjerman Schulz, ajo ka ‘prerë’ kryeministrin Edi Rama. Sipas analistit kosovar ky veprim i Vjosës vjen si pasojë e inferioritetit të saj dhe Albin Kurtit kundrejt kryeministrit Rama.

 "Urrejtja që ka Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, dhe nxitja që po u bëjnë militantëve të tyre në forcimin e kësaj urrejtjeje ndaj Edi Ramës dhe Shqipërisë burimin e ka në inferioritetin e tyre kulturor… Elektorati në Shqipëri nuk mashtrohet me k’si populista studentore, dhe për këtë ua ka tregu vendin kur provuan t’i fusin hundët në zgjedhjet parlamentare atje… E shumta që k’ta mund t’ja dalin politikisht në Shqipëri është pjesëmarrja në ndonjë shoë televizive përballe konspiracionistit Alfred Cako", shkruan Mirena.


Lajmi kryesor:

‘Distancë kilometrike’ me Ramën, Vjosa Osmani publikon foto nga Samiti i Selanikut, por ‘pret’ kryeministrin e Shqipërisë! Debate të forta në Prishtinë


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?