Dita Botërore e Mjedisit, nis pastrimi i bregdetit në Vlorë! Nxënësit pastrojnë vijën liqenore të Fierzës! Rama: Gati për të pritur turistët

5 Qershor 2023, 15:50| Përditesimi: 5 Qershor 2023, 15:58

  • Share

Në pritje të fluksit të turistëve, Task forca e prefekturës Vlorë, nisi aksionin për pastrimin e bregdetit.

Me qese në duar, nxënësit e shkollave të qytetit filluan mbledhjen e mbeturinave, ndërsa ndërmarrja e shërbimeve publike doli në terren me mjete për pastrim e plugim.

E shoqëruar nga kryebashkiaku Ermal Dredha, ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro, përveç pastrimit, premtoi më tepër siguri në plazhe.

Në Kukës, dita ndërkombëtare e mbrojtjes së mjedisit i gjeti nxënësit e shkollave, duke pastruar vijën liqenore të Fierzës.

Përt pastrimin e vendit reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se Pylli i Sodës, Pylli i Semanit, Shiroka, Plazhi i Talës, Kalaja e Beratit, zonat e plazhit, qytetet e rrugët kryesore, janë më të pastra dhe gati për të pritur turistët.

“Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, u angazhuan në zbatim të Planit Kombëtar të Pastrimit”, shkruan Rama.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?