Dita e 8-të e fushatës/ Kandidatët ‘derë më derë’, shtrëngojnë duart me qytetarët dhe bëjnë premtime

22 Prill 2023, 14:46| Përditesimi: 22 Prill 2023, 18:43

  • Share

TIRANË- 8 ditë nga nisja e fushatës zgjedhore, kandidatët e partive politike kanë vijuar me takimet elektorale ku kanë prezantuar edhe programet e tyre dhe kanë përcjellë mesazhe për elektoratin e tyre.

Emiriana Sako, kadidate e PS për zgjedhjet e 14 majit në Durrës takoi maturantët e “Naim Frashëri”-it të cilët votojnë për herë të parë. Ajo premtoi se nuk do të ketë më mësim me turne.

Nga ana tjetër, kandidati i koalicionit “Berisha-Meta”, Bardh Spahia ftoi banorët e lagjes nr 2 që masivisht të votojnë për t’i dhënë Shkodrës zhvillimin që meriton.

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja u kujtoi banorëve të lagjes “Çlirimi” kohën kur mbetjet urbane digjeshin fare pranë banesave të tyre. Ai shtoi se inceneratori shpëtoi banorët e Elbasanit nga ndotja helmuese, ndërkohë renditi edhe projektet e tjera që e presin Elbasanin 4 vitet e ardhshme. Llatja nënvizoi se një vëmendje I është kushtuar dhe shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

Ora 15:17
Xhakolli në Pogradec: Do ndërtojmë një fabrikë përpunimi për frutat me investitor të huaj, asnjë gram prodhim nuk do shkojë dëm

1682169550_922d14d6414946aabea95b23c9fc4582.jpg

Ilir Xhakolli, kandidati i PS në Pogradec ka bërë një analizë të punës së tij në drejtimin e Bashkisë. Ai bashku me banorët, ai tha se ka mbajtur premtimet e dhëna.

“Bashkë me banorët mbollëm fidanë të rinj në territorin e shkollës dhe diskutuam me ta për çfarë kemi bërë deri në sot dhe çfarë kemi projektuar në vijim.

Realizuam: Rrjetin e ri të ujësellsit. Ndriçim i ri rrugor. Rritëm cilësinë e shërbimit pastrimit si asnjëherë më parë”, tha ai,

Ndërkohë, ka prezantuar edhe projektet për të ardhmen.

“Ndërkohë që në vazhdim do të punojmë për: Kanalizimet e ujërave të zeza. Infrastrukturën rrugore në unazën e Stropckës. Ngritjen e një fabrike përpunimi për frutat me investitor të huaj, në mënyrë që asnjë gram prodhim të mos shkojë dëm”, tha ai.

Ora 15:08
Benet Beci në Shirokë: E di që mezi prisni fitoren e PS! Ta kthejmë Shkodrën si të gjithë qytetet e tjera

 

Kandidati i PS për bashkinë Shkodër, Benet Beci foli për zhvillimin e ekonomik gjatë takimeve në Shirokë.

Ai tha se është i vetëdijshëm që shkodranët mezi presin një fitore të PS, pas 30 viteve.

“Unë e di se shumë prej jush presin me padurim një fitore të PS, pas 30 viteve që ta kthejë Shkodrën në një qytet si gjithë qytetet e tjera, ku zhvillohet ekonomia turizmi, ku ka ndërtime, infrastrukturë e mirëqenie”, tha Beci.

Ora 15:00
Boçi takim me banorët e lagjes 28 nëntori: Elbasani po shuhet, kemi një bashki pa identitet

1682168522_deaq.JPG

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Luçiano Boçi u takua me banorë të lagjes 28 nëntori në qendër të Elbasani. Sipas Boçit, kur qendra e Elbasanit ka problematika të theksuara në infrastrukturë dhe gjendjen ekonomike të banorëve, imagjinohet se çfarë problematikash kanë zonat informale.

"Mendoja që duke qenë në qendër, ne do flisnim për projekte të mëdha që e bëjnë Elbasanin një qytet të shkëlqyer. Sepse kjo qendra jonë e Elbasanit bashkë me lagjen këtu, ka marrë vëmëndjen në thojnza, ka marë paratë. Në realitet të gjitha qeverisjeve lokale në 16 vite, i janë disbursuar paratë tona. Këtu duhet të shkëlqente gjithçka, por fatkeqsisht gjithcka është jo-estetike, jo e bukur, e papërshtatshme dhe ju këtë e shihni çdo ditë. Le të më thotë dikush, sepse qyteti ka dhe funksionalitet por ka edhe pamjen estetike. Le të më thojë dikush sa i bukur është ky shatërvani i Tre Urave? Njëri ta thojë! Jo vetëm që nuk është i bukur nga ana estetike, por nuk kuptohet çfarë domethënie ka", tha Boçi.

Ora 14:49
Kandidatja e Berishës dhe Metës në Korçë: Qytetarët duan ndryshimin

1682167818_gew.JPG

Ledina Alollli, kandidatja e Koalicionit Bashkë Fitojmë në Korçë tha se banorët e Bulgarecit duan ndryshimin në 14 maj. Një nga premtimet e saj ishte se fokus do të ketë bujqësinë.

“Mes banorëve të Bulgarecit ajo që më ra në sy është nevoja e njerëzve për të folur, për të kërkuar, për të ndjekur ndryshimin. Kjo energji, është një domosdoshmëri e kohës: duhet besim, shpresë, që gjërat mund të kenë një tjetër mënyrë administrimi me njerëz të tjerë që zgjidhen në krye të administratës lokale. Banorët e Bulgarecit do të kenë për qëllim të punojnë tokën dhe të marrin prodhimin e parashikuar, ne do të kujdesemi që prodhimi të ndjekë zinxhirin e tregtimit dhe të kthehet në fitim dhe interes për ta.

Për një drejtim tjetër të Bashkisë Korçë, që ka të shenjtë prodhimin vendas dhe interesin e bujqve dhe fermerëve tanë. Për një drejtim tjetër, që lehtëson banorët e njësive administrative nga burokracitë dhe tarifat e padrejta”, tha Alolli.

Ora 14:49
Kryebashkiakja e Durrësit me maturantët: S'do ketë më mësim me 2 turne në gjimnazin 'Naim Frashëri'! Me mbështetjen tuaj do hapim kapitull të ri

 

"Brenda këtij viti nuk do të ketë më mësim me dy turne për shkollën tuaj, por ju do të mësoni në një godinë tërësisht të re dhe me kushte moderne". Kështu është shprehur Emiriana Sako, kryebashkiakja e Durrësit dhe njëkohësisht kadidate e PS për zgjedhjet e 14 majit, në takimin e zhvilluar me nxënës dhe maturantë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” të qytetit të Durrësit. Në këtë takim kryebashkiakja Sako shoqërohej nga deputetja e Partisë Socialiste  Klodiana Spahiu. Duke evidentuar faktin se shkolla e mesme Naim Frashëri është një nga dy shkollat më të mira të Durrësit, me histori dhe traditë në arsimimin e brezave, kryetarja e bashkisë Emiriana Sako tha duke iu drejtuar maturantëve se duam besimin dhe mbështetjen tuaj për të vazhduar edhe në mandatin e dytë me shumë projekte të tjera për të rinjtë, nxënësit e shkëlqyer e sportistët.

"Qyteti i Durrësit me mbështetjen e kryeministrit Rama ka bërë të mundur hapjen e një vizioni për zhvillimin e qytetit siç janë portet, stadium që do të jetë pol zhvillimi i ri por edhe shumë projekte të reja në infrastrukturë. Punët e mira nuk bëhen vetëm. Por nëse kemi mbështetjen tuaj e bashkëpunimin me ju dhe arrini të përcillni zërin e kërkesat tuaja në Bashki do hapim kapitull të ri në zhvillimin e qytetit tonë", tha Sako.

Në bashkëbisedimin me këta të rinj votues për herë të parë, kryebashkiakja Sako i është përgjigjur pyetjeve të tyre, që lidheshin me terrenet sportive, parqet, hapësirat e gjelbra, bibliotekën etj. Sako u ka shpjeguar me detaje të pranishmëve projektin për ndërtimin e stadiumit të ri, rikonstruksionin e pallatit të sportit “Ramzan Njala”, parkun Vala në lagjen 18 si dhe rikualifikimin e hapësirave të lulishteve pranë muzeut dhe në lagjen 18.

Ora 14:47
Arbana: Do punojmë që 4 vitet e ardhshme të gjithë të pastrehët në Shijak të kenë një shtëpi të tyre

 

Elton Arbana, kandidat i socialistëve për Bashkinë e Shijakut ka premtuar se do punojnë që në 4 vitet e ardhshme të gjithë të pastrehët të kenë një strehtë mbi kokë. Ai tha se një punë e madhe është bërë me punësimin e të rinjve në zonë.

“Jam fokusuar shumë që kush i ri apo e re në Shijak, të ketë një vend punë dhe në katër vite kemi punësuar rreth 70% e të rinjve. Kemi mbyllur një mandat të suksesshëm në Bashkinë, duhet të ecim përpara dhe të shohim se si të përmirësojmë vendim tonë. Shumë shpejt do të nisë asflatimi i rrugëve të qytetit dhe në 4 vitet e ardhshme do të merremi me njësitë administrative. Do punojmë që të gjithë të pastrehët të kenë një strehë mbi krye”, tha ai.

Ai u ndal të rindërtimi ku shtoi se janë rindërtuar 31 pallate, 802 banesa individuale, 5 shkolla dhe 2 kopshte , duke thënë se ka ende punë për të bërë.

Ora 14:15
Bardh Spahia në takim me shkodranët: Ndryshimi fillon në 14 maj

SHKODËR- Gjatë takimeve me qytetarët e lagjes nr.2, kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia ftoi shkodranët që ta votojnë masivisht për t’i dhënë Shkodrës zhvillimin që ajo meriton, ndërsa e cilësoi të rëndësishme për fatin e vendit këtë betejë elektorale.

“Duhet ndryshuar ky realitet dhe duhet puna dhe kontributi i të gjithëve. Ndryshimi fillon nga 14 maji. E kemi nevojën që të bëjmë sa më shumë shokë e dashamirët në 14 maj të kutia e votimit”, tha Spahia.

Qytetarët i tha Spahisë se nuk bien pre e presioneve.

Banori: Mua nuk më zë kush, o më jep voton o me presion, të më japësh 1 mln euro nuk e jap votën

Bardh Spahia: Kjo është më e mira, kjo duhet të jetë fryma është çështje e dinjitetit personal dhe bravo të qoftë.

Pas lagjes nr.2, Spahia vijoi takimet në zonën e Dobracit ku edhe atje prezantoi te banorët dhe bizneset programin e tij 4 vjeçar për drejtimin e Shkodrës dhe mori mbështetjen e tyre që ta vijojnë këtë punë të nisur edhe pas 14 Majit.

Ora 13:46
Gjiknuri dhe Llatja takime në lagjen 'Çlirimi': Zhvillimi i Elbasanit është i lidhur me fatin e qeverisjes së PS;Gledi është modeli i punës

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri së bashku me Kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja dhe me deputetin Florenc Spaho u ndalën në një bashkëbisedim me banorë të lagjes “Çlirimi” në Elbasan. 

Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik, theksoi se fushata e PS-sëështë një fushatë konkrete, me punë të bëra dhe projekte për të ardhmen. 

“Ka shumë arsye që duhet që Gledi të dalë mirë. Së pari ne na duhet zhvillimi i Elbasanit, por zhvillimi i Elbasanit është i lidhur me fatin e qeverisjes së Partisë Socialiste, se këtu mund të vijnë shumë kandidatë dhe të hapin thesin e premtimeve. Këtu u përmendën ca, se këtu kandidati kundërshtar hapi thesin, jo të premtimeve, por të fantazive, do bën Disneyland në Elbasan. Dy ka gjithë bota, i treti do vika në Elbasan. Një është në Florida, një në Paris dhe i treti do vika në Elbasan.  Por unë e di se populli nuk i ha këto, po tani shqiptarët kanë parë botë, kanë lëvizur, e dinë mirë si është biznesi, e dinë mirë se si bëhen gjërat, kështu që kam frikë se ai kundërshtari ka mbetur tek niveli i mashtrimit shumë të dobët që nuk e lartëson figurën e tij, pavarësisht se ka nivel të lartë në partinë e Sali Berishës”, tha ai.

Duke bërë krahasimin e premtimeve imagjinare të alternativës përballë, Gjiknuri theksoi sa i rëndësishëm  është zhvillimi dhe bashkëpunimi qeveri-bashki. 

“Pa binomin bashki-qeveri politikisht, zhvillimi vihet në pikëpyetje. Pse? Sa herë që PD-ja ose opozita merr një bashki, ndërpret komunikimin me qeverinë, fillojnë të gjitha projektet vihen në pikëpyetje. Bashkia e Elbasanit nuk i ka mundësitë financiare, që me taksat e qytetarëve t’i bëjë të mundura të gjitha këto që u thanë këtu. Patjetër që detyra e kryetarit të bashkisë është që të mirëadministrojë fondet, të bëjë projekte, të bëjë këto ndërhyrjet e vogla nëpër lagje, nëpër fshatra, nëpër periferi, asflatime lagjesh që janë detyrë direkte e bashkisë, por projektet  e mëdha si ujësjellës, kanalizime, ato që u folën për rrugët, rehabilitimin e Lagjes së Kalasë, “Auto Moto Parku”, ajo shëtitorja që duhet ta ketë Elbasani, të gjitha këto bëhen vetëm me mbështetjen e qeverisë. Epo vota për Gledin është dhe votë për vazhdimin e atij projekti, kjo është shumë konkrete. Kush nuk do ta dojë të vazhdojnë investimet në rrjetin e ujësllës-kanalizimeve?! Vetëm këtë vit ca nga  projekti  i qeverisë me KFË, ca nga financimet e buxhetit të shtetit, në mos gabojnë janë 16 mln euro të tjera që do të hidhen në Bashkinë e Elbasanit. Pse duhet ti vëmë në pikëpyetje ne këto? Se ka mbetur njëri pa punë, një aty tek opozita  dhe do të marri Bashkinë? Jo, qytetarët e Elbasanit do të zgjedhin infrastrukturën e tyre,  të ardhmen e qytetit të tyre, prandaj them që vota më 14 Maj vlen edhe për këtë dhe shumë e shumë gjëra të tjera”,deklaroi Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve vijoi më tej duke shtuar se binomi Berisha-Meta nuk mund të gjejnë shpëtimin e tyre në Elbasan, sepse elbasanasit janë qytetarë të zgjuar dhe dinë të bëjnë dallimin.

 “Ka kapur ai studio kombëtare se qenka Nënkryetar i PD-së ky lejtnanti i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Se ashtu është lejtnant, numri 2 i tyre, se ata janë baballarët e vërtetë në politikë: Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe ai nuk do ta pranojë këtu, thotë se jam këtu për qytetarët e Elbasanit. Këtu e heq “atë lëvozhgën politike”, por kur i thonë: ore çfarë partie je ti? Thotë: Po jo çke ti, se unë e kam personale. Si qenka kjo personale, pse të ka zënë në hall ty, se vetëm këtu kam dëgjuar. Më tha njëri: më tha Luçi e kam hall personal. Çfarë halli personal ke ti mor vëlla? Hall është kur të bie një fatkeqësi, ke nevojë për ndihmë, por se do ti të bëhesh kryetar bashkie, qenka hall personal? Jo mo, është zgjedhja jote dhe atyre dy çakejve që të sollën ty këtu. Unë nuk kam nevojë të rri nëpër studio, të bëj debate me atë që s’ka asgjë në dorë dhe që për 4 vjet nuk është se e ka ngritur zërin për këto problemet, që u kujtuan tani të hyjnë në ndonjë lagje”

Gjiknuri siguroi se vëmendja kryesore e tij si drejtues politik, do të jetë pikerisht ndaj personave të papërgjegjshëm në administratë, të cilët lodhin e mundojnë qytetarët duke mos u dhënë shërbimin e duhur. 

“Një nga detyrat tona në këtë fushatë, ka njerëz të papërgjegjshëm në administratë që u bëjnë dëm qytetarëve dhe këtu kur them ekip politik, këtë kam parasysh si drejtues, si kapiten i këtij ekipi: të çojmë të drejtën në vend. Ku ka njerëz në administratë shtetërore që u bien në qafë njerëzve, ne ti shkundim, t’u tregojmë forcën e së drejtës dhe ligjit dhe kjo është detyra jonë politike dhe këtë do ta bëjmë si ekip.  Dhe kjo votë vlen dhe për atë që është i mërziturdhe për t’i thënë që ka një ekip politik, ka një garanci politike, besoni tek ndryshimi i Partisë Socialiste dhe tek Gledi. 
Rruga e zhvillimit të Bashkisë së Elbasanit nuk është e shkëputur nga Partia Socialiste dhe patjetër që njeriu është kyçi këtu; ne të gjithë bashkë si ekip, se në fund të fundit se në politikë mund të themi shumë, por njerëzit bëjnë diferencën. Gledi flet pak, dëgjon shumë. Patjetër ne si ekip, bashkë me Kryeministrin Rama, do të merremi edhe me gjërat e mëdha, që janë dhe gjërat e Gledit, por dhe gjërat e çdo elbasanlliu që duhet të jetë krenar për qytetin e tij.”

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja u kujtoi banorëve të lagjes “Çlirimi” kohën kur mbetjet urbane digjeshin fare pranë banesave të tyre. Ai shtoi se inceneratori shpëtoi banorët e Elbasanit nga ndotja helmuese, ndërkohë renditi edhe projektet e tjera që e presin Elbasanin 4 vitet e ardhshme. 

“Ju e mbani mend këtu,nuk hapnit dot dritaret nga fusha e mbetjeve, dhe sot ne aty po bëjmë një nga investimet kryesore të qeverisë shqiptare, një shëtitore gjigande.  Me mbarimin e Auto Moto Parkut ai aty ka për të qenë poli kryesor i zhvillimit ekonomik të Elbasanit dhe Shqipërisë së Mesme. Përvec turistëve se patjetër që do vijnë,do vijnë biznese, do vijë ekonomia, atë që duam më shumë,ekonominë, të kemi ekonominë për vendin tonë, të kemi ekonomi për Elbasanin.  Ne po bëjmë modelin më të mirë të sistemimit urban të lagjeve tona. Po bëjmë projekte shumë të mira për Elbasanin, duam t'a zhvillojmë, duam të bëjmë rrugët, të zgjidhim problemet infrastruktutore, ndaj kemi bërë riasfaltimin e "Dhimitër Bekës", " Naum Panxhi”, tha Llatja.

Kryebashkiaku Llatja nënvizoi se një vëmendje I është kushtuar dhe shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

“Bashkë me Damianin dhe me Kryeministrin do të punojmë cdo ditë për By - Pass-in e Elbasanit se po projektohet ti gjejmë dhe  fondet, të vazhdojmë dhe me Korridorin 8 - të . Ne po mbështesim shtresat në nevojë, ne po i qëndrojmë pranë komuniteteve në qytet dhe në fshat”, tha Llatja. 

Deputeti Florenc Spaho teksa bëri thirrje për mbështetje për Gledin dhe ekipin e këshilltarëve socialist, theksoi se Gledi i duhet Elbasanit për të bërë të mundur zhvillimin e mëtejshëm të tij.

“Të flasësh për punën që ka bërë Gledi në Elbasan, nuk mjafton vetëm një takim, por edhe të gjithë ne si ekip, dhe ky është edhe dallimi ynë me palën tjetër , ne jemi një ekip.Gledi i duhet Elbasanit sepse Elbasani do vepra dhe jo fjalë boshe të politikave të dështuara si flluska sapuni. Gledi i duhet Elbasanit sepse është cuni i këtij qyteti, ka qëndruar krah për krah qytetarëve,në problemet që ka qyteti, në problemet që ka çdo qytetar. Gledi është fjalë pak dhe punë shumë, me plot ide dhe projekte ambicioze”, nënvizoi Spaho.

Ora 10:29
Sako në takim me maturantët: Do hapim konkursin ndërkombëtar për stadiumin e Durrësit, do jetë qendër moderne gjthpërfshirëse për të rinjtë

“Qyteti i Durrësit do të ketë një stadium të ri, në të cilin do të ketë edhe shumë mjedise të reja gjithpërfshirëse në funksion të të rinjve”.  Kështu është shprehur kryebashkiakja dhe kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë Durrës Emiriana Sako në takimin e zhvilluar me maturantë dhe të rinj të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti” që votojnë për herë të parë. Në këtë takim kryebashkiakja Sako shoqërohej edhe nga deputetja e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu.

Në fillim të takimit kryebashkiakja Sako është shprehur se me vjen mirë që tashmë kanë nisur punimet për ndërtimin e godinës se re të shkollës “Gjergj Kastrioti”, pasi edhe vetë kam mësuar në këtë shkollë, e cila është një nga dy shkollat më të mira të qytetit”.  Ajo ka renditur disa nga projektet më të rëndësishme që vijnë në shërbim të nxënësve, maturantëve si dhe gjithë të rinjve të qytetit. Ndër më  të rëndësishmit, Sako ka përmendur projektin për stadiumin e ri, ku bashkë me stadiumin do të krijohen edhe shumë mjedise të tjera në mënyrë që aty të ketë një qendër gjithpërfshirëse për të rinjtë, si salla për argëtimin e tyre dhe bibliotekë.  Nëpërmjet Këshillit Vendor Rinor, maturantët e Durrësit, nëpërmjet personave që kanë zgjedhur vetë, janë bërë pjesë e përcjelljes së zërit dhe interesave të tyre në bashki. 

Prej vitesh bashkia financon nxënësit ekselentë me bursa dhe fituesit e olimpiadave kombëtare, por tashmë bashkia, në buxhetin e këtij viti, ka marrë vendimin për zgjerimin e fashës së nxënësve përfitues ku do të futen edhe ata të arsimit 9-vjeçar deri në klasën e pestë. 

Parku “Vala” është një tjetër projekt i rëndësishëm ku do të ketë mjedise të reja sportive dhe argëtimi për fëmijët dhe të rinjtë. Puna ka filluar në lagjen 18 dhe pas përfundimit, aty do të ketë fusha të reja për sporte të ndryshme, si basketboll, minifutboll, volejboll, tenis etj. Në këtë pikë, po punohet për rehabilitimin e të gjitha terreneve sportive në njësitë administrative të bashkisë. 

Kryebashkiakja Sako ka folur edhe për investimet që janë kryer në parqet, shtimin e hapësirave të gjelbra dhe mbjelljen e pemëve. Lulishtja pranë mauzoleut të dëshmorëve ka përfunduar dhe tashmë aty kemi një hapësirë shplodhëse më të mirë për të gjitha moshat, ndërkohë që po punohet për rehabilitimin e lulishtes në lagjen 17. Në shëtitoren “Taulantia” janë mbjellë 1000 pemë të reja, por brenda mandatit 4-vjecar synohet që të mbillen 10 mijë pemë të reja në total. 

Një qendër e re rinore multifunksionale do të ndërtohet brenda këtij viti në hapësirën mes pallateve të bashkisë në lagjen 17, ndërkohë që aktualisht po punohet për rikonstruksionin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Edhe në këtë qendër, punimet e së cilës përfundojnë pas 2 muajsh, do të ketë mjedise tërësisht të reja për zhvillimin e kurseve të ndryshme për nxënësit me aftësi të mira në fusha të caktuara të arsimit, kulturës dhe arteve.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/04/2023 03:15

    Nga gjithe kjo tufe kandidatesh qe na u prezantuan,vetem dy dua te vecoj:1-Bocin,qe i ka mbetur vetem nje obsesion pa vlere-shatervani dhe 2-Sako,me nje tjeter premtim pa vlere sic eshte stadiumi dhe menyra si do te ndertohet.Zonjeza Sako,nje kantier modern ndertimi anijesh do te kishte me vlere,se sa stadiumi,por dhe per kete te fundit,kerkon qe projektin t'ia besh me konkurs nderkombetar!Pse nuk hap nje konkurs kombetar me pare? Nuk jane me fat te gjithe arkitektet shqiptare qe pasi te diplomohen per arkitekture te behen bashkiake si zotrote.E pe sa te vlejti lekura ne Itali dhe na u ktheve ne Shqiperi,por ama edhe aty i hyre menjehere politikes e u bere bashkiake.Pse nuk vazhdove profesionin,apo dhe ketu kishe konkurence?! Ah ,po harrova,eshte veshtire te konkurosh me studiot arkitekturore te huaja edhe per nje stadium.

    Përgjigju
  • Tophana: 22/04/2023 20:17

    Bardh Spahia i biri bashkepunetorit te Sigurimit te Shtetit Ali Spahise.

    Përgjigju
    • Kola: 22/04/2023 21:27

      Tan spiuna Meta Spahia non grata Berishe nje stan spiunash

  • Parrucjani: 22/04/2023 15:08

    Ajo shitesja qe po lehte si kalin nuk paguan asnje taks te Qeveris !por demokratet e qelbur te Shkoder jane mesuar te lehin e te shpifun!sene ne kohen e Sali Qenit edhe jua ka marr taksat perseri non grata mbetet i mir per ta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?