Politikë

Dita e Bashkimit të Gjermanisë, Meta homologut: Mirënjohje për mbështetjen tuaj, në kapërcimin e vështirësive për hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE

3 Tetor 2021, 12:46| Përditesimi: 3 Tetor 2021, 12:47

  • Share

Presidenti Ilir Meta me rastin e ditës së bashkimit të Gjermanisë ka përcjell urimet e tij për popullin gjerman.

Duke iu drejtuar presidentit Frank-Walter Steinmeier në këtë ditë të veçantë dhe të rëndësishme për Gjermaninë me shumë gëzim dëshiroj të vlerësoj miqësinë e thellë e të sinqertë si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston ndërmjet dy vendeve e dy popujve tanë.

Mesazhi i plotë i presidentit: 

I nderuar zoti President, Shkëlqesia Juaj, Frank-Walter Steinmeier

Me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, të përcjell urimet e mia më të ngrohta e të sinqerta për Ju dhe popullin mik gjerman.

Në këtë ditë të veçantë  dhe të rëndësishme për vendin dhe popullin Tuaj, me shumë gëzim dëshiroj të vlerësoj miqësinë e thellë e të sinqertë si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston ndërmjet dy vendeve e dy popujve tanë.

Vendi im mbetet thellësisht mirënjohës për mbështetjen e sinqertë dhe avokatinë e drejtpërdrejtë të Gjermanisë, si për vazhdimësinë gjeo-strategjike të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe për kapërcimin e vështirësive në procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Dëshiroj t’Ju falënderoj, Zoti President, edhe për mbështetjen që vendi Juaj, përmes Procesit të rëndësishëm të Berlinit, hapi një perspektivë të qartë politike dhe ekonomike integruese në Bashkimin Europian për të gjitha vendet e rajonit tonë dhe t’Ju siguroj se ky proces jetik për të gjithë ne, mbetet rruga më e qartë e më e sigurt për integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në familjen dhe vlerat europiane.

Nënvizoj, në këto çaste të rëndësishme për të gjithë rajonin tonë, se do të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer mes vendeve tona, si dy vende anëtare të NATO-s, për çështjet e sigurisë rajonale, në dobi një rajoni të paqtë, të begatë dhe të integruar në Bashkimin Europian.

Së bashku me urimet më të mira për Ju, si dhe për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Gjermanisë, ju lutem, pranoni zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.


Lajmi kryesor:

Dita e Bashkimit të Gjermanisë, Nikolla: Rënia e Murit të Berlinit, lajmëroi erën e ndryshimeve që po vinin, Meta: Gjermania mbështesë e Shqipërisë në hapjen negociatave me BE


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?