Karnavalet në Shkodër, kryeministri Rama i bashkohet festimeve së bashku me familjen e tij

24 Shkurt, 19:20| Përditesimi: 25 Shkurt, 10:36

  • Share

Festës plotë ngjyra të karnavaleve të Shkodrës, i është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama së bashku me familjen e tij. Ai ka marrë pjesë në spektaklin e dritave ku ka shijuar magjinë e kësaj feste.

Së bashku me kryetarin e bashkisë Benet Beci, kreu i qeverisë ka parë nga afër edhe godinën e kinemasë e cila është përfshirë në rikonstruksion.

Kryeministri nuk ka dhënë asnjë koment gjatë kësaj vizite, duke zgjedhur që të shijojë këtë festë së bashku me qytetarët e tjerë. Një ditë më parë festës së karnavaleve iu bashkua edhe ministrja Elisa Spiropali.

Tradita e karnavaleve në Shkodër daton që në vitin 1864, ndërkohë që zbukurimet me një dekor shumëngjyrësh kanë përfshirë gjithë qytetin.

 

 

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mohammad: 26/02/2024 14:50

    Shkoder loces i kushtoj 33 vite partia punes ne demokraci se per fat te keq perkrahen ish sekretar partie sali berishen qe ka qene unik per"format e edukimit" e interrnime.????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?