Dita e Europës, ambasadori Gonzato: Sinjalet nga BE të qarta, duhet të përfundojmë integrimin e Ballkanit Perëndimor! Realizoni reformat

9 Maj, 10:32| Përditesimi: 9 Maj, 15:55

  • Share

TIRANË- Në Ditën e Europës, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato dha edhe njëherë mesazhin se integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor dhe një prioritet. Ambasadori mori pjesë në një aktivitet në kuadër të Ditës së Europës, Gonzato tha se BE e ka kuptuar tashmë që duhet të përfundojë procesin e integrimit, duke thënë se sinjalet janë të qarta nga unioni.

Por, Gonzato theksoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të çojnë para reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian.

“Nga Brukseli ka sinjale të qarta se jemi në një moment tjetër të procesit të zgjerimit. E kemi kuptuar që në duhet ta plotësojmë procesin e integrimit, ta përfundojmë atë. Po integrojmë një pjesë të rëndësishme të euro në këtë projekt fantastik, sinjalet janë të qartë, çelja e negociatave për anëtarësim jo vetëm me Shqipërinë, me Bosnjen, me Maqedoninë dhe shpejtësia me të cilat shtete anëtarët dhe PE kanë rënë dakord për planin e rritjes, por edhe për reforma që janë kyçe për të ndërtuar këtë lloj shoqërie që kërkojmë”, tha Gonzato.

Kryediplomati Igli Hasani e cilësoi integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë si një pikë kyçe për Bashkimin Evropian, proces për të cilin bëri thirrje të mos ketë vonesa apo ngecje.

“Fjala kyce për Evropën sot, por sidomos për ne është përshpejtimi I integrimit dhe jo ngecja ne vend jo kthimi mbrapa. Vetëm kështu Evropa mund të jetë më e plotë dhe më e sigurt përballë çdo sfide. Shpesh dëgjojmë të thuhet integrimi Shqipërisë në Evropë, kufijtë e Evropës nuk janë vetëm ato gjeografik por edhe shpirtërorë dhe ky përjetim I bën shqiptarët të ndihen gjithmonë evropianë", tha Hasani.

Dita e Europës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE, Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?