Sot shënohet 'Dita e Evropës', Rama: Shqipëria, më afër se kurrë ëndrrës së vjetër

9 Maj, 08:47| Përditesimi: 9 Maj, 09:37

  • Share

Sot është Dita e Europës, e cila tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo viti. Në fillim ajo u caktua nga Këshilli Europian si Dita e Europës, por më vonë Bashkimi Europian e përcaktoi 9 majin në përkujtim të deklaratës Schumanit të vitit 1950.

Kryeministri Edi Rama përshëndeti sot Ditën e Evropës, e cila, siç u shpreh ai e gjen Shqipërinë më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare për integrimin në BE. 

“MIRËMËNGJESI dhe në këtë Ditë të Europës, e cila e gjen Shqipërinë më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare me diellin që lind andej nga perëndon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Dita e Europës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE, Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake. Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Europës”.

Ora 09:26
Dita e Europës, Xhixho: Pesë prioritetet e Partisë së Lirisë, qëllim integrimin europian

1708978570_xhixho.png

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me Ditën e Europës. 

Sipas Xhixhos, pesë prioritetet e Partisë së Lirisë kanë për qëllim integrimin europian.

"Sot është 9 Maji dita e Europës, dita e lindjes së projektit më të madh të paqes, unitetit dhe bashkëpunimit politik në kontinentin e vjetër. Në shtatë dekada të rrugëtimit të tij, jo pa pengesa, ai mbetet padyshim projekti më i qëndrueshëm politik, ekonomik dhe social. Dita e Europës është momenti që na kujton sfidat me të cilat duhet të përballemi për t’u bërë pjesë e saj, por edhe bindjen se nuk ka rrugë tjetër përveç integrimit në BE për Shqipërinë. Kjo ditë na kujton edhe njëherë se Europën duhet më së pari ta ndërtojmë këtu, duke e bërë Shqipërinë një vend që u ofron mundësi të gjithëve e jo vetëm e disave.

Largimi i të rinjve, mungesa e shpresës, varfëria, korrupsioni, pabarazia dhe abuzimi me pasuritë kombëtare mbeten problemet madhore që duhet të adresojmë gjatë udhëtimit tonë drejt BE-së. Pesë prioritetet e Partisë së Lirisë kanë për qëllim integrimin europian. Ndaj përmes integrimit ekonomik, investimit te kapitali njerëzor përmes edukimit, zhvillimit të bujqësisë dhe shndërrimit i Shqipërisë në fuqi eksportuese, ne synojmë ta afrojmë Shqipërinë më shpejt te familja të cilës i përket. Partia e Lirisë është e vetëdijshme se ky proces është mbi të gjitha proces meritokracie dhe përmbushjeje detyrimesh ndaj Bashkimit Europian dhe jo propagande boshe. Gëzuar ditën e Europës", shkruan Xhixho. 

Ora 08:50
Dita e Europës, Nikolla: Të ecim më shpejt drejt BE, kësaj “mrekullie hyjnore” në tokë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dhënë një, mesazh me rastin e Ditës së Evropës.

“9 Maji, Dita e Evropës, është dita që na shpie te ëndrra, rrënjët, qytetërimi, identiteti, vizioni dhe destinacioni ynë i natyrshëm evropian, drejt kësaj “mrekullie hyjnore” në tokën e kontinentit të vjetër.

Mbështetja e mbizakonshme popullore e anëtarësimit në Bashkimin Europian është një frymëzim i madh, por edhe një sfidë për Kuvendin e Shqipërisë, për lidershipin tonë të ecjes sa më shpejt drejt familjes së madhe evropiane.”

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/05/2024 04:16

    Today is /World donkey day/ too!

    Përgjigju
  • Po mër po: 09/05/2024 09:40

    Kjo Xinxërfilja e Metës ka 5 prioritete. E kush të beson ty moj Like.

    Përgjigju
  • Po mër po: 09/05/2024 09:30

    Mund të flisni për Europën reale, dhe jo atë të ëndrrave me syhapur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?