Naftëtarët e Ballshit paralajmërojnë se do i bashkohen: Kërkojmë bukën e fëmijëve! Kompania afat deri në 14:30

17 Shkurt 2020, 10:11| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 13:26

  • Share

FIER- Naftëtarët e Ballshit, të cilët kanë rreth 5 muaj pa u paguar, kanë paralajmëruar se do t'i bashkohen grevës së urisë të punëtorëve të Pompimit në Poçem. Ato i kanë lënë afat kompanisë deri sot më 14:30, që nëse nuk arrihet në një zgjidhje nga takimi i sotëm atëherë do të futen në grevë urie në Poçem.

"Ne kemi konsumuar të gjitha takimet me pronarin e madh, kemi shkruar edhe në ministri. të dyja palëve u është bërë e ditur që të gjendet një zgjidhje afatgjatë dhe të na paguhen pagat e prapambetura. Do t' detyrojë palët të vijnë këtu dhe jo të shkojmë më në Tiranë. Një pjesë e jona të përfaqësojë 900 punonjësit që janë jashtë. Dy kërkesa tona janë të panegociueshme, shlyerja e pagesave të prapambetura dhe vazhdimësia e punës për në Kombinat. Ka pasur një zhvillim, thirremi në mëngjes se kompania ka një takim.

Na është kërkuar që të mos hyjmë në grevë deri në orën dy. E gjithë rruga ligjore është ndjekur, kemi marrë leje dhe për grevës. Sot kemi dalë të kërkojmë dinjitetin e naftëtarit dhe bukën e fëmijëve tanë. Nuk janë 10 apo persona që kanë ndjekur këtë rrugë, nëse ne do hyjmë do bëhet nga të gjithë ne. Ose të gjithë ose asnjë. Në 14:30 do vij nga Fieri, nëse nuk plotësohen kriteret e panegociushme", tha përfaqësuesi. Punëtorët e Poçemit hyjnë në ditën e 5 të rezistencës, disa prej të cilëve kanë filluar të shfaqin probleme shëndetësore.


Lajmi kryesor:

'Timonin që deshe ta dhamë, tani mos na ço në greminë'! Dita e pestë e grevës në Ballsh, punëtorët: Jemi shqiptarë, jo somalezë (VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?