Dita e parë e shkollës, trafiku rëndon për disa orë kryeqytetin! Dyfish më shumë makina në qarkullim

12 Shtator 2022, 13:54| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 21:52

  • Share

TIRANË- Fillimi i vitit të ri shkollor paralizoi kryeqytetin. Që prej orës 07.00 të mëngjesit deri në tre orë në vijim Tirana ishte e renduar nga trafiku dhe numri i madh i automjeteve në rrugë. Jo vetëm rrugët kryesore, por edhe ato dytësore ishin të bllokuara, sidomos në afërsi të shkollave, pavarësisht se policia rrugore dhe policia bashkiake ishin në krye të detyrës.

Unaza e Mesme e Tiranës, me pikat e saj kyçe Zogu i Zi, ish-Stacioni i Trenit, “Vasil Shanto”, Medreseja, shkolla “5 Maji” ishin të pakalueshme nga ora 07:00 deri në 10:00. Trafik i rënduar ishte edhe në Unazën e Re. Rruga “Teodor Keko” i ngjante së kaluarës, pavarësisht investimit në dy vitet e fundit. Por radha e makinave ishte e madhe edhe në rrugica të kryeqytetit, duke vijuar deri në Kamëz, Kombinat, Sauk dhe “Don Bosko”.  “Taxi Lux Albania”, sot u dyfishuan automjetet në Tiranë dhe për këtë ka disa arsye.

"Trafiku është shtuar ndjeshëm sot, mund të jenë rreth 30 mijë makina që lëvizin në Tiranë në këtë orë. Problemet nuk vijnë vetëm nga shtimi i makinave që lëvizin prindërit për të dërguar fëmijët në shkollë, janë shtuar edhe autobusët e shkollave. Si pasojë ka kaq shumë radhë në të gjitha rrugët kryesore", tha ai. 

Përtej vendimit të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, për shmangien e efektivëve në rrugë, këtë të hënë Policia Rrugore ishte përqendruar në akset problematike pranë shkollave.  Synimi ishte ndihma për prindërit shoferë dhe jo ndëshkimi. Kjo ishte vetëm dita e parë e një sezoni të gjatë, mes shirash dhe radhëve të gjata të trafikut në Tiranë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 12/09/2022 15:57

    Vazhdoni me ecure pake se ka nevoje trupi

    Përgjigju
  • ceni: 12/09/2022 15:31

    keshtu behet trafiku , kur e ke mbushur tiranen me pallate o erion veliaj

    Përgjigju
  • Une: 12/09/2022 14:31

    Qellimi i dites.. me mire 1 ore ne makine se 10 minuta ne kembe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?