Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar për Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit ndaj hebrenjve. Nikolla shkruan se shqiptarët janë krenarë për mbështetjen që u kanë dhënë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Sot, në 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, një ndër kapitujt më të errët të historisë së njerëzimit, kur nazistët shfarosën mbi 6 milion hebrenj, ne shqiptarët jemi krenarë për mbështetjen që u kemi dhënë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Si i vetmi vend që në kohë të vështira ka shërbyer si një atdhe rezervë për hebrenjtë.
Si i vetmi shtet dhe i vetmi popull, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore mbrojti jo vetëm hebrenjtë që jetonin në vend, por shpëtoi edhe rreth tremijë hebrenj të ardhur nga Europa Qendrore e Lindore.
Në vitin 2020 Kuvendi miratoi Rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit” dhe organizoi, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, Forumin e parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit.”
Lajmi kryesor:
Dita e Përkujtimit të Holokaustit ndaj hebrenjve, Begaj: Krenar për rolin e popullit shqiptar! Reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan
SI.E./ReportTv.al