Berisha në Elbasan

Sociale

Dita e Verës, Berisha uron nga Elbasani: Më 11 maj ndryshimi

14 Mars, 10:44| Përditesimi: 14 Mars, 11:25

  • Share

1741945643_saliberisha.jpeg

Kryetari i PD, Sali Berisha ka uruar nga Elbasani qytetarët për Ditën e Verës. Kryedemokrati tha para mediave se kjo ditë do të frymëzojë shqiptarët që të bëjnë ndryshimin në 11 Maj. 

“Qytetarë të Elbasanit dhe mbarëshqiptarë ju uroj nga zemra gëzuar këtë festë. Më të lashtën, më të bukurën e festave, festën e ndërrimit të natyrës. Festën e ftesës. Dita e Verës e gjen Elbasanin, shqiptarët me optimist në ndryshimin e madh më 11 maj. 11 maji ose kjo ditë frymëzon çdo shqiptar që më 11 maj të ndahet nga ky regjim që i varfëroi ata gjerë në palcë. Dua t’ju premtoj shqiptarëve se tre muaj e parë, ajo që e kemi quajtur paketë e dhembshurisë do nxjerrë çdo shqiptar nga varfëria ekstreme. Do kenë minimumin jetik 200 euro. S’do ketë pensionistët me pension nën 200 euro. Do bëhet një shpërndarje e re. Do ketë një rrogë minimale 25% më shumë se sot. 1200 euro do jetë rroga mesatare. Rroga do dyfishohet dhe nuk do ndalim vrapin tonë gjersa të bëhemi njerëzit më të paguar në rajon”, tha Berisha.
 


Lajmi kryesor:

Festë dhe fushatë! Opozita zbret në Elbasan për Ditën e Verës! Rama e Begaj urojnë nga rrjetet sociale


SI.E./Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?