Kronikë

Dita Kombëtare e Drejtësisë, ministrja Gjonaj: Jemi më pranë se kurrë aspiratës për të patur një shtet të së drejtës

10 Maj 2021, 12:10| Përditesimi: 10 Maj 2021, 12:11

  • Share

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dhënë mesazhin e saj për Ditën Kombëtare të Drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Gjonaj shkruan se pavarësisht vështirësive kemi arritur të kemi një sistem të ri drejtësie.

Ajo shkruan se sot jemi më pranë se kurrë aspiratës për të patur një shtet të së drejtës dhe një sistem drejtësie të bazuar te pastërtia morale, aftësia profesionale dhe pavarësia nga politika.

Ministrja e Drejtësisë shprehet se po kalojmë një moment historik, për të vendosur një model të ri të drejtësisë, për të shënuar një kthesë aq domethënëse në Shqipëri, që mund të shërbejë si model suksesi edhe për vende të tjera.

“Padyshim që sot ndihemi shumë mirë, që reforma në Drejtësi ka arritur rezultate shumë të mira dhe ja kemi dalë të ndërtojmë sistemin e ri te drejtësisë.”, shkruan Gjonaj.


Lajmi kryesor:

Sot, Dita e Drejtësisë! Metani: Reforma në drejtësi më e thella dhe e dhimbshmja! Xhafaj: Momenti i sprovës së madhe, të tregohen rezultate konkrete


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?