Kronikë

Sot, Dita e Drejtësisë! Metani: Reforma në drejtësi më e thella dhe e dhimbshmja! Xhafaj: Momenti i sprovës së madhe, të tregohen rezultate konkrete

10 Maj 2021, 09:45| Përditesimi: 10 Maj 2021, 12:19

  • Share

Më 10 maj 1913, qeveria e Ismail Qemalit dekretoi “Kanunin e zhurisë”, si aktin e parë juridik për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik në shtetin e pavarur shqiptar. 106 vitet e kaluara prej atij akti kanë qenë vite përpjekjesh dhe sakrificash të shumta të shqiptarëve për drejtësi dhe shtet të së drejtës.

Në këtë kanun, ashtu si dhe në disa akte të tjera qeveria vendosi rregullat e para të shtetit shqiptar, për organizimin e sistemit gjyqësor, prandaj kjo datë përkujtohet si Dita Kombëtare e Drejtësisë.

Më pas, sistemi gjyqësor por dhe ai i drejtësisë në Shqipëri ka funksionuar i riorganizuar në formate dhe sisteme të ndryshme, në varësi të vullnetit të klasave politike të kohës, që kanë qeverisur apo që kanë sunduar në vendin tonë.

Ora 16:16
Dita Kombëtare e Drejtësisë, Ruçi: Ditë reflektimi për ligjvënësit shqiptarë! Reforma në drejtësi, e pakthyeshme, e papengueshme

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, me një mesazh për Ditën Kombëtare të Drejtësisë, shkruan se kjo duhet të jetë një ditë reflektimi për ligjvënësit shqiptarë. Duke e vënë theksin te Reforma në Drejtësi, Ruçi thotë se ajo është e pakthyeshme dhe e papengueshme.

 “Dita Kombëtare e Drejtësisë është ditë reflektimi, jo vetëm për sistemin e drejtësisë, por për të gjithë ligjvënësit shqiptarë, madje për të gjithë qytetarët. Këtë vit, kjo Ditë kujtohet me një bilanc të shtuar në zbatimin e reformës në drejtësi, avancimin e vetting-ut dhe ngritjen e institucioneve të reja të qeverisjes së sistemit. Gjatë kësaj legjislature dëshmuam se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe e papengueshme. Si Kryetar i Kuvendit, ndjehem krenar që Kuvendi përmbushi angazhimin e marrë para qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtare dhe Gjykata Kushtetuese u bë funksionale brenda vitit 2020,  ndërsa Gjykata e Lartë po rindërtohet dhe plotësohet me ritme të shpejta. Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë po me këtë vizion dhe po me këtë vendosmëri për të kontribuar në misionin për ndërtimin e një sistemi drejtësie, busulla e të cilit është shteti i së drejtës, mbrojtja e interesit publik dhe e të drejtave e lirive të qytetarëve”, shkruan Ruçi.

 

Ora 12:10
Dita Kombëtare e Drejtësisë, ministrja Gjonaj: Jemi më pranë se kurrë aspiratës për të patur një shtet të së drejtës

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dhënë mesazhin e saj për Ditën Kombëtare të Drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Gjonaj shkruan se pavarësisht vështirësive kemi arritur të kemi një sistem të ri drejtësie.

Ajo shkruan se sot jemi më pranë se kurrë aspiratës për të patur një shtet të së drejtës dhe një sistem drejtësie të bazuar te pastërtia morale, aftësia profesionale dhe pavarësia nga politika.

Ministrja e Drejtësisë shprehet se po kalojmë një moment historik, për të vendosur një model të ri të drejtësisë, për të shënuar një kthesë aq domethënëse në Shqipëri, që mund të shërbejë si model suksesi edhe për vende të tjera.

“Padyshim që sot ndihemi shumë mirë, që reforma në Drejtësi ka arritur rezultate shumë të mira dhe ja kemi dalë të ndërtojmë sistemin e ri te drejtësisë.”, shkruan Gjonaj.

Ora 11:35
Mesazhi i Gjykatës së Lartë për Ditën e Drejtësisë: Reforma tregues i rëndësishëm dhe shpresëdhënës se drejtësia do të bëhet

Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë nuk mund të mungonte mesazhi i Gjykatës së Lartë.

Në mesazh shkruhet se dita Kombëtare e Drejtësisë, është një ditë për të reflektuar sa më mirë në lidhje me zbatimin në mënyrë rigoroze të detyrave kushtetuese dhe ligjore që i shërbejnë forcimit të shtetit ligjor dhe mbrojtjes se interesave të qytetarëve.

“Duke parë dhe analizuar të dhënat statistikore, si dhe qëndrimet e mbajtura për konsolidimin e praktikës nga të tre kolegjet e Gjykatës së Lartë, sot mund të themi se besimi në këtë institucion po krijohet dhe po jepet shpresa se situata po ndryshon.”, shkruhet në mesazhin e Gjykatës së Lartë lidhur me ditën kombëtare të Drejtësisë.

“Realizimi sa më parë i objektivave të Gjykatës së Lartë dhe angazhimi i vazhdueshëm i të gjithë aktorëve, të përfshirë në procesin e rëndësishëm të reformës në drejtësi, janë tregues të rëndësishëm dhe shpresëdhënës se drejtësia do të bëhet.”, shkruhen në fund.

Mesazhi i plotë: 

Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, 10 Maj, Gjykata e Lartë dëshiron të bëjë një kujtesë në vlerësim të kontributit të vyer të patriotëve shqiptarë, të cilët i kushtuan rëndësi sistemit gjyqësor duke miratuar aktin e parë gjyqësor, Kanunin e Zhurisë, i cili reflektonte parimet e organizimit dhe funksionimit të sistemit gjyqësor, me standardet më të mira ndërkombëtare të kohës. Dita Kombëtare e Drejtësisë, është një ditë për të reflektuar sa më mirë në lidhje me zbatimin në mënyrë rigoroze të detyrave kushtetuese dhe ligjore që i shërbejnë forcimit të shtetit ligjor dhe mbrojtjes se interesave të qytetarëve. 
Duke parë dhe analizuar të dhënat statistikore, si dhe qëndrimet e mbajtura për konsolidimin e praktikës nga të tre kolegjet e Gjykatës së Lartë, sot mund të themi se besimi në këtë institucion po krijohet dhe po jepet shpresa se situata po ndryshon.
Realizimi sa më parë i objektivave të Gjykatës së Lartë dhe angazhimi i vazhdueshëm i të gjithë aktorëve, të përfshirë në procesin e rëndësishëm të reformës në drejtësi, janë tregues të rëndësishëm dhe shpresëdhënës se drejtësia do të bëhet.

Ora 09:48
Mesazhi i kreut të ILD Artur Metani në Ditën e Drejtësisë: Sistemi ka nisur 5 vite më parë, reformën më të thellë e të dhimbshme ndonjëherë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, ka një mesazh për të gjithë gjyqtarët, prokurorët dhe punonjësit e drejtësisë sot më 10 Maj , në Ditën e Drejtësisë.

Ai thotë se kjo e sotmja është një ditë për inkurajim e motivim në rrugëtimin sfidues, që sistemi i drejtësisë ka nisur 5 vite më parë.

Mesazhi i plotë:

108 vjet më parë nënshkruesit e Pavarësisë dhe etërit e krijimit të shtetit shqiptar hartuan bazën ligjore të organizimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri, atë që njihet si “Kanuni i Zhurisë”. Në shenjë respekti për aktin e tyre historik dhe normat juridike të krijuara nga ky akt, 10 Maji kujtohet e nderohet si Dita e Drejtësisë.

Gjej rastin t’i uroj gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të tjerë që lidhen me drejtësinë, Ditën e Drejtësisë, dhe t’i inkurajoj të gjithë, për më shumë motivim e me shumë angazhim në punën e tyre fisnike.

Është një ditë për të reflektuar mbi udhën e gjatë që ka kaluar shteti e drejtësia shqiptare, për të ardhur në ditët dhe nivelet e sotme.

Është dita për inkurajim e motivim në rrugëtimin sfidues, që sistemi i drejtësisë ka nisur 5 vite më parë, me reformën më të thellë e të dhimbshme, duhet thënë, që ka njohur ndonjëherë.

Natyrisht nuk jemi ende aty ku duhet, por kushtetuta dhe ligji sot nuk krijojnë asnjë mundësi, që institucionet në procesin e vendimmarrjes së tyre të kenë ndikim të paligjshëm, politik apo çdo lloj tjetër. Kjo pavarësi e garantuar me ligj për çdo gjyqtar e prokuror është një fuqi e madhe për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë e konsolidimin e shtetit të së drejtës, ku dhënia e drejtësisë nuk konsiderohet privilegj apo rastësi, por detyrim dhe e drejtë e çdo individi.

Duke respektuar parimet e shenjta të profesionit, duke ruajtur të pastra interesat e dhënies së drejtësisë, çdo gjyqtar e prokuror i bën një shërbim të madh shoqërisë dhe vendit tonë.

Të gjithëve, gëzuar Ditën e Drejtësisë!

Ora 09:46
Dita e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj: Momenti i sprovës së madhe, të dëshmohet përgjegjësi, integritet dhe  rezultate konkrete

Ish kreu i Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj, ka qenë i pari që ka reaguar në Ditën e Drejtësisë. Ai ka përcjellë një mesazh të gjatë jo vetëm për qytetarët por edhe për institucionet e reja, funksionarët e tyre apo edhe klasën politike.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Xhafaj nënvizon se gjyqtarët dhe prokurorët janë të mbështetur fuqishmisht si kurrë më parë andaj duhet të flasin veç me rezultate konkrete.

"Dita e Drejtësisë veç të tjerash është një moment reflektimi për çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëhet më mirë e më shpejt me ngritjen, fuqizimin dhe veprimin e institucioneve të drejtësisë së RE. Reforma tashmë është një realitet konkret i prekshëm, me rezultate inkurajuese në disa aspekte, me një proces sa të vështirë po aq edhe sfidues, sa me kundërshtarë të ashpër, po aq edhe me mbështetje të fortë e të shtuar të qytetarëve, të njerëzve të përgjegjshëm që e duan të ardhmen e Shqipërisë

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?