Kronikë

Dita Kombëtare e Drejtësisë, Ruçi: Ditë reflektimi për ligjvënësit shqiptarë! Reforma në drejtësi, e pakthyeshme, e papengueshme

10 Maj 2021, 16:16| Përditesimi: 10 Maj 2021, 16:17

  • Share

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, me një mesazh për Ditën Kombëtare të Drejtësisë, shkruan se kjo duhet të jetë një ditë reflektimi për ligjvënësit shqiptarë. Duke e vënë theksin te Reforma në Drejtësi, Ruçi thotë se ajo është e pakthyeshme dhe e papengueshme.

 “Dita Kombëtare e Drejtësisë është ditë reflektimi, jo vetëm për sistemin e drejtësisë, por për të gjithë ligjvënësit shqiptarë, madje për të gjithë qytetarët. Këtë vit, kjo Ditë kujtohet me një bilanc të shtuar në zbatimin e reformës në drejtësi, avancimin e vetting-ut dhe ngritjen e institucioneve të reja të qeverisjes së sistemit. Gjatë kësaj legjislature dëshmuam se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe e papengueshme. Si Kryetar i Kuvendit, ndjehem krenar që Kuvendi përmbushi angazhimin e marrë para qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtare dhe Gjykata Kushtetuese u bë funksionale brenda vitit 2020,  ndërsa Gjykata e Lartë po rindërtohet dhe plotësohet me ritme të shpejta. Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë po me këtë vizion dhe po me këtë vendosmëri për të kontribuar në misionin për ndërtimin e një sistemi drejtësie, busulla e të cilit është shteti i së drejtës, mbrojtja e interesit publik dhe e të drejtave e lirive të qytetarëve”, shkruan Ruçi.

 


Lajmi kryesor:

Sot, Dita e Drejtësisë! Metani: Reforma në drejtësi më e thella dhe e dhimbshmja! Xhafaj: Momenti i sprovës së madhe, të tregohen rezultate konkrete


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?