Sot është Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore. Ne jemi fokusuar në Vlorë, aty ku Muzeu Etnografik dhe ai Historik kanë çelur tre ekspozita paralele. Veçojmë ekspozitën në pikturë "Vlora në sytë e Eduard Lear", ku janë ekspozuar punimet e artistit britanik që ruhen prej vitesh në fondin e muzeut historik. Në të gjitha muzetë dhe monumentet e kulturës këtë të enjte hyrja ishte falas.
Drejtori të Kulturës në Bashkinë e Vlorës, Skënder Spahiu thotë se ekspozita tregon jetën e shqiptarëve në sytë e artistit britanik, gjatë vizitës që ai ka zhvilluar në Vlorë.
“Në muzeumet e qytetit të Vlorës, në kuadër të ditës së trashëgimisë kulturore, kanë organizuar disa ekspozita të cilat bëjnë fjalë për ecurinë dhe mënyrë e stilizimit të veshjes popullore, ata elementë të traditës kryesisht ceremoniale, të përdorimit të mëndafshit apo më herët edhe të filigramit si elementë dekorativë të qëndisjes, por në ndikimin e besimit fetar, por edhe në ndikimin e kulturave të shteteve tanë fqinjë.
Copa e përdorur, ose materiali i përdorur, kryesisht material leshi, duke patur një drejtim blegtoral kryesisht të krahinave të Vlorës. përdorimi i kësaj lënde të parë për prodhimin e këtyre copave, më vonë pastaj edhe i pambukut. Këto janë elementët e përbashkët. Dallimi është mes krahinave, në veshjen e grave janë stilizimi dhe qepjet, përdorimi ose jo i shamisë së kokës. Kryesisht në Lumin e Vlorës është në varësi të procesit të punës që kryejnë njerëzit, se nuk mund të themi që një veprimtari bujqësore mund të jetë kryesisht me ato blegtorale. Këto janë dallimit në varësi të funksionit. Gjithashtu kemi çelur edhe një ekspozitë në kuadër te vizatimeve që Eduar Lear ka bërë gjatë vizitës së tij në Vlorë. Kjo është një ekspozitë që është çelur më herët dhe aty dëshmohen elementët etnografikë.
Si kanë qenë shqiptarët në sytë Eduart Lear gjatë udhëtimit të tij në territorin e Vlorës dhe më gjerë në Shqipëri. Këto elementë janë të ekspozuara kryesisht në hollin e muzeut etnografik dhe shpresojmë të vizitohen. Nëpërmjet këtyre ne dëshmojmë ecurinë dhe këto tradita ua transmetojmë brezave. Janë vlera që duhet t’i ruajmë ndër breza”, tha Spahiu.