Papa Françesku

Bota

Dita më e errët në Vatikan: Tani na mbetet vetëm lutja

23 Shkurt, 08:26| Përditesimi: 23 Shkurt, 08:36

  • Share

Në Vatikan, lajmi për përkeqësimin e Papa Françeskut ka krijuar një boshllëk të thellë. Një nga Papët më energjikë të historisë po përballet me probleme në frymëmarrje. Pa fshehur asgjë, pa e dramatizuar. Deri dhjetë ditë më parë, ai ishte ende plotësisht aktiv, mes takimeve dhe angazhimeve jubilare. Të premten në mëngjes mbajti fjalimet e zakonshme, me pak vështirësi në frymëmarrje dhe në të folur, më pas hipi në makinë dhe u shtrua në spital. Që atëherë, nuk është parë më.

Papa ka ndjekur me përpikmëri trajtimin. Nuk ka lejuar që sekretarët e tij të qëndrojnë me të. Ka vazhduar të punojë, ka pritur Giorgia Melonin dhe pak të tjerë, ka bërë shaka, por nuk ka dashur të tërheqë vëmendje.

Dhe kur në orët e fundit kur u përhap lajmi se gjendja e tij po përkeqësohej, alarmi u shndërrua në lutje.

“Nuk dua të flas, preferoj të pres dhe të lutem”, thotë një kardinal.

“Nuk kam informacione të reja...”, shmanget një tjetër, ndoshta sepse i ka.

Të tjerë zgjedhin heshtjen e plotë.

At Antonio Spadaro, jezuit si Bergoglio dhe bashkëpunëtor i tij i afërt, poston në rrjete sociale vetëm një ikonë me duar të bashkuara në lutje.

“Mendimet tona janë me Atin e Shenjtë”, thotë nga Bergamo Sekretari i Shtetit, kardinali Pietro Parolin, “dhe lutjet tona janë për shëndetin e tij”.

Zhurmë dhe heshtje

Paprítur, diskutimet mbi dorëheqjen e mundshme, skenarët hipotetikë dhe intrigat politike veniten. Jashtë, në Sheshin e Shën Pjetrit të ndriçuar nga dielli, dëgjohet gjallëria e turistëve dhe lutjet e pelegrinëve që rreshtohen për të kaluar Portën e Shenjtë. Kur ata ndërthuren, vullnetarët e Jubileut hapin dhe mbyllin gardhet mbrojtëse.

Brenda Vatikanit, në korridoret e heshtura të Shtetit Papnor, mbizotëron pritja. Një botë e mësuar me strategji dhe thashetheme hesht; mbeten vetëm shikimet e shqetësuara, fytyrat e tendosura, pëshpëritjet e pakta. Një situatë gjithnjë e më e ndërlikuar

Për bashkëpunëtorët e Papës, kjo ka qenë një javë e vështirë, e mbushur me shpresë dhe pasiguri.

Në fillim, ndjenja se Papa nuk dorëzohet, se "gaucho" vazhdon të bëjë shaka, se një njeri me forcë të jashtëzakonshme dëshiron të kthehet sa më parë në Shtëpinë Santa Marta. Por më pas, frika se situata po bëhet më e ndërlikuar çdo ditë, se shpresa nuk është shuar, por është dobësuar, duke kërkuar gjithnjë e më shumë vullnet dhe forcë.

Reflektimet e fundit përzihen me diagnozat mjekësore.

“Thonë se terapia nuk po funksionon, se infeksioni është tepër rezistent”, psherëtin një prift.

“Është koha t’ia lëmë gjithçka në dorë Zotit”, thotë qetësisht një kardinal.

Besim dhe arsyetim, pyetje dhe lutje.

Dy rrugët

Të shërohet apo jo. Të dalë nga kjo situatë apo jo.

Papa Françesku prej ditësh ndodhet në një moment vendimtar. Askush nuk e ka mohuar këtë, por gjithçka ka ndodhur larg bujës mediatike.

Edhe në këtë moment, ai ka dashur të ruajë kontrollin. Për ditë me radhë, u ka kërkuar mjekëve të tij diskrecion, por njëkohësisht i ka nxitur të tregojnë realitetin e situatës.

Gjatë konferencës për shtyp në spitalin Gemelli, një fjali u përsërit disa herë nga profesori Sergio Alfieri, i cili citoi vetë Papën:

“Ai na tha, dhe kështu është, se të gjitha dyert janë të hapura”.

Më saktë: “Siç e tha vetë, dera mbetet e hapur për të dyja mundësitë”./La Repubblica

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lek: 26/02/2025 13:06

    Kjo profeci mund të ndodhë në ditët në vijim Nëna e Shpëtimit: Sikur të ketë ndodhur një mbrekulli, profeti i rremë do të duket të jetë ngjallur së vdekuri E Enjte, 25 Korrik 2013 Bija ime, është e rëndësishme që fëmijët e mi të mos e humbasin kurajon kur do t'ju duhet të përballen me vuajtjet, ndërsa Kisha e Birit tim do të hidhet në shkretëtirë. Unë jam Gruaja në Librin e Zbulesës, e veshur me diell, që lindi Fëmijën. Fëmija është Jezusi. Trupi Mistik i Birit tim, Jezus, është Kisha e Tij në Tokë. Kisha e Birit tim po vidhet dhe së shpejti Trupi i Tij nuk do të jetë më i pranishëm atje. Ky rrënim do t'i copëtoj më dysh zemrat e atyre, që ndjekin Mësimet e Birit tim. Ata, që nuk do të kenë se ku të shkojnë, do ta gjejnë veten të larguar nga ndërtesat që, deri tani, kanë mbajtur Eukaristinë e Shenjtë. Por, ndërsa ata janë hedhur jashtë, ku fare pak mëshirë do tregohet ndaj tyre, ata do të mbushen me Shpirtin e Shenjtë. Kjo do të thotë se ata do të udhëzohen dhe do të udhëheqin me vendosmëri Ushtrinë e Mbetur, e cila është e përbërë nga ata që janë besnikë ndaj Zotit. Të tjerët, të verbuar ndaj të Vërtetës, do të ndjekin profetin e rremë të çorjentuar. Zemrat e tyre do të mashtrohen, dhe shpejt, kur profeti i rremë do të duket të jetë tek portat e vdekjes, ata do të qajnë me dënesë. Por pastaj, sikur të ketë ndodhur një mbrekulli, profeti i rremë do të duket të jetë ngjallur së vdekuri. Ata do të thonë se ai është i bekuar me fuqi të mëdha supernatyrale nga Qielli dhe ata do të bien përmbys para tij për ta adhuruar. Ai do të pëlqehet dhe adhurohet nga ata që janë të verbuar. Shpejt antikrishti do të shfaqet dhe ngritja e tij në famë do të filloj në Jeruzalem. Menjëherë sa ai të shfaqet në publik, gjithçka në Kishën e Birit tim do të ndryshoj, menjëherë. Rregulla të reja do të futen. Simbole të reja, të ndryshuara në veshjet e mbajtura nga priftërinjtë dhe shumë rregulla të reja do të imponohen. Në fillim, njerëzit do të thonë se të gjitha këto ndryshime dalin nga dëshira për të qënë të përulët. Dhe, ndërsa këto paturpësi hyjnë në kishat Krishtere, persekutimi do të filloj. Guxoni t'i kundërshtoni këto rituale Satanike dhe ju do të konsideroheni një heretik – një ngatërrestar. Shumë kardinalë, peshkopë, priftërinj, murgesha dhe njerëz të thjeshtë do të përjashtohen, nëse ata nuk do të ndjekin rregullat e reja apo të adhurojnë profetin e rremë. Në këtë fazë ju duhet të kërkoni streha, të cilat do të jenë krijuar për të adhuruar Birin tim, Jezu Krishtin, në paqe. Priftërinjtë duhet të vazhdojnë të administrojnë Sakramentet dhe t'ju japin fëmijve të mi Eukaristinë Më Të Shenjtë. Ju kurrë nuk duhet t'i dorëzoheni mashtrimit, që do t'ju kërkohet të merrni pjesë. Ata që e bëjnë këtë do t'i humbasin shpirtrat e tyre tek i ligu. Nëna juaj e dashur Nëna e Shpëtimit http://www.thewarningsecondcoming.com/just-as-if-a-miracle-has-taken-place-the-false- prophet-will-seem-to-rise-from-the-dead/

    Përgjigju
  • Zot mfal: 23/02/2025 09:26

    Papa me karagjoz e me bastard ne historin e vatikanit. Mendjen te lgbt e bastarlleqet e ka pas gjith kohen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?