Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta, i ka drejtuar sot një mesazh gjithë ‘besimtarëve dhe njerëzve vullnetmirë’, për t’u lutur për shëndetin e Papa Françeskut.
Teksa është njohur dhe pohon lajmin se kreu i Vatikanit ka pasur një krizë frymëmarrjeje dhe probleme me gjakun, ai shprehet se ‘situata nuk është e lehtë’.
“Situata nuk është e lehtë dhe mjekët nuk mund të parashikojnë si mund të jetë ecuria e sëmundjes. Ftohja në dy krahët e Papës e ka ndërlikuar gjendjen e tij”, shkruan në njoftimin publik Gjergj Meta.
Deklarata e plotë nga Imzot Gjergj Meta:
“Të dashur miq,
Në ditën e sotshme Papa Françesku ka pasur një krizë në frymëmarrje dhe probleme me gjakun për shkak të të cilit është ndërhyrë me ndërrim gjaku. Situata nuk është e lehtë dhe mjekët nuk mund të parashikojnë si mund të jetë ecuria e sëmundjes. Edhe në buletinin mjekësor të ditës së djeshme mjekët kanë pohuar se rreziku ende nuk ka kaluar. Ftohja në dy krahët e Papës e ka ndërlikuar gjendjen e tij.
Prandaj ju ftoj të lutemi për Papa Françeskun nesër në të gjitha meshët tona me njet të veçantë. Zoti i jetës i qëndroftë pranë Papës dhe Nana e Këshillit të mirë e mbrojttë!”.
Deklarata nga Imzot Gjergj Meta
Komente
