Bota

Rëndohet gjendja e Papa Françeskut, Vatikani: Pati një krizë respiratore më të gjatë se zakonisht, prognoza nuk do zbulohet

22 Shkurt, 20:23| Përditesimi: 22 Shkurt, 22:26

  • Share

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është përkeqësuar, krahasuar me dje, tha Vatikani në një deklaratë sot (22 shkurt), duke shtuar se ai kishte pësuar një "krizë të zgjatur të frymëmarrjes të ngjashme me astmën", më herët gjatë kësaj të shtune. 

Deklarata e Vatikanit thotë se Papa, i cili po trajtohet në spital për pneumoni të dyfishtë, ishte vigjilent, por shton se prognoza për të nuk do të zbulohet.

Kjo është bërë e ditur në buletinin mjekësor të publikuar nga zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë. Gjendja e Atit të Shenjtë vazhdon të jetë kritike, prandaj, siç u shpjegua dje, Papa nuk është jashtë rrezikut. 

“Këtë mëngjes Papa Françesku u paraqit me një krizë të zgjatur astmatike të frymëmarrjes, e cila kërkonte edhe aplikimin e oksigjenit me fluks të lartë po të vuante më shumë se dje”, thuhej në deklaratë, informon “La Repubblica”. Papa Françesku “pushoi mirë”, shtohet më tej. 

I shtruar për tetë ditë në Poliklinikën Gemelli për bronkitin që u kthye në pneumoni dypalëshe, Françesko është i destinuar të qëndrojë në spital edhe për disa ditë të tjera, “të paktën për gjithë javën e ardhshme”, thanë dje mjekët që e trajtojnë në konferencën e parë për shtyp që nga fillimi i shtrimit.

“Ai nuk është jashtë rrezikut për jetën”

Profesor Sergio Alfieri, tha:

"Nëse pyetja është nëse ai është jashtë rrezikut, përgjigja është jo, nëse ju atëherë na pyesni nëse jeta e tij është në rrezik, përgjigja është jo". Bergoglio “nuk është i shtrirë në shtrat”, ha rregullisht dhe “me oreks” çdo ditë, punon dhe nuk e ka humbur sensin e humorit. 

Më tej ai sqaroi se:

“Por infeksioni dhe trajtimi i të dy mushkërive – viruseve, baktereve dhe kërpudhave – nuk është i lehtë dhe vetë Françesku është i vetëdijshëm se situata është “serioze”. Në çdo rast, "ai është shumë më mirë se kur erdhi Ati i Shenjtë , por situata mund të ndryshojë çdo ditë".

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?