Lushnja vijon të respektojë nismën e "ditës pa makina" të dielën e parë të çdo muaji, kjo në kuadër të nismës qeveritare për kufizime në lëvizjen e makinave, një nisëm e filluar tre muaj më parë.
Edhe sot në Lushnje nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 të pasdites është ndaluar qarkullimit në disa rrugë.
Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë Rrugore kanë bllokuar për qarkullim rrugët kryesore rreth qendrës.
Bulevardi kryesor nga kryqëzimi i bankës "Raffeisen" dhe Poliklinikës deri në sheshin kryesor dhe rruga "Misto Mame deri në kryqëzimin "Laberia".
Në këto akse lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve të emergjencës, por edhe qarkullimi i mjeteve të transportit publik.
Bashkia e Lushnjes bëhet pjesë e nismës për më pak qarkullim, kryesisht në qendër, por edhe kursimin e naftës si dhe për t'i dhënë më shumë frymëmarrje ambjentit.
Shumë prej drejtuesve të mjeteve janë detyruar të respektojnë itinerarin e lëvizjes së detyruar edhe pse, ndoshta akoma nuk e dinë se pse bëhet një gjë e tillë.
Lajmi kryesor:
E diela e parë e muajit qershor, sot dita pa makina në të gjithë vendin! Ja akset ku do kufizohet qarkullimi i mjeteve
S.C/ReportTv.al