Tiranë- Në Ditën e Alfabetit Shqip u prezantua drafti i fjalorit të përditësuar të Gjuhës Shqipe, i cili është fryt i një pune gati 4 vjeçare dhe do të përmbajë rreth 120 mijë fjalë, gati trefishi i fjalorit aktual.
Drejtues të projektit për hartimin e draftit të fjalorit janë: Jani Thomai dhe akademiku Valter Memisha, kryeredaktor Jani Thomai, zëvendëskryeredaktorë akademiku Valter Memisha dhe profesor doktor Shezai Rrokaj, ndërsa sekretare teknike dhe koordinatore e projektit, profesore asistente doktore Anila Kananaj.
Kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi në fjalën e tij gjatë prezantimit të draftit zbuloi se janë 25 hartues që morën pjesë, ndërsa tha se projekti ka nisur që në vitin 2006.
Përpjekjet për hartimin e tij janë bërë që nga viti 2006. U ngrit një grup prej 25 hartues dhe u krijua një qendër e posaçme pranë Akademisë së Shkencave. Për hartimin e tij u krijua një bazë të dhënash elktronike prej një fond prej rreth 800 milionë njësish në të cilat u përfshinë të gjithë fjalorët e mëparshëm si edhe veprat e autorëve shqiptar që nga Buzuku, Fishta dhe Kadareja", tha ai.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, vuri theksin te rëndësia historike e kësaj vepre dhe simbolikën e prezantimit të tij në një ditë të rëndësshme si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
'Sot, 116 vite më pas, përmes këtij fjalori, ne vijojmë të përmbushim atë mision të rilindësve për ruajtjen e identitetit dhe forcimin e gjuhës sonë amtare. Ky fjalor është më shumë se një thesar fjalësh', tha ajo.
I pranishëm dje në Kuvendin Kombëtar për Gjuhën Shqipe Rama nënvizoi se ky fjalor është pjesë e rezistencës për të mbrojtur gjuhën shqipe nga gjithfarë barbarësh dhe injorantësh që gjejnë hapësirë në rrjetet sociale.
Pak histori
Puna për një fjalor të madh të Gjuhës Shqipe nisi në 1963, por u ndërpre në vitin 1976, sepse leksikografët e kohës u përqendruan te "Fjalori i gjuhës së sotme shqipe", i tipit të mesëm, që u botua më 1980. Rinisi puna në vitin 2006, por u ndërpre përsëri për shkak të reformës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
U paraqit një projekt në vitin 2008 nga Qendra e Studimeve Albanologjike, por ai nuk u miratua. Projekti për fjalorin që po paraqitet sot, u miratua para 4 vjetësh nga Akademia e Shkencave dhe puna për realizimin e tij filloi në vitin 2021.
Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
22 nëntori ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908 për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Dita e Alfabetit Shqip u shpall festë Kombëtare nga Kuvendi në shkurt të këtij viti dhe e sotmja është hera e parë që kremtohet si festë zyrtare.
Në ditën e dytë të Kuvendit Kombëtar për Gjuhën Shqipe, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, vuri theksin te rëndësia historike e kësaj vepre dhe simbolikën e prezantimit të tij në një ditë të rëndësshme si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Ajo e cilësoi këtë vepër si një dëshmi të kulturës sonë shprehimore.
'Në datën 22 nëntor, ne kujtojmë një nga momentet më domethënëse të historisë sonë kombëtare, Kongresin e Manastirit. Sot, 116 vite më pas, përmes këtij fjalori, ne vijojmë të përmbushim atë mision të rilindësve për ruajtjen e identitetit dhe forcimin e gjuhës sonë amtare. Ky fjalor është më shumë se një thesar fjalësh. Është një dëshmi e kulturës sonë shprehimore dhe e rrugëtimit të gjuhës shqipe. Me rreth 120 mijë fjalë, ky fjalor përfaqëson një arkiv të gjallë të trashëgimisë sonë gjuhësore dhe një mjet të fuqishëm për studiuesit, nxënësit dhe çdo përdorues të gjuhës shqipe.” tha Ministrja Manastirliu.
Ditën e sotme po zhvillohet dita e sytë e Kuvendit Kombëtar për Gjuhën Shqipe, ku po prezantohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Akademisë së Shkencave, akademiku Skënder Gjinushi u shpreh se ky fjalor është vepër e një pune 4 vjeçare.
Ai theksoi se në këtë vepër janë përfshirë të gjithë fjalorët e mëparshëm si edhe veprat e autorëve shqiptar që nga Buzuku, Fishta dhe Kadareja.
‘Sot në Ditën e Alfabetit paraqesim fjalorin e madh të gjuhës shqipe, vepër kjo e një pune 4 vjeçare e ndërmarr nga akademia e shkencave në bashkëpunim me institucionet e fushës. Nevoja për një fjalor të madh ka lindur me kohë, përpjekjet për hartimin e tij janë bërë që nga viti 2006. Dhe më fund akademia ky synimi ishte kthimi në një instuticion aktiv në studimet shkencore dhe për të kryer misionin e saj krysor në fushën e Albanaoligjisë zgjodhi që të idejoj 3 projekte madhore përfshirë edhe fjalorin e gjuhës shqipe. Për të hartuar këtë vepër u ftuan të gjithë specialistët e fushës në trojet shqiptare dhe arbërinë. U ngrit një grup prej 55 bashkautorë e 25 hartues, të drejtuar nga një redaksi prej 10 leksikografësh e në ndihmë të saj u krijua një qendër e posaçme, ajo e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike, tashmë e kthyer në qendër të përhershme, si një organ administrativ e profesional. Për hartimin e tij u krijua një bazë të dhënash elktronike prej një fond prej rreth 800 milionë njësish në të cilat u përfshinë të gjithë fjalorët e mëparshëm si edhe veprat e autorëve shqiptar që nga Buzuku, Fishta dhe Kadareja", tha ai.
Gjinushi dhe gjuha shqipe, si djalli dhe engjëll.
Përgjigju112 vite shtet edhe po kthehemi prape tek ABC-ja. Mediokritet.
PërgjigjuTa shkfim iher se si ai i 1980 qe boni babloku ska bo mo nona oer gjuhen shqipe
PërgjigjuTe filloj duket ndaluar te foluri anila omori-n!
Përgjigju