Foto: Arenc Stafa
Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur një natë më parë në Tiranë ku pre e një atentati ranë djemtë e mitur të pronarit të kompanisë private “Pelikan Security”.
Dy djemtë e pronarit të "Pelikani Security" bashkë me shokun e tyre, të shoqëruar nga shoferi i kompanisë, ishin duke festuar ditëlindjen e 11-vjeçarit dhe mësohet se kanë qenë në Pjezë të Shijakut te “Arena Karting Albania”, pistë për gara me makina.
Ata kanë qenë të shoqëruar nga shoferi Arens Stafa 34-vjeç dhe teksa po ktheheshin për në banesat e tyre në Lundër, në një prej rezidencave luksoze në kryeqytet, autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre.
Por dyshohet se autorët kanë ngatërruar shënjestër dhe grupi hetimor ka dyshime që kanë dashur të ekzkutonin gruan e Roan Brahimit i vrarë një vit më parë në Greqi, rivalit të Ervis Martinajt.
Lajmi kryesor:
Pas vrasjes në Lezhë, u organizua atentati në Tiranë! 2 autorët ngatërruan shënjestrën, dyshime se do ekzekutonin gruan e Roan Brahimit (rivali i Martinajt)! Ngatërresa me targën
Xh.K/SI.E./ReportTv.al