Momentet kur Rakip Suli u betua, mbërriti në bashki, u hap dera me forcë dhe kur nuk pranoi që të ulet në karrigen e Mziut duke e ndryshuar

Politikë
Top 24

Bie Kamza, Mziu boshatis zyrën dhe dorëzohet, Suli i heq karrigen: Tre vendimet e para! (Pamjet si u hap dera)

7 Gusht 2019, 10:44| Përditesimi: 7 Gusht 2019, 22:35

  • Share

Bashkia e Kamzës, një bastion historik i Partisë Demokratike i cili prej 12 vitesh drejtohej nga Xhelal Mziu, nga sot do të drejtohet nga socialistët. I zgjedhur nga banorët e Kamzës për të drejtuar këtë bashki për katër vitet e ardhshme, Rakip Suli bëri betimin e tij sot, ndërsa në orën 16:35 u fut në zyrë. Por mbërritjes së tij në zyrë i paraprinë këshilltarët bashkiakë me kryetarin e ri që u zgjodh duke hapur derën me forcë, pasi ish-kryetari Xhelal Mziu pasi kishte boshatisur zyrën e kishte mbyllur.

Në momentin që Suli u fut nuk pranoi që të ulej në karrigen e Mziut, ndërsa ky i fundit pas boshatisjes së zyrës ku qëndroi për 12 vite në momentet e fundit kur iku foton e Presidentit e kishte lënë kokëposhtë. Thirrjeve të Mziut për protesta dhe rezistencë nuk iu bashkua asnjë person dhe situata kaloi e qetë pa asnjë incident. Sot u betuan edhe Drital Leli në Vlorë dhe Lorenc Tosku në Peqin.

Ora 22:31
Dalin pamjet nga brenda, si u hap dera e kryetarit të bashkisë Kamëz për t'u futur Suli (VIDEO)

Rakip Suli pas betimit në shkollën 'Ibrahim Rugova' u fut në zyrë në orën 16:35 pasi kishte mbaruar orari zyrtar i punës dhe ish-kryetari Mziu ishte larguar. Rruga deri sa u ul në karrigen e kryetarit nuk ishte e lehtë, pasi përpara se të vinte Suli ishte kryetari i këshillit me anëtarët dhe militantë të PS-së që hapën derën kryesore me forcë. Por nuk mbaroi me kaq, pasi Mziu e kishte mbyllur edhe zyrën e tij ku qëndroi për 12 vite. Kjo detyroi të zgjedhurit e rinj që të hapnin me forcë edhe derën e zyrës së tij, ndërsa Report Tv sjell pamjet e momentit. Në video duket një person që tenton të hapë derën e zyrës  së kryetarit dhe pas disa tentativash arrin të çmontojë bravën.

Ora 20:24
Suli i 'rrëzoi' bastionin e Kamzës, Basha: Hajduti i miliona eurove zaptoi bashkinë me ndihmën e Sali Skurës


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ka hedhur akuza ndaj kryetarit të ri të bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, i cili ditën e sotme bëri betimin dhe hyri në zyrën e tij në bashki.

Sipas Bashës, Suli ka hyrë me ndihmën e shefit të policisë, Sali Skura, ku këtë të fundit e cilëson si bandit duke thënë se kanë dhunuar dhe më pas zaptuar selinë e bashkisë së Kamzës.

Ndër të tjera Basha shkruan se Suli është hajdut, ndërsa për Skurën, Basha shton se ai është pjesë e dosjes 184 dhe ngrinte postblloqe për të ndaluar votuesit.

Reagimi i plotë i Bashës:

Hajduti Rakip Suli me ndihmën e banditit Sali Skura dhunuan dhe zaptuan sot me forcë selinë e Bashkisë Kamëz. Për dhunën hajdutërore të dy këta kriminelë do të përgjigjen shpejt para ligjit! Uroj për të mirën e tyre dhe të Hajdutit Psiqik, që ajo ditë të vijë më shpejt se dita e përballjes me zemërimin e popullit!

Rakip Suli ky hajdut i milonave të shqiptarëve me tendera dhe qira që i përfitoi kur ishte deputet në konflikt të pastër interesi, duhet të ishte ndjekur penalisht dhe dënuar. Sali Skura i dosjes 184 që ngrinte postblloqe për të ndaluar votuesit e opozitës duhet të ishte në burg.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë.

Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare!

Ora 18:14
Mziu ishte përgatitur, boshatisi zyrën dhe la Metën kokëposhtë!, Suli merr çelësat (FOTO)

Ish-kryetari i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu deklaroi paraditen e sotme për Report Tv se nuk do ta lirojë zyrën për Rakip Sulin, të zgjedhurin e ri në 30 Qershor. Por ndryshe nga sa shprehej në media, Mziu nga ana tjetër e kishte boshatisur zyrën dhe gjithcka ishte retorikë. Një gjë e tillë vërtetohet nga pamjet brenda bashkisë, kur socialistët i dorëzuan çelësin në mënyrë simbolike Sulit që u fut dhe u ul në karrigen e kryetarit, por jo në atë që qëndroi Mziu për 12 vite. Zyra ishte totalisht e boshatisur, prej aty ishin hequr të gjitha dokumentet, certifikata, libra apo fotografitë që mbante Mziu, ndërsa e vetmja gjë që ishte 'harruar', ishte portreti i Presidentit, por me kokëposhtë. Pyetja që lind është nëse gjithcka që ishte në atë zyrë nga ku drejtoi për 12 vite ishte e Xhelal Mziut apo e bashkisë së Kamzës?

Ora 17:55
FOTO/ Nga pritja me lule, te heqja e karriges së Mziut dhe intervista e parë si kryetar e Sulit

Pas 12 vitesh një kryetar socialist hyn në zyrën e Bashkisë së Kamzës. Rakip Suli ka marrë sot detyrën. Ish kryetari Xhelal Mziu pasi nuk pati mbështetje nga qytetarët e Kamzës ka boshatisur zyrën duke lënë vetëm portretin e Presidentit Ilir Meta kokëposhtë. Suli me një gjest simbolik nuk ka pranuar të ulet në karrigen luksoze të paraardhësit të tij.

    Ora 17:37
    Kamza me kryetar të ri pas 12 viteve, Mziu: Socialistët e vodhën bashkinë me forcë


    Ish-kryetari i bashkisë së Kamzës për 12 vite, Xhelal Mziu ka reaguar për herë të parë, pasi në zyrën e tij tashmë ndodhet i zgjedhuri i ri Rakip Suli. Mziu thotë se bashkia u vodh me forcë nga socialistët. "Vidhet forcerisht nga Socialistet, institucioni i Bashkise Kamez. Ne oren 16.05 minuta Keshilltaret qe u betuan se do te japin kontributin e tyre per te miratuar vendime te rendesishme per qytetaret e Kamzes, te ndihmuar nga militantet e Partise Socialiste dhe Personalisht nga Shefi i Komisariatit Nr.5 Sali Skura dhe ndihmesit e Tij thyen xhamat e deres se jashtme dhe duke shperthyer ate me force duke treguar se me cfare qeverisje lokale do te perfaqesohet qyteti i Kamzes" shkruan ai.

    Ora 16:49
    Mziu boshatis zyrën dhe lë foton e Metës kokëposhtë, Suli s'pranon të ulet në karrigen e Xhelalit: Tre vendimet e para!

    1565189408_1565188797Ndryshonkarriget.jpg

    Momenti kur Rakip Suli nuk pranon qe te ulet ne karrigen e Xhelal Mziut
     

    Pas hapjes së derës, Rakip Suli është futur në zyrë i shoqëruar nga anëtarët e këshillit dhe militantët e PS-së. Ish-kryebashkiaku Mziu përpara se të largohej kishte boshatisur zyrën, ndërsa fotografia e kreut të shtetit Ilir Meta ishte lënë me kokë poshtë. Në momentin e parë që u ul, Suli nuk pranoi që të ulej në një karrige që ishte ulur Mziu duke e larguar dhe marrë një tjetër, ndërsa tregoi edhe vendimet e para që do të marrë.

    "Në radhë të parë mua nuk më shqetësojnë ngjyrat, do të merrem me hallet dhe problemet që i shqetësojnë nga mëngjesi në darkë. Në këtë bashki shërbimet kanë munguar, por sikur e deklarova edhe në momentin e betimit do të jem kryebashkiak i të gjithëve, pasi fëmijët nuk e dinë për kë votoi prindi, por dua kopshtin, cerdhe, shkolla, etj. Vendimi i parë i imi është përsa i përket masave për kopshtet dhe shkollat për vitin e ri shkollor, më pas pastrimi që është problem shumë madhor dhe e treta vendosja në eficencë e administratës në shërbim të njerëzve" tha ai.

    Xhelal Mziu? "Nuk e njoh se kush është ky person, e njoh si person që ka ndryshuar veten dhe jo Kamzën. Ndërsa unë kam ndryshuar veten ndërsa tani do të vij të ndryshoj Kamzën". E ndërsa e kishte boshatisur zyrën kur u largua, fotografia e Presidentit Meta ishte lënë më kokë poshtë, por Suli u shpreh "Nuk jam marrë me fotografi. Kam lëvizur vetëm karrigen".

    Por cfarë do të ndodhë me administratën? "Administrata, ai që do të ecë me hapin e administratës do të jetë i palëvizshëm, të tjerë do të shkojnë në shtëpi vetë. Mziu ishte i braktisur, nuk kishte asnjë qytetar, vetëm 3 punonjës të bashkisë që paguhen me taksat e qytetarëve, Zoti na ndihmoftë në këtë rrugë me sfida" tha ai.

    Pas shpinës së Rakip Sulit fotoja e Ilir Metes e lene përmbysur 
    Ora 16:34
    Dera u hap, Rakip Suli futet në zyrë dhe merr drejtimin e bashkisë së Kamzës

    1565188489_bashkiakuiri.jpg
    Mbërrin në bashkinë e Kamzës i zgjedhuri i ri, Rakip Suli. Pas hapjes së derës me forcë dhe pasi fillimisht u futën anëtarët e këshillit me kryetarin, rreth 35' më vonë, pra në orën 16:35 ka ardhur kryebashkiaku i ri.

    Ora 16:30
    Hapet me forcë dera e bashkisë së Kamzës, futen të zgjedhurit e rinj

    Bashkia e Kamzës, një bastion historik i Partisë Demokratike i cili prej 12 vitesh drejtohet nga Xhelal Mziu, nga sot do të drejtohet nga socialistët. I zgjedhur nga banorët e Kamzës për të drejtuar këtë bashki për katër vitet e ardhshme, Rakip Suli bëri betimin e tij sot teksa deklaroi se menjëherë do të marrë detyrën. Xhelal Mziu tha se nuk do ta lirojë zyrën, por në orën 16:00 dera e institucionit u hap me forcë dhe kryetari i ri i këshillit bashkiak së bashku me anëtarët e këshillit u futën brenda. Sot u betuan edhe Drital Leli në Vlorë dhe Lorenc Tosku në Peqin.

    Ora 16:10
    S'ka rezistencë, Rakip Suli pritet që të mbërrijë në bashkinë e Kamzës

    1565187094_Hapjaederessebashkise.jpg
    Pavarësisht paralajmërimit të Xhelal Mziut, rezistencë nuk ka pasur në bashkinë e Kamzës, teksa dera e institucionit është hapur me forcë, ndërsa jashtë nuk ka pasur militantë apo punonjës të administratës. Në momentin që të zgjedhurit e rinj u futën brenda, dera u mbyll sërish për të mos lejuar që të futen të gjithë. Ndërkohë që pritet që nga momenti në moment të mbërrijë kryetari i ri i bashkisë Rakip Suli.

    Ora 16:02
    Hiqet brava, thyhet xhami, hapet me forcë dera e bashkisë së Kamzës, futen të zgjedhurit e rinj

    1565186539_Hapetdera.jpg
    Dera kryesore e bashkisë së Kamzës është hapur me forcë nga të zgjedhurit e rinj ashtu sikur ka ndodhur në disa prej bashkive të tjera që drejtoheshin nga përfaqësues të opozitës. Report Tv sjell pamjet nga bashkia e Kamzës, ku u hoq brava me forcë, ndërsa gjatë momentit të hapjes së derës janë thyer xhamat. Të parët që kanë hyrë kanë qenë kryetari i këshillit bashkiak, këshilltarët, por edhe militantë të PS-së. 
    1565187434_xhamiithyer.jpg

    Heqja e bravës dhe xhamat e thyer të derës kryesore të bashkisë Kamëz
    Ora 15:57
    Mbërrin kryetari i këshillit të bashkisë Kamëz, dera e mbyllur


    Në orën 15:55 i pari që ka mbërritur në bashkinë e Kamzës ka qenë kryetari i këshillit bashkiak Hysen Koldashi, por dera ka qenë e mbyllur. Ndërkohë që në oborrin e bashkisë ka edhe prezencë të efektivëve të policisë së shtetit për të shmangur tensionimin e situatës.

    Ora 14:31
    Betohet Dritan Leli, përfaqësueset e Bindjes Demokratike dhe PSD-së zgjidhen nënkryetare të Këshillit Bashkiak (VIDEO)

    Ditën e sotme është konstituuar këshilli bashkiak i Vlorës i cili përbëhet nga 51 anëtarë të dalë fitues nga zgjedhjet e 30 qershorit. Po sot ka marrë mandatin e dytë radhazi kryebashkiaku Dritan Leli i cili bëri betimin e tij në ambientet e Teatrit Petro Marko. Në këtë ceremoni ishin prezent kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i cili është njëkohësisht koordinator politik i jugut dhe Damian Gjiknuri koordinator politik i jugut.

    Kryetare  e këshillit bashkiak të Vlorës u zgjodh Migena Balla e cila u votua me 45 vota pro, 3 kundra.  Ndërsa nënkryetare të Këshillit bashkiak u zgjodhën një përfaqësuese e Bindjes Demokratike dhe një tjetër në radhët e Partisë Social Demokrate. Dritan Leli tha gjatë fjalës së tij se ky 4-vjeçar  do jetë plot suksese dhe projekte të reja.

    Ora 14:14
    Nënkryetari i Bashkisë së Kamzës: Sot jemi në kushtet e një grushti shteti (VIDEO)

    Nënkryetari në ikje i Bashkisë së Kamzës, Tomorr Kotarja dha një një deklaratë për mediat, jashtë ambienteve të bashkisë se demokratët nuk e njohin 30 qershorin pasi nuk zbatojnë dekretin e presidentit. Kotarja tha se sot jemi në kushtet e një grushti shteti të qeverisjes lokale dhe lidhur me këtë do përgjigjen organet e drejtësisë.

    "30 qershori ishte nul. Ju shikoni sot një mbështetje të qytetarëve që janë të revoltuar. kemi edhe një dekret të presidentit i cili provon legjitimitetin e mandatit të Mziut. Sot në uzurpimin e institucioneve jemi më të dhunuar se kurrë. Sot është asgjësuar demokracia, ajo për të cilën shqiptarët luftuan për 30 vjet. Unë nuk njoh asnjë kryetar ilegjitim. Mandati legjitimohet vetëm me një proces ku marrin pjesë të gjithë partitë. Ky shtet ka dalë nga binarët kushtetuese. Qytetarët nuk e mjaftojnë këtë farsë. Unë uroj që kryeministri i cili e ka për detyrë, të kthejë edhe njëherë demokracinë. Të shkojë atje ku do qytetari. PD dhe zyrtarët e saj janë në fushatë për t'i sjellë Shqipërisë esencën e qeverisë. Grushtet e shtetit janë të njohura. Sot ka një grusht shteti të qeverisjes lokale. Në kushtet e një grushti shteti do i drejtohemi organeve të drejtësisë", tha Kotarja.

    Ora 13:18
    Balla thumbon Mziun pas betimit të Sulit: Mbaroi koha kur kryetari i Bashkisë së Kamzës nuk gjendet kurrë në zyrë (VIDEO)

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha nga ceremonia e betimit të kryebashkiakut të ri të Kamës, Rakip Suli se nga sot përfundon historia kur kryetari i bashkisë së Kamzës nuk gjendet kurrë në zyrë.

    "Sot është një do të e re që duhet të nisë me punë. Do ju lutesha e do ju urdhëroja madje të bënit atë që i ka hije një anëtar të këshillit. Të vini këtu dhe të zgjidhni hallet e çdo lagjeje. Kryetarit do i thoja se historia që kryetari i bashkisë së Kamzës që nuk gjendet kurrë në zyrë përfundon sot. Nuk dua të zgjatem. Ju uroj punë të mbarë. Llafet mbaruan. Për llafe kemi artistin, për punë keni Partinë Sociale", tha Balla.

    Ora 13:00
    Betohet Suli: Deri tani qytetarëve i ishin shtuar hallet, jo zgjidhur! Sot një faqe e re për Kamzën (VIDEO)

    Rakip Suli ka marrë zyrtarisht detyrën në krye të Bashkisë së Kamzës, në fjalën e tij të parë si kryebashkiak, Suli tha se kjo ditë shënon një moment kthese për Bashkinë e Kamzës, teksa nuk i kurseu ironitë për paraardhësin e tij, Xhelal Mziu.

    "Në mënyrë të veçantë për PS dhe Ramën që më dha mundësinë që të jem kryetar i Kamzës. Jam mirënjohës për skuadrën e 30 qershorit, u arrit që të hapet një faqe e re për Kamzën. Nga sot interesi i qytetarëve të Kamzës, mbrohet nga ne. Qytetarëve të Kamëz deri tani janë shtuar hallet dhe jo zgjidhur. Një rrjedhë historie e mbrapsht që nuk ka sjellë as zhvillim dhe as mirëqenie për qytetarët e Kazmës", tha Suli.

    Ora 12:46
    Konstituohet këshilli bashkiak i Kamzës/ Mziu bën thirrje për protestë, demokratët nuk i përgjigjen (VIDEO)

    Zgjidhet kryetari i Këshillit bashkiak të Kamzës, Hysen Koldashi me 35 vota. Ndërkohë që po sot janë betuar edhe 40 nga 41 anëtarët e këshillit bashkiak të Kamzës.

    Ndërkohë kryebashkiaku në ikje Xhelal Mziu i tha Report tv se nuk do ta lirojë zyrën. Ai i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të dalin në protestë, por duket se ata nuk i janë përgjigjur, duke mos u grumbulluar para bashkisë.

    Pas përfundimit të konstituimit të këshillit bashkiak, disa nga anëtarët e këshillit do të shkojnë në ambientet e bashkisë, por nëse Mziu nuk do dalë nga zyra do të largohen për t'u kthyer sërish në orën 16:00. Nëse Mziu nuk do të dalë nga zyra pritet që edhe forcat e policisë të ndërhyjnë për të bërë të mundur largimin e tij, duke qenë se zyrtarisht nga sot, kryebashkiak i Kamzës është Rakip Suli.

     

    Ora 10:59
    Betohet Lorenc Tosku në Peqin/ Balla: Banorët të mos ndahen mes partive politike

     

    Lorenc Tosku është betuar në krye të Bashkisë së Peqinit duke pasuar në këtë post Sajmir Hasallën nga radhët e PDIU. Kryetare e Këshillit të kësaj Bashkie i zgjodh Flutura Nuka. Kreu i i Grupit parlamentar Socialist Taulant Balla gjatë fjalës së tij tha se halli i çdo banori duhet te jete ne zyrat e bashkisë për zgjidhje. Ai tha se Peqini nuk duhet të jetë i ndarë në mes të partive politike por i bashkuar në punët e rëndësishme.

    “Ju këshilltarët e bashkisë duhet të kujdeseni që të sillni në zyrat e bashkisë dhe në mbledhjet e Këshillit, apo të institucioneve të tjera përkatëse hallin e çdo banori, propozimet e çdo lagje, fshati, komuniteti, sikletet e çdo sipërmarrësi të madh, apo të vogël.

    Kryetari i ri Bashkisë Lorenc Tosku është i vetëdijshëm në ushtrimin e këtij mandati të ri për barrën e jashtëzakonshme që ai përfaqëson. Peqini nuk duhet të jetë i ndarë në mes partive politike, por i bashkuar në punët e rëndësishme ku patjetër unë gjej rastin të theksoj projektet e mëdha në infrastrukturë e bujqësi, por edhe vijimi i Rilindjes Urbane të qytetit të Peqinit. 

    Dua ta falenderoj Kryetarin në largim Saimir Hasalla për punën e tij në katër vitet e shkuara”, tha Balla.

    Komento

    Komente

    • Fredi: 08/08/2019 10:23

      Kamziotët të gjith katnar!

      Përgjigju
    • Un fen ti pi: 08/08/2019 08:11

      U KONFIRMUA U KONFIRMUA U KONFIRMUA O ERROR PLOT ME MORR.

      Përgjigju
    • ANTIKAPAK IDH KASAP rexhep leka [ kepi ]: 08/08/2019 08:10

      O xhilol mutziu ti the që se lëshoi zyrën o KARABUSH. Po pse e lëshove o Profesor Doktor me 8 klas shkoll. Po ti sje bur o bureci injorant o karabush o debili ler . Burr o flet e mban o dhjet e han o xhilol mutziu.

      Përgjigju
    • Tironci: 07/08/2019 22:26

      Po ti o byth q*r qe Ristani ta dha fitoren me super vjedhe, apo ty nuk te pelqen,eshte nje shprehje, mos bo ç'far boj un po bon ç'fare them une,kjo ty te shkon per shtat po ky i gjati (Rama)po tadh bythen mr ty o idjot dhe je i shkolluar pa diplom.veç burgu te pret o i mjere.

      Përgjigju
    • Populli: 07/08/2019 21:11

      Keni pergjegjesine e madhe perpara popullit te beni ate qe nuk e bene te tjeret.. Vetem pune qe ta bejme kete vend mos te ikin dhe keto qe kane mbetur

      Përgjigju
    • Bledi: 07/08/2019 20:38

      O Lul Basha, ngele gjithe jeten duke u qarravitur, si e more ne qafe PD. Ndoshta po tu fusnit ne zgjedhje do i fitonit bashkite me shume se sa kishit ne 2015, je nje krimb ne politike kudo qe ke shkuar I ke bere gropen. Ne ministrine e infrastruktures, 200 milion euro vjedhje, ne ministrine e jashtme shite detin tek greket, ne ministrine e rendit 21 janari, ne bashkine tirane humbe me 10 vota dhe te shpalli fitues Ristani, ne opozite eleminove partine demokratike. Bravo Basha je i madh..

      Përgjigju
    • tironci: 07/08/2019 19:14

      o sakip ca ngjyre e mer bojen e flokve se do me i bo dhe plaka ime ashtu se ka dale boje fitimtare hagag

      Përgjigju
    • nibiru: 07/08/2019 18:39

      Nje qen turk e mbeturine aziatike iku nga zyra. Tani ndoshta Kamza do te marre fryme me lirisht.

      Përgjigju
    • Hahahah: 07/08/2019 18:15

      Po ca deshe te pergjigjet populli ty o plere qe e ktheve ate bashki ne teater me ato emra rrugesh qesharak e me ato sherbime skandaloze. Kujtove se ta ka lan baba bashkin o burr I poshter. Ti ne fytyr dukesh ca njeriu negativ je .

      Përgjigju
    • Jona: 07/08/2019 17:36

      VENDIMI I PARE QE DUHET TE MARRE RAKIPI ESHTE PRISHJA E TE GJITHA SHTEPIVE DHE PALLATEVE PA LEJE NE KAMZE,,,,OSE KTHIM NE IDENTITET.....

      Përgjigju
    • O tej: 07/08/2019 16:16

      Shqipnin e mori lumi.Ikja e figurave te shquara e te ndritura si Xhelal Mzati rralle historia i sjell.

      Përgjigju
    • Hasan Pordha: 07/08/2019 14:15

      Tani Bulevardi Blu nga sot do te quhet Bulrvardi Roze.

      Përgjigju
      • Conja: 07/08/2019 22:35

        Bulevardi mavi

    • robi: 07/08/2019 13:58

      Ja me ne fund dhe horri i Kamzes qe e mbushi Kamzen me emra rrugesh te pakuptimte se ja kishte lene baba amanet rruget e Kamzes ne pronesi te ketij funderrine po iken si funderrine ne koshin e plehrave te historise. Ashtu si leshelija qe iku per lesh dhije me 30 qershor dhe ky bandit iku per lesh dhije me 7 gusht, i perjetshem qofte kujtimi i i tij,,,,

      Përgjigju
    • Tahir tarfyci: 07/08/2019 13:43

      O faqe ziu,nuk kan nge njerzit te meren me ty Jo. Mbaruan leket ste ecen me firma dhe vula. Shko beji fresk lulashit tani se esht vap. Mbaroi koha jote. Ishe ber si pasha,a thua ta kish lene gjyshi bashki. Shko bej ndonje dor bar.

      Përgjigju
    • Kujdes...: 07/08/2019 13:27

      ...vrapo Xhelal,vrapo se ta moren pushtetin nga duart. Te pakten merr vulen dhe ik ne drejtim te paditur, e pstaj s'kane ce duan bashine.

      Përgjigju
    • Cubi: 07/08/2019 13:14

      O kelushi i sali qenit mjaft se le nam ti dhe ata qe ndersejn ty o hale. Qe do e leshosh as qe mendohet por behu njeher burr malesije e vepro si demokrat Jo si shqups. Se po je nga ato qe bejn Pak burg per lulashin se ju mashtroj pa te keq fare se jeni toca dhe qorra beji ca dit se vjen sala edhe gaz bardhhi me noken e te takojn atje te te bejn shoqeri. I NJORAT. Rraca di merda.

      Përgjigju
      • robi: 08/08/2019 10:31

        ka mundesi qe ta punesoje komandanti i naziskineve te Mamurrasit Flamur Herman Geringu ne banden e naziskineve te Mamurrasit se ky ka qene dhe oficer ne betejen e Stalingradit dhe eshte zene rob atje dhe pastaj baba ja la trashegim bashkine e kamzes te cilen e katandisi sic eshte sot, pa kopshte dhe pa cerdhe,,,,

    • Sondazhi i ditës:

      Si ka qene per ju viti 2024?