Politikë
Top 24

Suli i 'rrëzoi' bastionin e Kamzës, Basha: Hajduti i miliona eurove zaptoi bashkinë me ndihmën e Sali Skurës

7 Gusht 2019, 20:24| Përditesimi: 7 Gusht 2019, 20:27

  • Share


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ka hedhur akuza ndaj kryetarit të ri të bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, i cili ditën e sotme bëri betimin dhe hyri në zyrën e tij në bashki.

Sipas Bashës, Suli ka hyrë me ndihmën e shefit të policisë, Sali Skura, ku këtë të fundit e cilëson si bandit duke thënë se kanë dhunuar dhe më pas zaptuar selinë e bashkisë së Kamzës.

Ndër të tjera Basha shkruan se Suli është hajdut, ndërsa për Skurën, Basha shton se ai është pjesë e dosjes 184 dhe ngrinte postblloqe për të ndaluar votuesit.

Reagimi i plotë i Bashës:

Hajduti Rakip Suli me ndihmën e banditit Sali Skura dhunuan dhe zaptuan sot me forcë selinë e Bashkisë Kamëz. Për dhunën hajdutërore të dy këta kriminelë do të përgjigjen shpejt para ligjit! Uroj për të mirën e tyre dhe të Hajdutit Psiqik, që ajo ditë të vijë më shpejt se dita e përballjes me zemërimin e popullit!

Rakip Suli ky hajdut i milonave të shqiptarëve me tendera dhe qira që i përfitoi kur ishte deputet në konflikt të pastër interesi, duhet të ishte ndjekur penalisht dhe dënuar. Sali Skura i dosjes 184 që ngrinte postblloqe për të ndaluar votuesit e opozitës duhet të ishte në burg.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë.

Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare!


Lajmi kryesor:

Bie Kamza, Mziu boshatis zyrën dhe dorëzohet, Suli i heq karrigen: Tre vendimet e para! (Pamjet si u hap dera)


  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?