Divjaka çel e para sezonin turistik për verën e 2022-shit.
Përmes një aktiviteti artistik në afërsi të kishës së Karavastasë u përcollën urimet për një sezon të mbarë.
Në Divjaka e Karavasta këtë vit presim rritje të turistëve tha kryebashkiaku Fredi Kokoneshi.
Po kështu në panair u promovuan gatimet tradicionale të zonës.
Ndërsa Vlora mirëpret si gjithmonë e para turistët e huaj edhe pse sezoni nuk është çelur zyrtarisht. Në zonën e Plazhit të Ri gjen shumë të huaj nga Polonia, Austria por dhe Ukraina.
"Edhe pse jemi ende në pranverë, plazhi duhet të ishte gati. Këtu është shumë pis", tha një turiste nga Polonia.
"Jugu i Shqipërisë është i bukur. Veçanërisht njerëzit janë mikpritës, por në një plazh njerëzit nuk duhet të lëvizin me qen", tha një turiste austriake.
"Jetoj prej 1 viti në Vlorë, ndërsa kur nisi lufta kam arritur të marr vajzën me mbesën, të cilën po e shëtis në plazh. Edhe pse më duket luftë e gjatë shpresoj të mbarojë shpejt e të kthehemi menjëherë në atdheun tonë, Ukrainën që po vuan shkatërrimin e luftës".
Tani qe mortjemadh Leli rregulloi muabetin me te gjatin do na mbyse muti dhe llozhrat ne Vlore.Mjer ne kush na drejton
PërgjigjuPo nuk e pati ne ndergjegje dhe kultur njeriu,sa do te mundohet shteti prapseprap gjendja nuk permirsohet,persa i perket papastertise.