Sajmir Paja, djali i Mimoza Pajës që mbeti viktimë në ‘Don Bosko’ ka treguar se është vrarë për së dytë nga lajmet që ka lexuar mnë media, prandaj ka refuzuar shumë intervista. Ai tregon se zgjodhi që të flasë për gazetaren e ‘Pa Gjurmë’ në Report TV Odeta Dume sepse iu duk e vetmja bindëse që fjalët e tij nuk do shtrembëroheshin.
Odeta Dume: Unë të falenderoj që me këtë dhimbje ti hape derën dhe pranove të flisje për mikrofonin e Report TV.
Sajmir Paja: Nuk e di, m’u duke e vetmja bindëse që ta jap këtë intervistë, pavarësisht se kam pasur kërkesa të shumta, m’u duke ti e vetmja bindëse. Jo se të tjerët nuk mund të jenë, por me ato që kam dëgjuar ma kanë neveritur më kanë vrarë për së dyti herë më tepër. Mesazhi është të bëhen më njerëzor. Të shohin njerëzillikun, të rezervohen në dhënien e lajmeve, nuk është jeta një klikim. Konkurencën mbajeni me gjëra reale, jo për klikime. S’kam të drejtën e askujt t’i bëj gjykimin një personi sado mund të jetë i lartë ose më i varfër, nuk kemi pse ta paragjykojmë, edhe nëse ka qenë ashtu, duhet t’i japim mbështetje jo t’ja thyejmë zemrën më shumë.
Lajmi kryesor:
EKSKLUZIVE/ Nëna iu vra gabimisht nga dora e krimit në ‘Don Bosko’, djali i viktimës: Mami s'ishte në punë kur ndodhi ngjarja, kishte shkuar të pinte kafe! Lajmin e pashë në media
B.K./ReportTv.al