TIRANË- Report Tv dhe ‘Pa Gjurmë’ kanë trokitur në shtëpinë e familjes Mimoza Paja, që dora e krimit e vrau gabimisht në 12 mars në 'Don Bosko'. Mes dhimbjes dhe zisë për humbjen e të shtrenjtës së tyre, djali i viktimës, Sajmir Paja ka gjetur forcë dhe ka vendosur të flasë e të tregojë të vërtetën, pasi thotë se shumë media i kanë vrarë për së dyti me informacionet e rrema. Në një intervistë ekskluzive në Report Tv me gazetaren Odeta Dume, Sajmiri ka treguar se në momentin që ka ndodhur ngjarja, nëna e tij, Mimoza nuk ka qenë në orar pune te lokali në 'Don Bosko' i Fatjon Muratit, por kishte shkuar për të marrë një kafe, pasi nuk donte që të rrinte në shtëpi.
“Di që në atë lloj ore nuk ka qenë aty, thjesht ka qenë duke dalë për të marrë një kafe për vete se e konsumon shumë, e pëlqente. Nuk donte të rrinte vetëm në shtëpi, shkonte vinte, dilte”, ka rrëfyer Sajmiri për mikrofonin e Report Tv.
Në momentin që ka ndodhur ngjarja, Sajmiri nuk ka qenë në shtëpi. Lajmin për të shtënat me armë në lokal e ka marrë nga një telefonatë që i bëri kunati i tij, e ndërsa me vrap është nisur në vendngjarje! Gjatë kësaj kohe, rrugës, ka lexuar me shpejtësi atë se çfarë kishin shkruar mediat dhe nga aty mësoi se “nëna e tij kishte mbaruar”, siç vetë rrëfen, e ndërsa lutej që mbesa e vogël 10-vjeçare edhe ajo e lënduar nga ciflat e xhamit si pasojë e breshërive të kallashnikovit, të ishte mirë.
“Unë në ato momente sapo kisha ardhur, 10 minuta kisha sjellë njerëzit këtu. Shkova se kisha punën time, thjesht isha ulur në lokal duke pirë kafe. Më bie telefoni nga kunati, nga dhëndri im banon këtu afër meje, tha: Hajde se ndodhi kjo që ka ndodhur. Gjatë rrugës po shihja portalet, e vetmja gjë që më shkoi në mendje i lutesha zotit, ishte mbesa, pjesa më e madhe sa e mora vesh që kishte mbaruar… (qan)”, rrëfehet ai.
Ajo që e ka lënduar shumë janë edhe informacionet në media se e motra e kishte braktisur 10-vjeçaren dhe e kishte lënë te gjyshja, apo edhe lajmi se kishin 6 muaj pa paguar qiranë. Këto, thotë Sajmiri, nuk janë aspak të vërteta, e ndërsa u kërkon mediave që të vënë dorën në zemër, e të mendojnë për pasojat që sjellin te familja e viktimave.
“Nuk e di, m’u duke e vetmja bindëse që ta jap këtë intervistë, pavarësisht se kam pasur kërkesa të shumta, m’u duke ti e vetmja bindëse. Jo se të tjerët nuk mund të jenë, por me ato që kam dëgjuar ma kanë neveritur më kanë vrarë për së dyti herë më tepër. Mesazhi është të bëhen më njerëzor. Të shohin njerëzillikun, të rezervohen në dhënien e lajmeve, nuk është jeta një klikim. Konkurencën mbajeni me gjëra reale, jo për klikime. S’kam të drejtën e askujt t’i bëj gjykimin një personi sado mund të jetë i lartë ose më i varfër, nuk kemi pse ta paragjykojmë, edhe nëse ka qenë ashtu, duhet t’i japim mbështetje jo t’ja thyejmë zemrën më shumë”, shtoi ai.
Edhe pronari i shtëpisë ku Mimoza Paja qëndronte me qira tregon për Report Tv se viktima ishte shumë korrekte me pagesën.
“Na rrinte shumë korrekt për punën e qirasë. Këto që thonë se ka kohë pa paguar qiranë është gënjeshtër”, ka treguar pronari i qirasë.
Në shtëpi ndodhej edhe një nga vajzat e Mimozës, e ëma e 10-vjeçares. Vajza thotë se nuk e kishte braktisur të bijën, por e mitura qëndronte me gjyshen sepse e donte shumë.
Odeta Dume: Vajza falë Zotit gëzon shëndet të mirë sot?
Nëna e 10-vjeçares: Po shumë mirë, mirë është për momentin. Vajza ka qëndruar me gjyshen për arsye se e ka dashur shumë gjyshen dhe nuk është se e kam lënë unë, përkundrazi unë kam pas edhe probleme me burrin për arsye se donte të rrinte tek gjyshja, por gjyshja e ka dashur aq fort dhe janë dashur aq shumë me njëra tjetrën sa ka qenë e pamundur që ta largoje nga gjyshja e vet
Lokali ku punonte nëna e tij, ishte në pronësi të Fatjon Muratit, një person me rekorde kriminale, por djali i Mimoza Pajës, thotë se nuk kishte informacion, përveç faktit që ishin komshinj.
“Për lokalin nuk e di fare, komshinj i kam, por nuk di të kenë ndonjë gjë, nuk kam dëgjuar gjë”, ka treguar ai.
Mimoza Paja, 58-vjeç u vra nga breshëria e plumbave që persona ende të paidentifikuar hodhën në drejtim të lokalit të Fajton Muratit, një person i botës së krimit, e ndërsa 6 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre dhe 10-vjeçarja. Nga sa është mësuar deri më tani ngjarja është bërë në shenjë hakmarrjeje nga grupi i Ervis Martinaj ndaj Fatjon Muratit, pasi dyshohet e ky i fundit ka marrë pjesë në atentatin në Fushë Krujë në 2022, me 3 të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj, kushëriri i “bosit të lojërave të fatit”, i cili prej 9 gushtit rezulton i zhdukur.
Sajmir Paja, djali i Mimoza Pajës që mbeti viktimë në ‘Don Bosko’ ka treguar se është vrarë për së dytë nga lajmet që ka lexuar mnë media, prandaj ka refuzuar shumë intervista. Ai tregon se zgjodhi që të flasë për gazetaren e ‘Pa Gjurmë’ në Report TV Odeta Dume sepse iu duk e vetmja bindëse që fjalët e tij nuk do shtrembëroheshin.
Odeta Dume: Unë të falenderoj që me këtë dhimbje ti hape derën dhe pranove të flisje për mikrofonin e Report TV.
Sajmir Paja: Nuk e di, m’u duke e vetmja bindëse që ta jap këtë intervistë, pavarësisht se kam pasur kërkesa të shumta, m’u duke ti e vetmja bindëse. Jo se të tjerët nuk mund të jenë, por me ato që kam dëgjuar ma kanë neveritur më kanë vrarë për së dyti herë më tepër. Mesazhi është të bëhen më njerëzor. Të shohin njerëzillikun, të rezervohen në dhënien e lajmeve, nuk është jeta një klikim. Konkurencën mbajeni me gjëra reale, jo për klikime. S’kam të drejtën e askujt t’i bëj gjykimin një personi sado mund të jetë i lartë ose më i varfër, nuk kemi pse ta paragjykojmë, edhe nëse ka qenë ashtu, duhet t’i japim mbështetje jo t’ja thyejmë zemrën më shumë.
Pronari i shtëpisë ku qëndronte me qira Mimoza Paja, ka treguar se lajmi se ajo kishte 6 muaj pa bërë pagesën është i pavërtetë. AI tregon se Mimoza Paja ishte shumë korrekt me pagesën, teksa e përshkruan si një zonjë shumë të mirë.
“Na rrinte shumë korrekt për punën e qirasë. Këto që thonë se ka kohë pa paguar qiranë është gënjeshtër”, ka treguar pronari i qirasë.
Nëna e 10-vjeçares, vajza e Mimoza Pajës ka treguar se e kishte lënë të bijën me gjyshen, jo sepse e kishte braktisur, por sepse e donte shumë.
Odeta Dume: Jam këtu me mamanë e vajzës 10-vjeçare. Përshëndetje dhe ngushëllime për humbjen e nënës
Nëna e 10-vjeçares: Përshëndetje dhe faleminderit!
Odeta Dume: Ku keni qenë dhe si e mësuat këtë ngjarje kaq të rëndë?
Nëna e 10-vjeçares: Kam qenë në punë dhe më kanë ardhur telefonata që ka ndodhur diçka
Odeta Dume: Vajza falë Zotit gëzon shëndet të mirë sot?
Nëna e 10-vjeçares: Po shumë mirë, mirë është për momentin. Vajza ka qëndruar me gjyshen për arsye se e ka dashur shumë gjyshen dhe nuk është se e kam lënë unë, përkundrazi unë kam pas edhe probleme me burrin për arsye se donte të rrinte tek gjyshja, por gjyshja e ka dashur aq fort dhe jan dashur aq shumë me njëra tjetrën sa ka qenë e pamundur që ta largoje nga gjyshja e vet
Odeta Dume: Vajza e ka një baba?
Nëna e 10-vjeçares: Po e ka babain jashtë. Është shumë i mërzitur, është duke qarë se pse i ndodhi asaj mamit tim kjo gjë se ishim shumë mirë, shumë të lumtur dhe çdo gjë ishte shumë okej.
Në një intervistë për Report Tv, Sajmir Paja ka treguar se shumë gjëra që janë shkruan në media nuk janë të vërteta. Ai ka treguar se në ato momente Mimoza Paja nuk ka qenë në punë, por ka qenë duke pirë një kafe.
“Nuk kam mësuar asnjëlloj gjëje. Di që në atë lloj ore nuk ka qenë aty, thjesht ka qenë duke dalë për të marrë një kafe për vete se e konsumon shumë, e pëlqente. Nuk donte të rrinte vetëm në shtëpi, shkonte vinte, dilte. Për lokalin nuk e di fare, komshinj i kam, por nuk di të kenë ndonjë gjë, nuk kam dëgjuar gjë”, ka treguar ai.
Ai tregon se e motra nuk e kishte braktisur të bijën, por vetë mbesa e donte shumë gjyshen dhe prandaj rrinte shumë me të.
“Mbesa gëzon shëndet të plotë, ka pak ato pasojat e veta, është e tronditur nga ngjarja që ka parë, s’ia uroj kurrkujt ta shohi, ne vetë të rritur kur e dëgjojmë na trondit, jo më një fëmijë 10 vjeçe. Mbesa është me nënën dhe babain e saj. Për arsye, siç rri çdo fëmijë, ka qenë më e lidhur më shumë me nënën jo se të tjerët nuk janë, kjo ka qenë më e lidhur më e dashur, jo çfarë mund të flitet se unë s’jam në dijeni fare, s’më ka interesuar fare ajo pjesë që është e përfolur, të paktën të shërbejë kjo e imja për dikë tjetër që të jenë më të rezervuar për nxjerrjen e lajmeve. Të vënë para anën njerëzore se këtu në Shqipëri është bërë kafshëri. Të rezervohen me dhënien e informacioneve. Siç më ndodhi mua mund t’i ndodhë dhe dikujt, por të mos i vrasin për herë të dytë e të tretë, sepse kanë shkruajtur gëra që nuk ekzistojnë. Nuk ka qenë duke shërbyer…
Çdokush e bën një lëvizje emigrimi, për fëmijët e vetë, por nuk është e thënë që e ka lanë e ka braktisur, këto janë çmendurira që ndodhin vetëm këtu. Të gjitha kontributet për vajzën e saj i ka bërë ajo, unë kam bërë pjesën time, nëna i ka dhënë mbështetje, çfarë të them tani”, tha ai.
si ka mundesi qe nuk bllokohen rruget nga policia,,,qe te kapen autoret ne rruge,,,pa vajtur ne destinacion.....policia direkt bllokon rruget kryesore dhe dytesore...dhe vrasesit do kapeshim ne 10 minuta.....policia te shtoje efektivet nga 10.000 ti beje 15.000....
Përgjigjuata qe bene atentatin ndoshta jane penduar qe vrane nje grua te pafajshme,,,,por krimi mbetet krim. ....dhe burgu,,ose kanuni do flase......
Përgjigju