Flet vajza e 58-vjeçares që u vra gabimisht në 'Don Bosko': Gocën 10 vjeçe s’e kam braktisur! Ajo donte të rrinte me gjyshen se e donte shumë fort

16 Mars 2023, 16:36| Përditesimi: 16 Mars 2023, 17:36

  • Share

Nëna e 10-vjeçares, vajza e Mimoza Pajës ka treguar se e kishte lënë të bijën me gjyshen, jo sepse e kishte braktisur, por sepse e donte shumë.

Odeta Dume: Jam këtu me mamanë e vajzës 10-vjeçare. Përshëndetje dhe ngushëllime për humbjen e nënës
Nëna e 10-vjeçares: Përshëndetje dhe faleminderit!
Odeta Dume: Ku keni qenë dhe si e mësuat këtë ngjarje kaq të rëndë?
Nëna e 10-vjeçares: Kam qenë në punë dhe më kanë ardhur telefonata që ka ndodhur diçka
Odeta Dume: Vajza falë Zotit gëzon shëndet të mirë sot?
Nëna e 10-vjeçares: Po shumë mirë, mirë është për momentin. Vajza ka qëndruar me gjyshen për arsye se e ka dashur shumë gjyshen dhe nuk është se e kam lënë unë, përkundrazi unë kam pas edhe probleme me burrin për arsye se donte të rrinte tek gjyshja, por gjyshja e ka dashur aq fort dhe jan dashur aq shumë me njëra tjetrën  sa ka qenë e pamundur që ta largoje nga gjyshja e vet
Odeta Dume: Vajza e ka një baba?
Nëna e 10-vjeçares: Po e ka babain jashtë. Është shumë i mërzitur, është duke qarë se pse i ndodhi asaj mamit tim kjo gjë se ishim shumë mirë, shumë të lumtur dhe çdo gjë ishte shumë okej.

 


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Nëna iu vra gabimisht nga dora e krimit në ‘Don Bosko’, djali i viktimës: Mami s'ishte në punë kur ndodhi ngjarja, kishte shkuar të pinte kafe! Lajmin e pashë në media


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?