Armando Meto, Nurihan dhe Rei Meta

Djali i saj vrau inxhinierin në Vlorë, PD thirrje ILD për shkarkimin e anëtares së KLP-së: Drejtësia të vihet në vend

16 Gusht 2023, 14:43| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 14:52

  • Share

Zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina ka deklaruar se Partia Demokratike para disa ditësh i ka bërë kërkesë publike anëtares së KLP-së, Nurihan Metës, të japë dorëheqjen pasi djali i saj, Rei Meta, në rolin e sekserit, ushtroi dhunë fizike mbi Ardian Meshau, i cili humbi jetën.

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 7 gusht, në Vlorë ku Rei Meta, i biri i anëtares së KLP-së Nurihan Meta vrau inxhinierit Armando Meshau, ka reaguar sërish Partia Demokratike.

Deklarata e plotë:

“Faktet e bëra publike në media mbi lidhjen nepotike me organet e drejtësisë të Familjes Meta, dhe burime nga grupi hetimor që dëshmojnë se Rei Meta ka ndërhyrë si sekser për të zgjidhur një pronë të të ndjerit duke përdorur emrin e të ëmës dhe duke i premtuar garanci zgjidhjeje, rëndojnë më shumë gjendjen e znj. Nurihan Meta.

Dorëheqja e saj dhe largimi i saj nga kjo detyrë është domosdoshmëri me qëllim lejimin e organeve të drejtësisë të zbardhjes sa më të plotë të kësaj ngjarje kriminale dhe vendosjen e drejtësisë në vend.

Praktika e Gjykatës Europian për të Drejtat e Njeriut ka krijuar parimin se drejtësia e pavarur jo vetëm duhet të jetë e tillë, por dhe duhet të duket. Qëndrimi i Zonjës Meta në detyrë është një shkelje e këtij parimi dhe cënon perceptimin e publikut për një Prokurori dhe hetim të pavarur.

Zonjës Nurihan Meta i mbaron mandati si anëtare e KLD-së më 18.12.2023, pra është në këtë detyrë dhe për tri muaj.

Akuzat publike të ngritura në lidhje me përfshirjen e saj në hetime penale për të favorizuar palë në procese penale janë një ogur i keq dhe tregojnë qartësisht arsyen pse kjo zonjë vazhdon detyrën dhe pse për tri muaj.

Partia Demokratike i bën thirrje Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që të bëj hetim sa më të shpejtë për këtë çështje pasi dhe ndjeshmëria e publikut është shumë e lartë mbi zbardhjen e të vërtetës dhe vendosjen para përgjegjësisë të të gjithë atyre që shkelin ligjin, aq më tepër kur kemi të bëjmë me fatalitete.Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë hetimin e plotë nga organet e drejtësisë të kesaj ngjarje kriminale”, ka deklaruar zëdhënësja e PD-së.

Një borxh i pashlyer u bë shkaku i vrasjes së inxhinierit 55-vjeçar Armando Meshau mesditën 7 gushtit në Vlorë. Gjithçka nisi me një përplasje fizike mes Rei Metës djalit të anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta dhe viktimës Armando Meshau, që më vonë përshkallëzoi deri në vdekjen e inxhininerit.

    M.T/ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • minushe: 17/08/2023 10:05

      antarja e KLP DUHET TA JEPTE VETE DOREHEQJEN ...OSE VETE KLP TE MBLIDHEJ DHE TJA KERKONTE! APO MBROJNE NJERI TJETRIN...TURP DREJTESIA E RE

      Përgjigju
    • Iris: 17/08/2023 02:30

      Dhe Argita e Xeni perdoren emrin e babit kur ua desh puna,por PD nuk reagoi.Ne rastin e mesiperm shkarkimi duhet kerkuar nese nena ka nderhure ne lidhje me aktakuzen,apo vendimin e gjyqit ne te ardhmen

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?