Djali i Moikom Zeqos u shpreh sot se amaneti i të atit nuk u plotësua. Epidami tha se amaneti i babait të tij ishte një Shqipëri më e mirë. "Vdekja zakonisht bashkon njerëzit, ndoshta edhe ata që ishin ndarë më parë. Amaneti i babit, vlerësoj varrimin shtetëror, babi e meritonte. Por amaneti i babit nuk është përmbushur, babi kërkonte një Shqipëri më të mirë.
Shqipëria e babit është një Shqipëri që ndoshta e kishim dhe nuk e kemi pasur asnjëherë dhe do të ishte mirë ta kishim një ditë dhe babi, Moikomi, luftoi gjithë jetën ta pasuronte kulturalisht Shqipërinë. Amaneti i tij nuk ishte varrimi i tij, realiteti, ishte sot, jo nesër, ishte Shqipëria, por edhe njerëzimi. Unë nuk ndihem mirë, jam i lumtur që është një figurë që bashkon politika, familje dhe nuk ndan, por është një ditë zie" tha ai.
Shumë kontribute të tij janë lënë përgjysmë dhe tani i takon djalit ta përmbushë këtë amanet. I pyetur nga gazetarja e Report Tv Valeria Dedaj se cilat do të jenë hapat e djalit të tij, ai tha "Faleminderit Valeria, ti ke qenë një marrëdhënie interesante me babain, ke bërë më shumë intervista ti me babin, se unë. Unë njihja Moikomin që unë nuk e njohët dot, ju njihni një Moikom tjetër. Mona Lizën babai e botoi, donte ta ribotonte, të gjitha librat do të botohen dhe deklaroj këtu se do të krijohet fondacioni Moikom Zeqo trë botojë veprën e plotë por edhe të ndihmojë letërsinë shqiptare" tha ai.
Lajmi kryesor:
Lamtumirë Moikom Zeqo, fjalimi prekës i djalit: Amaneti i tij s'u përmbush! Ku je tani babi? Si ike kështu? Meta: Ishte misionar (VIDEO)
//ReportTv.al