DURRËS- Një krim monstruoz i ngjashëm me atë të familjes Meta pak muaj më parë dhe i realizuar në të njëjtin vend, Shënavlash, tronditi këtë të mërkurë, kur policia zbardhi vrasjen në familje.
Kryefamiljari 62-vjeçar Enver Balla është qëlluar për vdekje me pistoletë në stanin e familjes nga i biri Esmerald Balla. Më pas djali e ka hedhur trupin në pus, dhe pasi kanë kaluar disa ditë, ka denoncuar në polici zhdukjen e të atit. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur pas një sherri që atë e bir kishin për çështje parash. Në polici, 30-vjeçari Esmerald Balla ka kallëzuar se i ati ishte larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe pas këtij momenti nuk kishte mundur të lidhej më me të atin. Po ashtu, ai ka hedhur dyshimet se ajo grua mund ta kishte vrarë 62-vjeçarin, pasi ai nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.
Djali tjetër i viktimës, Andi Balla pasi ka marrë vesh zhdukjen e të atit, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar se në Instagram, i ka shkuar një mesazh nga një grua që i thoshte që familjarët të mos e kërkonin më babanë e tij, pasi ishte larguar me pushime.
Më pas, përmes përgjimesh të mesazheve e telefonatave, autoritetet kanë mundur të zbardhin ngjarjen dhe të arrestojnë autorin, i cili ka pranuar vrasjen, pas një konflikti që kishte me babanë për 7,5 milionë lekë kursime, që dyshonte se ai ia kishte vjedhur.
Më 13 gusht, atë e bir janë konfliktuar fizikisht, derisa djali ka qëlluar mbi Enver Ballën dhe më pas e ka hedhur në një pus, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor ka gjetur trupin e viktimës dhe ka sekuestruar pistoletën si dhe kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari.
Burime bëjnë me dije se djali e ka hapur kasafortën me gur fresibël dhe se në mënyrë të vazhdueshme merrte prej andej para. Në momentin që babai ka dashur të marrë 20 mijë euro për t'i investuar tek një shtëpi që po ndërtonin, ka konstatuar mungesën e parave. Report Tv mëson se nga këqyrja e telefonit të Esmerald Ballës rezulton se ky ishte frekuentues i eskortave online, ndërsa edhe i ati kishte marrëdhënie jashtëmartesore.
Ndërsa bashkëshortja e autorit ka deklaruar në polici që Esmeraldi nuk kishte lidhje me vjedhjen e parave.
*Raportuan për ngjarjen gazetarët: Artur Korriku, Aldo Mustafa dhe Sokol Dema
Dy vite më parë Enver Balla festonte i lumtur me familjarët ditëlindjen e tij të 60-të.
Askush nuk mund ta imagjinonte se sot ai do të gjendej i vdekur, i ekzekutuar nga vetë djali tij, ndërsa shikon këto pamje, ndërsa ai mban një torët në duar, surprizë nga familjarët.
Enver Balla u ekzekutua me armë zjarri nga djali i tij Esmerald Balla dhe më pas u hodh në një pus 1 km nga vendngjarja.
Ai e denoncoi të zhdukur, ndërsa trupi i tij u gjet 20 ditë më pas. Dyshohet se Esmeraldi nuk ka vepruar i vetëm, por me të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë.
Enver Balla kishte katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, ndërsa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë para 3 vitesh.
Enver Balla, u vra me armë zjarri nga djali i tij Esmerald Balla, i cili pas aktit të rëndë trupin ia hodhi në pus.
Ngjarja e rëndë sipas policisë ka ndodhur më 13 gusht në fshatin Shënavlash të Durrësit, por u zbulua ditën e sotme, 4 shtator, pas një sherri për paratë e shtëpisë.
Enver Balla kishte katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, ndërsa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë para 5 vitesh. Vajza e të ndjerit, njëkohësisht motra e autorit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë përmes një postimi në Facebook.
“Më zgjo nga kjo ëndërr e zezë o Zot, unë akoma s’e kam kaluar humbjen e mamit dhe tani ike edhe ti o bush. O babi të lutem, o bab më zgjo nga ky makth”, shkruan vajza në rrjetet sociale.
Postimi i vajzës në Facebook
Esmerald Balla, 30-vjeç ka vrarë babanë e tij Enver Balla, trupin e të cilit më pas e ka hedhur në pus. Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit.
Bashkëshortja e autorit ka deklaruar në polici thonë burime për Report Tv se: Nuk ka shanse që Esmeraldi të vidhte paratë e familjes.
Enver Balla jetonte në një banesë me Esmeraldin, bashkëshorten e tij dhe 2 fëmijët e vegjël.
Esmerald Balla, 30-vjeç ka vrarë babanë e tij Enver Balla, trupin e të cilit më pas e ka hedhur në pus. Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga këqyrja e telefonit të Esmerald Ballës rezulton se ky ishte frekuentues i eskortave online.
Por sipas informacioneve që ka policia rezulton që edhe babai shkonte me femra jashtë martesës. Dhe djali thotë që babai andej i çonte paratë.
Një fqinje e familjes së Enver Ballës, i cili u vra nga djali i tij Esmerald Balla pas një sherri për paratë që i kishte marrë ky i fundit, thotë se ato ishin një familje e mirë dhe punëtore. Sipas saj nuk kishin problematika.
‘Ka humb... ka humb... ka humb...Nja dy javë ka që ka humbur. Ka humbur.... hë se po vjen po vjen. Nuk kishin bërë denoncim më para. Mbrëmë e kanë bërë denoncimin. Tani ka martuar një të fundit. Ka dy çuna në Itali, një këtej. Jo nuk kemi dëgjuar gjë... Babës vet i ka vdekur gruaja. Unë i kam kushëri... mirëpo çfarë nuk po dëgjojmë, kjo është e tmerrshme. Nuk kanë pasur grindje në familje. Autori ka dy fëmijë e ka nusen nga Kukësi. Jetonin të gjithë aty.... Me bagëti merreshin, kanë një tufë me lopë, një tufë me dele.'- tha ajo.
Policia ka zbardhur krimin e rëndë që ka ndodhur në Durrës më 13 gusht ku djali Esmerald Balla ka vrarë me pistoletë babain e tij Enver Balla 62-vjeç.
30-vjeçari ka kallëzuar një ditë më parë se babai i tij ishte larguar nga banesa që prej 13 gushtit me një vajzë të panjohur për to, dhe nga ai moment kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të. Madje në polici kishte deklaruar se kjo grua mund ta kishte vrarë babanë e tij, pasi ai nuk kishte arsye që të largohej nga banesa. Djali tjetër i Enverit i cili jetonte në Itali, Andi Balla, me të marrë vesh se çfarë ka ndodhur është kthyer dhe ka bërë edhe ai një kallëzim në polici.
Sipas tij një shtetase e panjohur prej tij i ka dërguar një mesazh ku i thuhej që familjarët të mos e kërkonin, pasi ai ishte larguar me pushime. Këto mesazhe ia kishte nisur 30-vjeçari vëllait të tij në Itali me adresë fallso. Pas hetimeve të policisë është zbuluar se kishin të bënim me një krim në familje. Policia arrestoi Esemerald Ballën i cili ka pranuar autorësinë e krimit pas një konflikti me babanë për një shumë prej 75 milionë lekë të vjetra, kursime të përbashkët familjare, të cilat dyshonte se ia kishte vjedhur babai.
Pas kësaj, 30-vjeçari në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit në Shënvlash, pasi është konfliktuar me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë. Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor ka gjetur trupin e shtetasit Enver Balla, dhe ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.
30-vjeçari akuzohet për veprat penale "Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”.
Njoftimi i policisë
Kallëzoi në Polici se babai i tij ishte larguar nga banesa dhe se kishte humbur kontaktet me të, Policia, pas tri javësh hetime të thelluara dhe pas kërkimeve, zbardh ngjarjen dhe gjen trupin e 62-vjeçarit.
Policia vuri në pranga 30-vjeçarin, i cili kishte vrarë me armë zjarri pistoletë babanë dhe e kishte hedhur në një pus.
Policia gjeti dhe sekuestroi armën me të cilën 30-vjeçari kreu vrasjen.
Pas një pune intensive hetimore të bërë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, Sektori për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vrasjes së shtetasit Enver Balla, 62 vjeç.
Shtetasi Esmerald Balla, 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, Durrës, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij, shtetasi Enver Balla, 62 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, ishte larguar nga banesa, me një shtetase të panjohur për të, dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.
Gjithashtu, ky shtetas ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.
Djali tjetër i shtetasit Enver Balla, shtetasi A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.
Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes.
Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit të shtetasit Esmerald Balla, konkretisht shtetasi Esmerald Balla, 30 vjeç, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.
30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë.
Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor ka gjetur trupin e shtetasit Enver Balla, dhe ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.
Trupi i shtetasit Enver Balla u transportua në Morgun e spitalit të Durrësit, për ekzaminim mjeko-ligjor.
Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedural i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”.
Esmerald Balla, 34-vjeç ka varë babain e tij Enver Balla, 62-vjeç dhe trupin e tij e ka hedhur në pus. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ndërsa trupi i pajetë është gjetur rreth 20 ditë pas vrasjes. Ka qenë vetë djali që ka denoncuar në polici me gjasë zhdukjen e të atit.
Gazetari i Report Tv Sokol Dema mëson se viktima ka pasur një kasafortë te dhoma e të birit në brendësi të së cilës kishte 75 milionë lekë të vjetra, ndërsa çelësin e mbante me vete.
Autori dyshohet se e kishte hapur me gur fresibël dy dalje nga pas ku për një kohë të gjatë merrte para. Ne momentin që babai ka dashur të marr rreth 20 mijë euro për t'i investuar tek një shtëpi që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin lekët. Aty kanë debatuar dhe kanë nisur të konfliktohen.
Të nesërmen në mëngjesin e 13 gushtit kanë dalë bashkë dhe tek stani i tyre djali e ka qëlluar.
Esmerald Balla, 34 vjeçari që vrau babanë e tij, duke i fshehur dhe trupin për 20 ditë
Gazetari i Report Tv Sokol Dema ka siguruar foton e autorit të vrasjes tronditëse në Shënavlash të Durrësit, Esmerald Ballës. 34 vjeçari ka vrarë me armë gjahu babanë e tij 62 vjeçar Enver Balla.
Ky i fundit rezultonte prej 20 ditësh i zhdukur pas denoncimit prej famliljarëve.
Sot u gjet i vdekur në një pus në Shënavlash dhe pas hetimeve rezultoi se djali i tij e kishte vrarë për çështje parash.
Viktima 62 vjeçar, Enver Balla
Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë siguruar foton e të ndjerit, 62 vjeçar Enver Balla që u gjet i vdekur në një pus në Shënavlash të Durrësit.
Balla rezultonte prej 20 ditësh i humbur, pasi denoncimit në komisariat të familjarëve të tij në Shënavlash.
Ai u gjet i vrarë dhe pas hetimeve rezultoi se e kishte vrarë djali i tij 34 vjeçar, Esmerald Balla, të cilën e pohoi përpara policisë.
Djali e ka vrarë babanë me armë gjahu, raporton gazetari Sokol Dema, pasi pretendon se i ati i kishte marrë një shumë parash.
Esmerald Balla, 34-vjeç ka varë babain e tij Enver Balla, 62-vjeç dhe trupin e tij e ka hedhur në pus. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ndërsa trupi i pajetë është gjetur rreth 20 ditë pas vrasjes. Ka qenë vetë djali që ka denoncuar në polici me gjasë zhdukjen e të atit.
Para hetuesve ka pranuar krimin. Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes. Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë, thanë burime për Report Tv.Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.
KY QEN DUHET VARUR,,,DHE LENE NE LITAR PER 1 MUAJ,,,,QE TA SHOHI POPULLI...COHU ENVER SE TI I RREGULLOJE KETA PLEHRA......NE KOHEN E XHAXHIT KISHTE RESPEKT MAKSIMAL PER BABAIN..NENEN..GJYSHIN E GJYSHEN,,,,KISHTE MIREKUPTIM DHE QYTETARI,,,KURSE SOT JA CFARE BEJNE ..KETO I KEMI DHURATE NGA SALIU,,NANO..META,,E EDI RAMA.....QE NUK HAPIN PUNE QE TE PUNESOHEN TE RINJTE E TE MOS E KENE MENDJEN TEK LEKET E FAMILJES. .
Përgjigju